Rama mbledh koordinatorët e PS:
Nuk ka shtyrje, Kongresi në jana

Rama mbledh koordinatorët e PS:<br />Nuk ka shtyrje, Kongresi në jana
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të martë, në selinë e Partisë Socialiste, koordinatorët e partisë, për të diskutuar mbi punimet e Kongresit të PS i cili do të zhvillohet në janar të vitit 2016.  Burime për Shqiptarja.com bënë me dije se gjatë këtij takimi i cili nisi që në orën 09.00 të mëngjesit dhe zgjati për rreth 60 minuta është vendosur që Kongresi i Partisë Socialiste të mbahet në muajin janar, ashtu siç ishte përcaktuar nga Asambleja e PS-së në korrik të këtij viti.

Jo vetëm që nuk do ketë shtyrje, por përkundrazi Rama kërkoi përshpjetim të procesit. Ai tha se ka zona që kanë përfunduar, ka disa zona që punojnë më ngadalë, e për këtë arsye kërkon ritëm të shpejtë. "Merruni me njerëzit në terren", - mësohet të ketë thënë Rama në takimin me koordinatorët.

Kështu është hedhur poshtë, kërkesa e deputetit të PS-së, Koço Kokëdhima, i cili para pak kohësh, prezantoi gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së, një platformë, ku kërkonte shtyrjen e Kongresit për në muajin prill. 

Në takimin me kryeministrin Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, është diskutuar edhe për çështje që kanë të bëjnë me ristrukturimin dhe zgjedhjet e reja në parti, të cilat një ditë më parë u konsideruan nga lideri i PS-së si tepër të domosdoshme.

rama me kordinatoret
Të pranishëm në takim e sotëm ishin 6 koordinatorët e qarqeve, Ditmir Bushati, koordinator i Rajonit Shkodër-Kukës, Lindita Nikolla, koordinatore e Rajonit Lezhë-Dibër, Saimir Tahiri koordinator i Rajonit Tiranë-Durrës, Taulant Balla, koordinator i Rajonit Elbasan-Korçë, Blendi Klosi, koordinator i Rajonit Berat-Fier dhe Koço Kokëdhima, koordinator i Rajonit Vlorë-Gjirokastër.
rama me kordinatoret

rama me kordinatoret

rama me kordinatoret

rama me kordinatoret

Edhe pse ka qenë në Tiranë, kreu i grupit socialist, Gramoz Ruci, nuk ka marrë pjesë në mbledhje, teksa në të njëjtën kohë, ai është parë në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. 

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Foshnja 5 muajshe në krahët e gjyshes vdes pasi u kafshua nga pitbulli i familjes

Foshnja 5 muajshe në krahët e gjyshes vdes pasi u kafshua nga pitbulli i familjes