Mblidhet Kryesia e PS, Gjiknuri: Zgjedhje të pjesshme vendore? Presim dekretin e Presidentit pas vendimit të Kushtetueses! Gati për komisionin për 'Zgjedhoren'

TIRANË-Kryeministri Rama prej orës 08:00 mblodhi Kryesinë e PS në selinë rozë. Për Partinë Socialiste pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet vendore të vitit 2019, do të pritej një datë nga ana e Metës brenda 45 ditësh. Deklarata është bërë nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj force politike.

"Ne jemi gati edhe për zgjedhje të pjesshme vendore. Pas zbardhjes së vendimit për Gjykatën Kushtetuese do të thotë se brenda 45 ditësh Presidenti do të duhet t'i dekretojë ato siç e ka Kushtetuta ne jemi të gatshëm të marrim pjesë në zgjedhje dhe ti fitojmë ato.  PS është fokusi kryesor dhe partia është ajo që konkurron në zgjedhje në çdo kohë që ato të jenë", tha Gjiknuri.

I pyetur mbi kërkesën e demokratëve për ngritjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Gjiknuri tha se është thjesht çështje procedurash parlamentare dhe komisioni do të ngrihet.

"Komisioni i reformës zgjedhore është një komision bipartizan dhe ne pas marrjes së kërkesës nga PD do të vijojmë me procedurat parlamentare dhe ta miratojmë. Nuk ka asnjë pengesë.  Është shpejt për të folur për ndryshimet. Jam i bindur se PD ka propozimet e saj dhe ne kemi propozimet tona, gjithmonë", tha ai.

Komisioni i Venecias ka vulosur së fundmi debatin për zgjedhjet e organeve bashkiake, të mbajtura në Shqipëri më 30 Qershor 2019. Përmes opinionit që pritet të zbardhet i plotë, Venecia lë në fuqi zgjedhjet e mbajtura duke rrëzuar kështu pretendimet e Voltana Ademit në Gjykatë Kushtetuese për shpalljen e 30 qershorit si antikushtetues. Por edhe të presidentit Ilir Meta i cili shtyu njëanshmërisht zgjedhjet lokalë për në 13 tetor.

Pra në thelb, Venecia i përgjigjet si Gjykatës Kushtetuese që i ka kërkuar ndihmë, ashtu edhe Opozitës dhe Presidentit se nuk ka arsye për përsëritjen e zgjedhjeve në tërësi. Por që prej 30 Qershorit në Shqipëri kanë rrjedhur një sërë ngjarjesh që vërtetë nuk kanë goditur legjitimitetin e zgjedhjeve, por kanë krijuar future të paktën pesë bashki në ngërç sa i përket drejtimit të tyre. Në fillim Shkodra, më pas Vora dhe Durrësi kanë mbetur pa drejtues në krye të Bashkive. Valdrin Pjetri dhe Agim Kajmaku humbën detyrën për shkak të problemeve me drejtësinë, ndërsa Valbona Sako u dorëhoq. Kësaj listë bashkish pa kryetarë iu shtua edhe Rrogozhina ku drejtuesi i saj i zgjedhur humbi jetën si edhe Lushnja ky kryetari Fatos Tushe u prangos.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:23
Gati për përballje në zgjedhje të parakohshme vendore? Voltana Ademi: Të presim vendimin e 2 nëntorit

1635506349_Screenshot1.jpg

Teksa të gjithë po presin Gjykatën Kushtetuese, Kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi nuk është përgjigjur drejtpërdrejt nëse është gati për të kandiduar serish në zgjedhje të mundshme të parakohshme vendore.

Pas takimit në Kryeministri, Ademi tha se duhet të presim vendimin e 2 nëntorit.

“Do duhet të presim vendimin e 2 nëntorit”, tha ajo.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?