Rama mbledh deputetët e ministrat
ende asnjë emër për Tiranën

Rama mbledh deputetët e ministrat<br />ende asnjë emër për Tiranën
Partia socialiste ende nuk ka zgjedhur një emër që ta kandidojë për Bashkinë e Tiranës. Dy kandidaturat e mundshme që po diskutohen në radhët e PS janë Erion Veliaj dhe Blendi Klosi. 

Menjëherë pas kthimit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, pasditen e së martës kryeministri Edi Rama ka mbledhur në kryeministri deputete e ministra.
Megjithatë burime për A1Report bëjnë me dije se sërish nuk është arritur një përfundim për emrin e kandidatit të Tiranës.

I pari në takim mbërriti nënkryetari grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, më pas ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, kryetari i grupit Gramoz Ruçi, deputeti Eduard Shalsi dhe ministrat Saimir Tahiri dhe Ditmir Bushati. 

Pjesë e këtij takimi ishte edhe ministri Erion Veliaj, një prej dy emrave më të lakuar si kandidat për kryeqytetin. 

Takimi zgjati rreth 60 minuta.

Pas takimit asnjë nga grupi nuk pranoi që të fliste në lidhje me këtë mbledhje.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS