Rama mbledh deputetët e PS: Fushatën e çelim më 31 Maj, data e zgjedhjeve nuk luan (VIDEO)

Fushata elektorale e Partisë Socialiste do të nisë në datën 31 Maj në pallatin e kongreseve.Kjo u vendos gjatë mbledhjes së sotme të zhvilluar nga kryeministri Edi Rama me grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Gjatë mbledhjes së sotme Rama u shpreh i bindur se data e zgjedhjeve nuk luan dhe njoftoi deputetët se duhet të jenë të gatshëm për të parandaluar çdo incident të mundshëm gjatë procesit zgjedhor.

Në çeljen e fushatës zgjedhore në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, të pranishëm do jenë të 61 kandidatët e PS për 61 bashkitë e vendit.

Gazetarja e Report TV Esiona Konomi raporton se gjatë mbledhjes Edi Rama ka kërkuar që të regjistrohen të gjithë ata që do të provojnë të shkaktojnë incidente dhe të denoncohet kushdo që cenon procesin zgjedhor.

Rama kujtoi edhe njëherë masën e paralajmëruar për të gjithë ata që do të kërkojë të bllokojnë procesin zgjedhor se do t'i bllokohet hyrja në BE dhe SHBA, gjë e cila tha ai duhet bërë e qartë për çdo qytetar derisa t'iu bëhet këngë.

Ai bëri thirrje çdo deputeti që duhet të mbulojë zonën e tij për të bërë derë më derë komunikimin e masave për ata që do tentojnë të prishin zgjedhjet.

Nga ana tjetër opozita është shprehur e vendosur se nuk do të marrë pjesë në procesin zgjedhor por do përpiqet me çdo kusht të bllokojë zhvillimin e tij. Të shtunën ajo ka paralajmëruar se do të mbajë një tjetër protestë kombëtare, e treta brenda këtij muaji.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Liku: 20/05/2019 17:48

    1. Genjeshter e paster sepse dhe Mogerini e tha qarte se nuk hym ne politikat e nje shteti plus qe ata denojn dhe i ndalohet hyrja çdo njeriut qe shfaqin destabilizim ne BE,ose qe ka pasur detyre shteterore nga ku eshte larguar per arsye korruptive. Kjo sa per sqarim. 2. Po nese un jam nje perfaqsues i PS-se ne komision dhe shkon çdo gje qete deri ne perfundim dhe ku para mbydhjes nje perfaqsues i PD-se i ve flaken apo e demton fizikisht kutite e votimin çfare duhet un te bej?????? Te dal para prokurorit dhe ti them qe ishte filani???? Kush me siguron mua se personi te cilin denoncoj un nuk ma merr personale????? Kush ruan familjen time???? Atehere pse duhet te sakrifikoj un familjen dhe vete si person??? Per te ruajtur Ramen???? Gjej zgjidhjen Kryeminister. Forcat paramilitare nuk te ruajn TY. Nese per pushtetin tend deshiron lufte civile,atehere jeni nje i semure mendore.....

    Përgjigju
    • UNE: 20/05/2019 19:09

      Ti bej si une, mos u bej antar i komisioneve. Ka plot budallenj qe japin jeten per partine. Sa per ndalimin SHBA e ka qe sot, po ke bere burg qaje ameriken.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë