Rama ‘bekon’ kombëtaren: Luani pa
frikë, ju përfaqësoni të gjithë kombin

Rama ‘bekon’ kombëtaren: Luani pa<br />frikë, ju përfaqësoni të gjithë kombin
Para nisjes për në Francë ku do të marrin pjesë në finalet e Kampionatit Europian, kryeministri Rama ka zhvilluar një takim me ekipin kombëtar të futbollit duke i përgëzuar për punën e deritanishme dhe uruar suksese në Euro 2016.
 
Kryeministri Rama ka kërkuar qetësi, përqendrim dhe maksimumin në fushë në Kampionatin Europian nga kuqezinjtë që sipas tij, përfaqësojnë të gjithë kombin, jo vetëm Shqipërinë, teksa është shprehur se futbolli arriti të integrohet më parë në Bashkimin Europian.
 
“Rezultati nuk i thotë të gjitha në fushë, por shpirti i garës po, në çdo ndeshje. Ju nuk përfaqësoni vetëm Shqipërinë, por të gjithë kombin, të gjitha trojet shqiptare. Përfaqësoni ëndrrën e shqiptarëve në emigrim dhe një forcë që është integruar në BE, përpara se të integrohet edhe Shqipëria e Kosova.


 
Për kreun e qeverisë shqiptare kombëtarja duhet të luftojë fort deri në fund pa emocione, pasi “Humbjen e kemi ne xhep, nuk kemi çfarë humbasim, duhet të mbrojmë imazhin e skuadrës që lufton fort dhe nuk e lëshon rezultatin deri ne fund.
 
Rama u ka premtuar mbështetjen kuqezinjve në ndeshjen e parë që Shqipëria do të zhvillojë në Euro 2016 përballë Zvicrës në 11 Qershor "Do të vij edhe për ndeshjen e parë dhe jam i bindur se do të jetë një eksperiencë fantastike, shijojeni maksimalisht, pasi ky moment është kulmi i karrierës për një futbollist”tha ndër të tjera Rama para nisjes së ekipit për në Francë.
  
Ekipi kombëtar është nisur për në Francë, nga Italia ku ishte grumbulluar në Bergamo për pjesën e dytë të fazës përgatitore. 




  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

‘O dreq, boll bërtite’, sherri te Hetimori i Shëndetësisë shqetëson Braçen! Deputeti i PS futet në mbledhje: Kam zyrën ngjitur

‘O dreq, boll bërtite’, sherri te Hetimori i Shëndetësisë shqetëson Braçen! Deputeti i PS futet në mbledhje: Kam zyrën ngjitur