Rama: Luftë firmave të oborrit të
Berishës, do paguajnë detyrimet

Rama: Luftë firmave të oborrit të<br />Berishës, do paguajnë detyrimet
TIRANE- Kryeministri Rama në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar të PS ka folur për situatën e vështirë ekonomike në të cilën gjendet vendi, për shkak të shpërdorimeve marramendëse të qeverisë së kaluar të Berishës, të cilët e kanë lënë arkën e shtetit bosh.
 
Mbledhja e djeshme e grupit parlamentar socialist ka qënë tepër e shkurtër dhe nuk ka pasur debate, për mënyrën e funksionimit të qeverisjes së vendit apo siç është bërë e udhës tashmë rëndom në lidhje me përfaqësimin e socialistëve në postet qeverisëse. Shqetësimi kryesor që ka përshkuar tërë mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka qënë gjendja e vështirë në të cilën gjendet ekonomia shqiptare, në këtë fund viti, i cili parashikohet të jetë shumë i vështirë jo vetëm ekonomikisht por dhe për shkak të dimrit të shoqëruar me mot të ftohtë që kërkon më shumë energji elektrike për të blerë dhe shirave që mund të shkaktojnë dhe ndonjë përmbytje të mundshme siç ka ndodhur vitet e kaluara. Ku për pasojë do të kërkonte dhe një shpenzim shtesë nga ana e qeverisë shqiptare në ndihmë të të përmbyturve për të tejkaluar situatën e vështirë.

Nga burimet brenda grupit parlamentar të PS mësohet se nuk ka kaluar pa u përmendur as fakti se disa nga kompanitë monopol që kanë qënë afër qeverisjes së shkuar dhe pjesë e oborrit të kësaj qeverie, kanë miliona euro debit si tatime të papaguara ndaj shtetit shqiptar. Mësohet se këto ditë qeveria e drejtuar nga Rama do të bëjë të ditur listën me emra të evazorëve VIP fiskalë, që janë ndër kompanitë më të mëdha të pranishme në tregun vendas dhe që kanë qënë pjesë e klientelës së qeverisjes së kaluar të Berishës. Mësohet se kryeministri Edi Rama në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar socialist të ketë thënë se “arka e shtetit është bosh për shkak të shpërdorimit marramendës që realizoi qeverisja e kaluar, jo vetëm në vitin elektoral, por dhe pas zgjedhjeve të 23 qershorit”.

Një shqetësim i paraqitur nga kreu i qeverisë Rama, në mbështetje të hapave për ndryshimin e buxhetit të shtetit për këtë pjesë të mbetur të vitit ku është parashikuar marrja e borxheve për të mbështetur ringritjen ekonomike të vendit. Këtu Rama ka gjetur momentin për të deklaruar dhe njëherë se qeveria e drejtuar prejt tij, ashtu sikurse kishte premtuar gjatë fushatës elektorale dhe fiksuar në programin qeverisës në Kuvend, do t’i përmbahej premtimit për shlyerjen e borxhit ndaj biznesit, për t’i çliruar ata nga ngërçi, për të filluar punën dhe për pasojë për të riaktivizuar punësimin e qytetarëve por dhe kreditimin nga bankat e nivelit të bllokuara nga borxhet e biznesit.

Në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar të PS është folur dhe për rendin e ditës së seancës së të enjtes së ardhshme, por nuk është përmendur dekreti i Presidentit Bujar Nishani për kreun e ri të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja që është në kërkim të një mandati të dytë në krye të institucionit më të lartë të gjyqësorit. Mësohet se dhe dje kreu i qeverisë, njëherësh i PS Rama ka kërkuar nga deputetët socialistë që të zbresin në bazë dhe të evidentojnë se ku ka më shumë nevojë për investime, si dhe të bëjnë strategjinë e thithjes së investimeve të huaja, përmes dhe bashkëpunimit me homologë fqinjë dhe të Bashkimit Evropian.
 
 
 Shkrimi u publikua sot (22.10.2013)  në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Ben Blushi: Çfarë kemi arritur në 112 vjet (një ilaç kundër pesimizmit)

Ben Blushi: Çfarë kemi arritur në 112 vjet (një ilaç kundër pesimizmit)