Rama mbledh drejtuesit e policisë, Berisha: Ka qëllim elektoral, shkelje e statusit të Policisë së Shtetit

Rama mbledh drejtuesit e policisë, Berisha: Ka qëllim elektoral, shkelje e statusit të Policisë së Shtetit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për takimin që po zhvillon kreu i qeverisë Edi Rama me drejtorët e policisë në të gjitha qarqet e vendit. Berisha shkruan se ky takim është shkelje e statusit të Policisë së Shtetit dhe se mbledhja ka është bërë me qëllim që të vërë në dispozicion strukturat e policisë për zgjedhjet e 14 majit.

“Rama darkë elektorale me drejtuesit e policisë! Shkelje flagrante e statusit të Policisë së Shtetit, kodit elektoral. Lexoni denoncimin e oficerit dixhital: Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në një darkë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullakun dhe të gjithë Drejtorët e Policisë në të gjitha qarqet e vendit. Takimi po zhvillohet aktualisht në zonën e Bllokut në vilën nr. 30. Ndërkohë i pranishëm është edhe ministri i brendshëm, Bledi Çuçi”, shkruan Berisha.


Lajmi kryesor:

Rama mbledh drejtorët e policisë në qarqe te 'Vila 30' në Tiranë, i pranishëm edhe kryepolici Rrumbullaku


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Rama në Forumin e Davosit: Turizmi, kali ynë i betejës! Po angazhojmë arkitektë nga mbarë bota, këtu do ketë projekte që nuk i gjen në rajonin tonë

Rama në Forumin e Davosit: Turizmi, kali ynë i betejës! Po angazhojmë arkitektë nga mbarë bota, këtu do ketë projekte që nuk i gjen në rajonin tonë