Kryeministri Edi Rama u pyet se për një deklaratë të bërë nga komisionerja Marta Kos se shtetet që duan të bëhen anëtare mund të vendosen në një periudhë prove, dhe se komisioni po punon për periudha tranzitore dhe mekanizma mbrojtjës. Kryeministri Edi Rama tha se idesë për t'u ulur në tryezën e BE-së pa të drejtë vetoje, e ka hedhur shumë vite më përpara, dhe është një qasje që iu jep mundësi të dyja palëve që të marrin atë që duhet, por pa krijuar problem për njëra-tjetrën. 

Ndërsa Gonzato shpjegoi se detyra e KE nuk është që të ndryshojë rregullat apo traktatin e vendosur për anëtarësimin e shteteve, por të japë rekomandimet.

“Këtë ide e kam hedhur vetë shumë vite përpara, dhe e kam hedhur sa herë më është dhënë mundësia. I qëndroj kësaj ideje. Është ide që i ka rrënjët shumë thellë në historinë e mendimit evropian. Është qasje që u jep të dy atë që duhet, pa i krijuar probleme njëri tjetrin. Ne duam të bëhemi anëtarë të BE, të kemi akses të plotë në ngrehinën e BE, nga pikëpamja e legjislacionit, kapaciteteve, buxheteve. Ata duan të njëjtë gjë, por kanë një frikë, duke qenë 27, ka vështirësi në marrjen e vendimeve. Sepse është një familje ku vendoset me konsensus. Tani thonë ata, imagjino sikur të bëhemi 28, 29...32 sesa më e vështirë mund të bëhet pavarësisht se ne si ballkanas, mendoj se sot jemi më të qetë sesa ata që janë ballkanizuar ndërkohë. Kjo është arsye e mjaftueshme për të gjetur rrugë të ndërmjetme që është pozitive për të dyja palët. Ne kemi bërë propozime konkrete, jemi gati të marrin pjesë në cdo diskutim. Kjo nuk ka nevojë të bëhet me ndryshime traktatesh por me marrëveshje.  Pas një marrëveshjeje, ne ulemi në tryezë. E rëndësishme të mos kemi veto, dhe ata të mos tremben nga vetoja unë. Kështu që e përshëndes këtë ide, nuk më gjen fare të surprizuar sepse edhe me Komisioneren ia kam thënë edhe këtë, dhe e kam përsëritur pavarësisht se kam dëgjuar nga disa që nuk janë më sot, ka thënë se çfarë është kjo iu duam brenda në shtëpi, me të gjitha. Edhe me veton. Ne po iu themi se si mund ta adresojmë këtë dhe të jemi bashkërisht në këtë tryezë dhe të mos kemi asnjë shqetësim. Njëri nga ata të mëdhenjtë më tha mua se do të hyni në BE patjetër dhe do të festojmë bashkë. Ai nuk është më, iku. E kuptoj dëshirat e mira por kohët kanë ndryshuar dhe duhet të adaptohemi me kohën dhe të gjejmë një rrugë që të jemi në tryezë që të drejtat tona të jenë të barabarta, por as shqetësimi i tyre të mos kthehet në problem për ne prisni ju sa të reformojmë BE, siç me thoshte një tjetër që është duke ikur.”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Progresraporti/ Gonzato: Kemi hyrë në fazë vendimtare për në BE, adresoni bashkërisht reformat! Rama: PS nuk ikën nga qeveria pa u anëtarësuar