TIRANË- Pas vizitës në Turqi, kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Greqisë, ku ka zhvilluar një takim zyrtar me homologun Kyriakos Mitsotakis. Rama është pritur në shtëpinë e Mitsotakis, ku në fund të takimit kreu i qeverisë shqiptare njoftoi se të dy palët kanë rënë dakord për të zhvilluar marrëdhëniet strategjike.

"Në Athinë për një drekë pune me Kryeministrin Mitsotakis, për të diskutuar koordinimin e mëtejshëm në luftën e përbashkët kundër COVID19; forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike midis dy vendeve; bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian të rajonit tonë".

Gjatë drekës u bë një përmbledhje e marrëdhënieve greko shqiptare ku të dyja palët kanë shprehur kënaqësinë për përmirësim e marrëdhënieve Shqipëri-Greqi. Kjo deklaratë e kryeministrit Edi Rama vjen në kushtet kur mes dy vendeve ekziston ende ligji i luftës e po ashtu kufijtë detare kanë qenë gjithmonë pjesë e tryezave politike.

Në takimin në shtëpinë e homologut grek të pranishëm ishin ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias dhe ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Eleni Sourani.  Kreu i qeverisë shqiptare i nisi takimet në Greqi me ministrin Dendias ku folën kryesisht për marrëdhëniet mes dy vendeve, perspektivën e Shqipërisë në BE dhe zhvillimet e fundit në rajon.

Kjo vizitë e Ramës në Athinë vjen menjëherë pas takimit me presidentin turk Erdogan në Ankara dhe nuk përjashtohet që pjesë e bisedimeve të kenë qenë edhe marrëdhëniet e tensionuara Greko-Turke në lidhje me zonave detare.

Kujtojmë se një ditë para se të nisej në Turqi, Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministri i jashtëm të Greqisë Nikos Dendias. Dendias shkruante se në këtë bisedë kanë folur për zhvillimet më të fundit rajonale.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:43
Rama pas vizitës me Mitsotakis: Bëmë një bilanc të situatës me COVID, marrëdhënies mes dy vendeve tona dhe problematikave rajonale!

Kryeministri Edi Rama reagon pas vizitës në Greqi.

"Falenderues për shijen e shkëlqyer të mikpritjes në shtëpinë e kryeministrit Mitsotakis, ku bëmë një bilanc të situatës me Covidin, marrëdhënies mes dy vendeve tona dhe problematikave rajonale! Vullnet i plotë për ta zhvilluar bashkarisht më tej këtë marrëdhënie strategjike", shkruan Rama.

Ora 17:06
Rama në Athinë, del foto nga dreka me Mitsotakis! I pranishëm Dendias dhe Sourani

Report Tv ka siguruar foton nga dreka e kryeministrit Edi Rama me homologun grek, Kyriakos Mitsotakis. Në këtë takim ishte edhe ministri i Jashtëm, Nikos Dendias, ndërsa gruaja ne krah të Mitsotakis është Eleni Sourani, ambasadorja e Greqisë në Shqipëri.

Ora 13:40
Rama në Greqi, takim me ministrin e Jashtëm! Perspektiva e Shqipërisë në BE dhe zhvillimet në rajon, fokusi i bisedës

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Greqi ku ka zhvilluar një takim edhe me ministrin e Jashtëm, Nikos Dendias. Ka qenë ky i fundit që ka bërë një postim në rrjetet social, teksa shkruan se marrëdhëniet mes dy vendeve, perspektiva e Shqipërisë në BE dhe zhvillimet e fundit në rajon.

"U takove me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Marrëdhëniet mes dy vendeve, perspektiva e Shqipërisë në BE dhe zhvillimet e fundit në rajon në fokus të bisedës.