Rama mbledh nesër Asamblenë Kombëtare! Nga strukturat në PS te kabineti, ndryshimet e mundshme

Lëvizje në parti apo edhe në kabinetin qeveritarë- është ajo cfarë po përflitet se do të ndodhe nesër, në Asamblenë e PS, e menduar të organizohet në ambjentet e një biznesi privat në Tiranë.

Burime nga PS thonë se kryetari i selisë rozë Edi Rama, pritet të kërkojë riorganizimin strukturor të partisë, ku nuk përjashtohen lëvizje emra të rinj në postet e saj. Por ka zëra që Rama mund të bëjë levizje edhe në Kabinetin qeveritar, ndonëse Report Tv nuk arriti të konfirmoi një lajm të tillë.

Asambleja e cila vjen 1 vit pas mbledhjes më të fundit mes socialistëve do të pasohet nga një tjetër takim dy ditë më pas. Më 28 dhe 29 korrik në Tepelenë, kryeministri Edi Rama do të mbledh Qeverinë në një takim informal. Zyrtarisht thuhet se në këtë takim do të shpallen objektiva të reja për ministritë përkatëse. Gjithsesi asambleja mblidhet në një situatë delikate brenda kampit rozë. Socialistë me emër, kryetarë bashkish janë arrestuar, dhe së fundi prej disa ditësh Spak ka urdhëruar arrestimin e zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë