Rama: Marrëdhënia me Metën e ndërlikuar, i druhet tkurrjes së fuqisë së tij...

Rama: Marrëdhënia me Metën e ndërlikuar, i druhet tkurrjes së fuqisë së tij...

Marrëdhënia ndër vite mes Edi Ramës dhe Ilir Metës ka qenë dashuri urrejtje. Por Edi Rama fajin për krisjen aktuale e gjen te ambicia e Ilir Metës. "Urrejtjen nuk e njoh si ndjenjë, ndoshta nga gjyshja, e cila kur isha i vogël, thoshte inati është e zeza e atij që e ka, ndoshta nga prindërit, që asnjëherë nuk i kam parë të urrejnë, ndoshta ngaqë jam shumë i gjatë për të urryer. Sa i përket dashurisë, e kam dicka që ua rezervoj të gjithëve sipas madhësisë dhe mundësisë, por nuk e kam dicka për ta përfolur apo për ta kthyer në një...Nuk është dashuri-urrejtje.

Është një marrëdhënie e ndërlikuar. Nga pikëpamja njerëzore nuk kam pasur problem me askënd, me të gjithë këta, miq, partnerë, kolegë, madje as me kundërshtarët nuk kam pasur ndonjë problem unë vetë dhe as me Ilirin nga pikëpamje njerëzore nuk kemi pasur ndonjë problem, por nga pikëpamja e marrëdhënieve ato janë komplikuar sa herë që ambicia e Ilir Metës e ka tejkaluar Ilir Metën dhe sa herë pasiguria e brendshme ka triumfuar mbi qetësinë e tij dhe kështu komplikohen...

Pasiguria e brendshme në kuptimin e natyrës së njeriut, që do t'i afirmojë vetes fuqinë e tij dhe i druhet tkurrjes së fuqisë së tij dhe kështu me radhë. Shprehja e pakontrolluar e pasigurisë së brendshme, e njoh këtë qasje të Metës kur Hëna rrotrullohet në të kundërt për të dhe i errësohet pamja përpara, sa i përket implikimit që ka në realitet kjo gjë, si gjithmonë është pesë me hiç".

Edi Rama nuk ka kursyer edhe akuza më të forta kundër Ilir Metës. "Unë mendoj që komunistët janë një gjë dhe komunizmi është një gjë tjetër. Mes komunistëve ka pasur kriminelë dhe ka pasur njerëz idealistë, ka pasur vrasës dhe keqbërës por ka pasur edhe njerëz që meritojnë të gjithë dhimbjen për zhgënjimet e tyre dhe respektin për atë që ata kanë qenë. Komunizmi është si fashizmi, ideologji që vdiq bashkë me shekullin e shkuar, ndërsa fashizmi kërcënon herë pas here të rishfaqet, komunizmi më pas sipas meje.

Ju premtua njerëzve parajsa, faktikisht prodhuan ferrin mbi tokë. Por kush merret me personin apo me babain, apo mamanë apo gjyshen, apo gjyshin, për të sulmuar personin duke kujtuar se po sulmon një komunist, komunizmin apo fashizmin është thjeshtë një fashist, komunist ose të dyja bashkë, sepse dallimi mes njerëzve të lirë, demokratë, liberalë dhe mësimit numër një të ideologjisë së fashiste dhe komuniste dhe mendësisë së fashistëve të indoktrinuar, të parët merren me mesazhin, të dytët me mesazherin".  


Lajmi kryesor:

'Bir i komunistit'! Rama i kthehet Metës: Turp të kesh që përmende babanë tim, ti do harrohesh, ai jo


  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë