LEZHË - Kryeministri Edi Rama e ka marrë në këmbë rrugën drejt Pallatit të Kulturës në Lezhë, ku do të mbante takimin e radhës me Partinë Socialiste nën sloganin "Për të pastruar më tej Shqipërinë".

(Kryeministri Rama sot në Lezhë)
Ka qenë mjaft e pazakontë për qytetarët lezhjanë që të shohin në rrugët e qytetit kreun e qeverisë, por edhe më të habitur kanë mbetur kur kryeministri është futur në bilardo dhe ka nisur të luajë. Lezhjani mesa duket ishte mjaft i fortë në lojë, pasi shefi i qeverisë doli humbës. "Ishte lojtar i mirë ai", - tha kryeministri Rama teksa la bilardon.

(Kryeministri Rama teksa luan bilardo me një qytetar nga Lezha)
Ai që spikat në mesin e qytetarëve kuriozë që ndodheshin në bilardo por edhe të atyre që u rreshtuan jashtë xhamit të lokalit për të parë kryeministrin, është deputeti i Lezhës Eduard Ndocaj, ligjvënësi më i ri i Kuvendit të Shqipërisë. Ai i është bashkuar Ramës në bilardo dhe madje e ka ndjekur me admirim lojën e kreut të qeverisë.

Ndonëse deri pak javë më parë Ndocaj ka qenë kritik ndaj kryeministrit, por marrëdhëniet mes tyre tashmë janë të qeta pasi gjatë vizitës së Ramës të fundit Lezhë Ndocaj është bërë "shoqëruesi" i tij dhe e ka ndjekur hap pas hapi.

(Deputeti Eduard Ndocaj në bilardo me kryeministrin)

Në dalje, qytetarët e kanë përshëndetur me duartrokitje këtë gjest të shefit të mazhorancës

....ndërsa gazetarët "thumbues" kanë dashur të mësojnë nëse Rama e mori kuponin tatimor për lojën që bëri në bilardo. Përgjigjja nuk mund të ishte tjetër veçse një batutë: "Paske humor ti", ju drejtua kryeministri gazetarit me buzëqeshje deri diku ironike.

Në këtë vizitë shefi i qeverisë u shoqërua edhe nga Ministria e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla, e cila është e deleguara për zgjedhjet brenda Partisë Socialiste në këtë rreth. Ra në sy edhe prania e ish-deputetit socialist Arben Ndoka, i cili pak muaj më parë hoqi dorë nga politika, çka i hapi rrugë Eduard Ndocajt për të marrë mandatin e deputetit në qarkun e Lezhës.

(Me xhaketë të kuqe, Arben Ndoka)
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

ndjek me admirim hap pas hapi