Kryeministri Rama nisi zyrtarisht turin “Punët për Shqipërinë” me kryebashkiakët e majtë.

Takimi u mbajt në Pallatin e Kongreseve ku kryeministri u ka kërkuar të kenë në fokus ngritjen e emergjencave civile në nivel vendor në mënyrë që të kenë një përgjigje më efikase ndaj situatave të paparashikuara. 

Report Tv mëson gjithashtu se Rama u ka kërkuar  kryebashkiakëve më shumë angazhim për paketën e maleve për shkak të interesit të lartë që sipas tij ka ky projekt zhvillimor duke theksuar se në dispozicion të kësaj pakete do të vendoset fillimisht një buxhet prej 5 mln eurosh.

Bashkive u ka kërkuar “më shumë bashkëpunim për pastrimin”, ndërsa ka theksuar se paralelisht po punohet për mbledhjen dhe përpunimin e tyre.

Kryetarëve me 3 mandate, të cilët nuk do të mund të rikandidojnë në zgjedhjet e 2027-ës u ka kërkuar të angazhohen maksimalisht deri në fund të mandatit të tyre ndërsa u ka kërkuar të dalin në terren.

Edhe pse takimi ishte konceptuar vetëm me kryebashkiakët e majtë, ftesa u kishte shkuar edhe 2 demokratëve. Kryetari i Bashkisë së Pukës, Rrok Dodaj u paraqit në mbledhje, por nuk u lejua të futej nga garda për shkak se emri i tij mungonte në listën e pjesëmarrësve. Socialistët dhe vetë Doda sqaruan se bëhej fjalë për një gabim të sekretariatit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:43
Nuk u lejua në takimin e Ramës me kryebashkiakët, reagon Rrok Dodaj: Keqkuptim teknik! Njoftimi im ishte lapsus i organizatorëve

Kryetari demokrat i bashkisë së Pukës, Rrok Dodaj, ka sqaruar publikisht situatën pasi nuk u lejua në takimin e kryebashkiakëve socialistë me kryeministrin Rama duke e cilësuar si “keqkuptim teknik.”

Dodaj shkruan se njoftimi kundrejt tij kishte qenë një lapsus i organizatorëve sepse emri i tij nuk përfshihej në listën e ftesave. Ai thotë se organizatorët i kanë krijuar ndjesë dhe treguar gatishmëri që të hynte në takim, por ai është tërhequr.

“Për hir të transparencës dhe informimit të saktë të opinionit publik, dëshiroj të sqaroj një situatë të krijuar gjatë zhvillimit të një takimi të njoftuar për ditën e sotme me Kryeministrin.

Pas një njoftimi paraprak për pjesëmarrje, u paraqita pranë ambienteve ku do të mbahej takimi. Në hyrje u konstatua se emri im nuk figuronte në listën përfundimtare të pjesëmarrësve. Nga komunikimi i mëtejshëm rezultoi se bëhej fjalë për një lapsus nga ana e organizatorëve, pasi jo të gjithë kryetarët e bashkive kishin qenë të përfshirë në listën zyrtare të ftesave, ndër të cilët edhe unë.

Situata u sqarua menjëherë në mënyrë institucionale dhe nga ana e organizatorëve pati një ndjesë për këtë pasaktësi dhe keqkuptim të krijuar si pasojë e njoftimeve të mëparshme. Gjithashtu, nga ana e tyre u shpreh gatishmëria për të më mundësuar hyrjen në takim, por në mirëkuptim të plotë të rrethanave dhe duke respektuar organizimin e përcaktuar, vendosa të tërhiqem.

E gjithë situata u zhvillua në një frymë korrekte dhe mirëkuptuese, duke mbetur në kuadrin e një keqkuptimi teknik, pa asnjë element tjetër përtej kësaj.

Faleminderit për mirëkuptimin”, përmbyll Dodaj.

P.J/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 4 Prill, 10:21

    Nafta arrin në 224 lekë/litri, a është e mjaftueshme vetëm ulja e akcizës?