Rama: Marrëveshja e zgjedhjeve
me Bashën mund të ripërsëriteten

Rama: Marrëveshja e zgjedhjeve<br />me Bashën mund të ripërsëriteten
Ndryshimi i Kodit Zgjedhor mund të bëhet përmes një tjetër marrëveshje mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. 

Këtë gjë e la të kuptohej kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me gazetarët në Velipojë këtë të enjte.

I pyetur nga gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi kreu i qeverisë la të hapur mundësinë që të arrijë një tjetër marrëveshje me kreun e opozitës Lulzim Basha për zgjedhjet e ardhshme. Dhe në fokus të këtij pakti pritet të jetë reformimi i Kodit Zgjedhor për të cilin ditët e fundit ka insistuar me forcë kryetari demokrat. 

“Kjo mbetet për t’u parë, për t’u diskutuar. S’kam ndonjë paragjykim për këtë, pavarësisht se ka pasur disa probleme, por marrëveshja dhe ajo çfarë solli është një e mirë e madhe pasi ka prodhuar zgjedhjet më të qeta dhe më të lira.

Që nga fakti që territori nuk u ndot me flamuj e postera. Njerëzit e kanë vlerësuar marrëveshjen. S’kam ndonjë kundërshti që ta shohim edhe këtë”
, u shpreh Rama. 

Kryeministri Edi Rama vijon prej dy ditësh mbledhjen e qeverisë së re në Velipojë ku po diskutohet programi qeverisës i katër viteve të ardhshme.

Ky është takimi i dytë brenda javës, pas atij të Llogarasë ku u saktësuan kompetencat e ministrive të reja, pas ndryshimit të strukturës së disave prej tyre.  

A ka pasur plan për Majlinda Bregun në qeveri?
Kryeministri Rama iu përgjigj pyetjes së gazetares së Report Tv, nëse ka pasur në plan të ketë një vend në qeveri për deputeten e PD, Majlinda Bregu. 

Kreu i qeverisë tha se e gjithë kjo histori është e sponsorizuar nga PD, për të nxjerrë si të afërt me të demokratët që kritikojnë PD-në. 

"Këto kanë dalë nga ata që kanë nisur sulme ndaj njerëzve të mendimit ndryshe.

Unë nuk shoh asnjë diferencim. Është e gjithë një histori mediatike kjo. Komisioni i Integrimit ka qenë i opozitës, dhe do të jetë i opozitës. Përsëri opozita do të ketë të drejtë të zgjedhë kryetarin.

Natyrisht që lidhet me sponsorizimin që i bëhet një përpjekje për të goditur njerëzit që kanë patur qëndrime të ndryshme brenda PD-së. Kam parë goditje të çuditshme kundër Astrit Patozit, që s’do të thotë në këtë rast se unë po përkëdhel Astritin. Është e gjitha një flluskë për të shpikur historira.

Po e përsëris, ne në çështjen e integrimit duhet të kemi përfaqësues të opozitës dhe të bashkëpunojnë. Nuk e kemi zgjedhur ne Majlinda Bregun për përfaqësuese dhe as ka patur asnjë rast apo ndonjë plan imagjinar, ndonjë ide për të pasur majlindsa bregun në qeveri.

Ndërsa për sa i përket kryenegociatores për në BE, është një çështje që do ta trajtojmë. Sigurisht që do të ishte mirë që edhe në këtë rast, personin do duhet ta zgjidhnim së bashku dhe në bashkëpunim me opozitën”,
 tha ai. 


Bashkëbisedimi i Ramës me gazetaren e Report Tv

Report Tv: Z.Rama kur i referohemi opozitës së sotme, një prej përfaqësueseve të opozitës që ju personalisht, por edhe eksponentë të tjerë të PS e trajtoni në mënyrë të diferencuar. E kam fjalën për Majlind Bregun, që trajtohet me më shumë dinjitet, me më shumë respekt, më shumë përfillje. A është ajo një kandidate potenciale për të qenë kryenegociatore e Shqipërisë nëse hapen negociatat?

Rama: Unë nuk e di ku keni parë ju trajtim të diferencuar të Majlinda Bregut?

Report Tv: Gjuha e trupit ju tradhëton!

Edi Rama: Gjuha e trupit më tradhëton?

Report Tv: Jo vetëm juve por edhe këdo. është një nga deputetet më të përkëdhelura të partisë socialiste për shembull, në Komisionin e Integrimit nuk ka grindje, ka marrëveshje, ka buzëqeshje...

Edi Rama: Më impresionove me këtë vështrimin mbi trupin tim tani dhe po kërkoj fjalët tani, por unë nuk shoh asnjë diferencim. është e gjitha një histori mediatike kjo. Komisioni Integrimit ka qenë i opozoitës dhe do të jetë i opozitës. Opozita do të ketë të drejtë të zgjedhë kryetarin.

Report Tv: Jo pyetja ishte për Majlinda Bregun kryenegociatore nëse hapen negociatat.

Rama: Jo por ju bëtë një shpërfaqje spektakolare mbi gjuhën e trupit tim dhe dua t'ju përgjigjem.

Kryeministri komentoi edhe një shkrim të Astrit Patozit, që thoshte se mbledhja e djeshme e ministrave në Velipojë, mund të jetë dhe e fundit e tyre.

“S’më bëjnë përshtypje kritikat e tyre, as të Bregut e as të Patozit ndaj qeverisë.

Po t’i shikoni janë të ngjashëm si dy pika uji në kritikat e tyre.

Ata janë në garë me njëri-tjetrin se kush e shan më bukur qeverinë, nuk merren me argument.

Pse, ku do shkojnë ministrat, që nuk do mblidhen më?”, 
pyeti me ironi Rama.

Bashkimi i Doganave me Hipotekat, për shërbim më të mirë
Rama komentoi nga Velipoja shkrirjen e disa ministrive dhe bashkimin e drejtorive, duke krijuar superdrejtori si ajo e Doganave me Hipotekat. 

Kryeministri tha se kjo nuk ka për qëllim pushtet absolut, por shërbim më të mirë për qytetarët. 

"Kjo nuk ka lidhje. Këto institucione janë shumë më funksionale nëse kompaktësohen në funksion të shërbimeve. Ne kemi një administratë që nga pikëpamja e numrit është një administratë të vogël, por kemi shumë më tepër drejtorë dhe drejtori që janë kot, gjysmake dhe që për shkak se janë krijuar prej zgjerimit të influencës së partive në sistem, nuk e kryejnë dot funksionimin siç duhet.

Bashkimi sjell shumë më tepër kompaktësi dhe të realizojnë qëllimin. Qëllimi s’është pushtet absolut por një shërbim më të mirë për qytetarët. Ne pushtetin e kemi dhe nuk është se u bashkuan funksionet e dy drejtorive, kjo nuk është se rrit pushtetin"
.  

Sulmet e opozitës ndaj Ruçit
Rama është përgjigjur edhe për kritikat që kanë ardhur pas propozimit të Gramoz Ruçit për t'u zgjedhur kryetar i Kuvendit të Shqipërisë.

Rama tha se kush ndjehet i provokuar nga zgjedhja e Ruçit dhe s'është ndjerë me Saliun në 27 vjet, është një hipokrit.

"Të përndjekurit s’jane disa spiune birucash qe marrin përsipër të flasin publikisht në emër të ish-të përndjekurit politik, është një shtresë që ka disa figura të respektueshëm e s’kanë lidhje me zërat që financohen.

Kush ndjehet i provokuar nga zgjedhja e Gramozit dhe s’është ndjerë me Saliun 27 vjet, për mua është thjesht një hipokrit që s’meriton asnjë respekt kaq e thjeshtë është kjo histori dhe vazhdimi i kësaj marrëzie edhe në nivelin e opozitës me komunizma dhe antikomunizma, kur jemi në 2017 eshte jo vetëm shprehje e boshllëkut të madh që PD duhet ta mbushë me vizionin për të ardhmen me programin për të qenë një alternativë me sfida për t’u përballu me konkurentin që jemi ne, përndryshe kjo është një budallëk i madh
”, tha Rama. 

VIDEO/Bashkëbisedimi i plotë i Ramës me gazetarët
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit