Kryeministri Edi Rama ka vendosur që të premten dhe të shtunën të mbledhë qeverinë në qytetin e Vlorës.
/Shqiptarja.com
Mbledhja në Vlorë bëhet në vijim të porosisë se Ramës për ta zhvendosur qeverinë në rrethe. Ministrat do të kenë disa aktivitete në institucione me deputetët e zonës.
Kështu praktika për të mbledhur qeverinë në cdo rreth nis nga qyteti bregdetar i Vlorës për të vijuar më pas në rrethet e tjera.
Të gjithë ministrat do të jenë sëbashku me deputetët e qarkut për t’u njohur me problemet që shqetësojnë qytetarët.
dy.b/shqiptarja.com









