Rama mbaron pushimet, lë
bregdetin dhe kthehet në Tiranë

Rama mbaron pushimet, lë<br />bregdetin dhe kthehet në Tiranë
Kryeministri Rama ka mbyllur pushimet e tij në jugun e Shqipërisë dhë është rikthyer sot në kryeqytet. Shefi i qeverisë ka lënë sot Dhërmiun ku po pushonte në vilën qeveritare sëbashku me familjen e tij, bashkëshorten Linda dhe djalin e vogël Zaho.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryeministri, i cili ka publikuar në faqen e tij në “Facebook”, një foto familjare nga Dhërmiu, mbi të cilën shkruan: “Mirupafshim Jon po kthehemi në Tiranë…”

Këto pushime kryeministri Rama ia kushtoi tërësisht djalit të tij të vogël, Zaho, pasi ka publikuar shumë foto në rrjetet sociale teksa i mësonte notin dhe se si të pikturonte.
Tashmë nis një tjetër sezon i ngarkuar për kryeministrin pasi përpara ka vijimin e reformave të qeverisë dhe implementimin e reformës në drejtësi.

Kabineti qeveritar rikthehet në punë në 23 gusht, ditë kur është përcaktuar të zhvillohet mbledhja pas pushimeve që iu dhanë Ministrave dhe stafeve të tyre.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital