Rama mbledh Këshillin e të Urtëve

Rama mbledh Këshillin e të Urtëve
TIRANË – Partia Socialiste ka mbledhur Këshillin e të Urtëve, një strukturë kjo e përbërë nga socialistët e hershëm, themeluesit e ish-zyrtarët e lartë të kësaj force politike.
Në takimin e parë me kryesocialistin Rama, kanë marrë pjesë ish-presidenti Mejdani, Sabit Brokaj, Pandeli Majko, Bashkim Zeneli, Maqo Lakrori, Gramoz Ruci, Arta Dade, Namik Dokle, Luan Hajdaraga dhe Ethem Ruka.
Burimet pranë Partinë Socialiste thanë se Këshilli Politik i të Urtëve konsiderohet si nje strukturë, e cila nuk do të ketë një pozicion thjesht honorifik, por do të jetë një bërthame e rëndësishme brenda selisë rozë dhe opozitës ne tërësi. Kryesocialisti Rama e vlerëson këtë strukturë dhe për më tepër në bazë të eksperiencës së gjatë të të gjithë pjestarëve të saj.
Mendohet se kryesocialisti dhe Këshilli i të Urtëve do të mund të takohen të paktën 1 herë në muaj për të diskutuar të gjitha çështjet më të rendesishme që do të jenë në fokus të Partisë Socialiste.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Tërmet me magnitudë 4.6 ballë në detin Adriatik, lëkundje të forta ndihen në Tiranë e Durrës

Tërmet me magnitudë 4.6 ballë në detin Adriatik, lëkundje të forta ndihen në Tiranë e Durrës