Rama: Marrim 77-80 deputetë
s'ka divergjenca me LSI-në

Rama: Marrim 77-80 deputetë<br />s'ka divergjenca me LSI-në
TIRANE - Kryetari i PS-së deklaron se nuk ka asnjë divergjencë me LSI-në në principin se qeveria do të ndërtohet mbi bazën e vullnetit të popullit. Rama shprehet i bindur se koalicioni i majtë "Aleanca për Shqipërinë Europiane", boshti i të cilës është PS-LSI do të fitojë 77-80 deputetë. Për Ramën KQZ e Kolegji Zgjedhor, janë dy institucione partiake të PD të cilat nuk mund të bëjnë asgjë për manipulimin e votave pasi fitorja e koalicionit do të jetë e thellë.

Deklaratat e Ramës u bënë sot gjatë një mëngjesi pune me gazetarët ky kryetari i PS-së iu përgjigj pyetjeve të tyre mbi situatën parazgjedhore, fushatën dhe objektivat e qeverisjes pas 23 qershorit.

RAMA: PS- LSI DO FITOJME 77-80 DEPUTETE
Kryetari i PS-së deklaroi se nuk ka asnjë lloj divergjence mes PS-së e LSI-së dhe koalicioni Aleanca për Shqipërinë europiane do të fitojë 77- 80 deputetë.
“Nuk kemi asnjë lloj divergjence në principin se qeveria do të ndërtohet mbi vullnetin e popullit sovran. Ne synojmë fitoren me 77- 80 deputetë. Shqiptarët do të votojnë Aleancën për Shqipërinë europiane sepse kanë shumë arsye që lidhet me votën si instrument për të ndëshkuar keqqeverisjen dhe mundësinë për të ngarkuar opozitën për të formuar qeverinë e re”

RAMA:  BERISHA TE MBAJE KQZ E KOLEGJIN, NE DO I MUNDIM ME VOTE
Lidhur me KQZ, Rama përsëriti se nuk është një institucion i pavarur, por as KQZ e as Kolegji Zgjedhor nuk do të mund të manipulojnë votën, pasi fitorja do të jetë e madhe.
 “KQZ nuk është institucion i pavarur. Ka dalë nga korniza ligjore. Është një seksion i PD.  Duan ta mbajnë ashtu le ta mbajnë do i mundim me votë.

I pyetur më pas a beson tek Kolegji Zgjedhor Rama tha:
“Nuk besoj te Kolegji Zgjedhor. Besoj se as Kolegji Zgjedhor i Saliut e as KQZ nuk do të mundin dot votën e popullit. Ata thjesht do bëjnë çertifikimin formal të asaj fitoreje që do shkojë në segmentin 77-80 deputetë.

RAMA: ME LSI S’KEMI DASI PER TAKSEN PROGRESIVE
“S'kemi asnjë dasi për taks progresive. Jemi tërësisht në unison që do të vendosim taksimin e ndershëm mbi të ardhurat personale, dhe dy nivele taksimi sa i takon kompanive e biznesit të vogël”- tha Rama.

ME LSI S’KEMI DIVERGJENCA PËR QEVERISJEN
I pyetur për mundësinë e daljes së bashku Rama Meta në fushatë zgjedhore, Rama tha  
“Sa i takon opinioneve dhe mesazheve të fushatës, jemi një koalicion i madh dhe u mbështetëm në boshtin PS- LSI . Fushata sa është e përbashkët aq është e përveçme dhe kjo ka qëllim një përpjekje të natyrshme për të marrë maksimumin e mbështetjes.  Nuk kemi asnjë lloj divergjence në principin se qeveria do të ndërtohet mbi vullnetin e popullit sovran.. Natyra e këtij sistemi është që koalicioni të japë maksimumin. Fushata natyrshëm zhvillohet duke qënë secili në frontin e tij. dhe unë nuk shoh ndonjë problem. ”

A ju shqetëson rezultati i LSI nëse do të jetë në pozitat e kingmaker”
“Refuzoj të bëj sforcon më minimale të japë përgjigje.

RAMA: NGJELA PJESË E EKZEKUTIVIT? PSE JO
Rama tha se Spartak Ngjelën, kreun e partisë Ligj dhe Drejtësi marrëveshja është e qartë.
“Kemi marrëveshje të thjeshtë e të qartë, që për të gjithë kontributin e tij në fushatë dhe në opozitë  do të jetë pjesë e administrimit të fitores dhe sigurisht pse jo dhe në ekzekutiv”

RAMA: VOTA PER  TE PAVARURIT E SHKUAR DEM, NJE INDIVID NUK ZGJIDH PROBLEMIN E NJEREZVE
"Të pavarurit janë funksion i Saliut me apo pa dashje, me apo pavetëdije. Çdo votë që nuk shkon në koalicionin tonë është një votë e shkuar dëm. (Gazetarët përmendën emrat e Arben Malajt e Agron Dukës). Nuk hyj fare në emra, po them çdo votë jashtë koalicionit dhe PS si pjesë e kësaj aleance është një votë e çuar dëm dhe që i shërben vetëm pushtetit. Kush do të ndëshkojë pushtetin ka një zgjedhje të gjerë brenda aleancës për Shqipërinë europaien, kush mendon se do ta rrëzojë pushtetin për ta çuar te kandidati i pavarur mendon gabim. Koalicioni është ai që do zgjidhë problemin e njerëve, e jo individët.”- tha Rama.

3 LIGJET, SI TE GJITHE TE TJERAT, PRANUAM OFERTEN E LSI QE TE HYNIN NE FUQI NE VJESHTE
I pyetur a është meritë e LSI-së votimi i 3 ligjeve dhe miratimi i tyre me kushtin e vendosur, Rama u përgjigj se 3 ligjet nuk ishin fati i statusit dhe këtë e kishte bërë të qartë KE, por shtoi se kishte pranuar propozimin e LSI-së që ato të hynin në fuqi pas rotacionit.
"KE e ka nënvizuar shumë qartë se fati i statusit nuk varet nga 3 ligjet, dhe ato janë çelësi i parajsës euripiane. Di të lexoj mirë cfarë shkruhet e  zeza mbi të bardhë. Shqipëria ka detyrë për t’i plotësuar, dhe 3 ligjet e famshme nuk kanë asnjë fuqi magjike në realizimin e procesit të integrimit dhe marrjen e statusit. LSI bëri një propozim dhe ne ramë dakord që nëse pala tjetër pranon që këto ligje hyjnë në fuqi kur të ndodhë rotaconi për ne ska asnjë problem. Janë 3 ligje si qindra ëe mijëra të tjera që Shqipëria do të votojë.”

FOTOJA ME OBAMEN, S'MUND TE CENOJME FIGUREN E TIJ
Për foton me Obamës flitet për shifra 40 mijë dollarë?
“Nuk vlen të diskutohet. Flasim për personalitetin më të madh të botës, dhe nuk mund ta cënojmë se thotë një x, apo y, gërma të panjohura të shtypit”

MONUMENTI NE KAVAJE, SHEMTI HISTORIKE, BERISHA TE MOS NDERHYJE
Rama e quajti shëmti estetike që nuk ka lidhje me demokracinë monumentin e vendosur në sheshin Demokracia të Kavajës. Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët Rama tha se PS do të mbështesë projektin e bashkisë duke i kujtuar kryeministrit s’e smund të ndërhyjë në vendimet e pushtetit vendor.    Monumenti i Kavajës, Rama: S'i takon Saliut të vendosë

PLANI RREGULLUES I BASHKISË SË TIRANËS DO TË ANULOHET ËSHTË BATËRDI KORRUPTIVE
“Ndryshe nga thotë propaganda e shpifjeve e kryetarit të bashkisë së Tiranës, që është aty falë KQZ e Kolegjit Zgjedhor e jo popullit,  Tirana e ka pasur planin rregullues gati dhe është lënë qëllimisht në sirtar dhe nuk është vënë në aprovim asnjëherë në tryezën e Këshillit të Rregullimit të Territorit  madje ka shërbyer si pjesë e fushatës zgjedhore të tij. Ky plan është batërdi korruptive dhe dritëshkurtësi e jashtëzakonshme në raport me qytetin prandaj dhe do të anulohet.  S’ka asnjë arsye tjetër”

"Dy vjet në Tiranë asgjë vetëm rrugë nuk u bënë, dhe të ashtuquajturat rrugë janë rrugica, nuk di ku janë 1 miliardë euro që do të hidheshin në Tiranë, ku janë rrugët e ndërtuara dhe çmimi i bukës. Është si historia e një tiranasi që  thoshte se do shes sahatin e Tiranës dhe ua thoshte atyre që nuk njihnin Tiranën se ishte sahati i tij."

RAMA: TAKSIMI I NDERSHEM PROGRAM I DETAJUAR
Rama iu përgjigj dhe akuzave të kryeministrit Berisha i cili thotë se Rama gënjen kur thotë se do ulë taksat dhe se vuan nga kompleksi i Edipit “Ne kemi publikuar online një kalkulator dhe është kaq preciz ajo që themi për taksat dhe kaq i detajuar për taksimin e ndershëm sa dhe ju po të shkoni e të fusni rrogën tuaj do merrni menjëherë shifrën sa do kurseni nga taksimi i ndershëm, këto janë brockulla dhe unë skam dëshirë ti përgjigjem”

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Makina plagos të miturin në Lungomare

Vlorë/ Makina plagos të miturin në Lungomare