TIRANË- Shqipëria do të ketë së shpejti një ligj për referendumet ku do të kalojnë shumë nisma që përplasin partitë politike. E para mes tyre, ulja e numrit të deputetëve të Kuvendit. Përpara anëtarëve të asamblesë së PS-së që u mbajt këtë të shtunë, në Durrës, kryetari socialist dhe kryeministri Edi Rama, paralajmëroi depolitizimin e administratës zgjedhore, pavarësisht dakortësisë ose jo me opozitën. Kritikave apo hipotezave për ngadalësim të bisedimeve për anëtarësim me BE-në, Rama iu përgjigj se negociatat do të mbyllen brenda mandatit, siç është planifikuar.
Referendumi i fundit, dhe i dyti në historinë e postkomunizmit, është ai i vitit 1998, ku qytetarët i thanë ‘PO’ kushtetutës së re. Prej atij viti asnjë nismë domethënëse nuk ka kaluar në këtë proces kompleks, ndërsa dhe legjislacioni për referendumet përmblidhet në vetëm disa faqe në Kodin zgjedhor.
Ideja e hedhur nga vetë Rama disa muaj më parë, për tkurrjen e numrit të deputetëve, duket se po kërkohet të konkretizohet pa humbur shumë kohë. Në mungesë të 94 votave për të ndryshuar kushtetutën, ku sanksionohet struktura e parlamentit, Rama ka gjetur pikërisht rrugën e referendumit.
"Ne do ta zbresim numrin e deputetëve, besoj se për këtë ne jemi vonë, por kemi të gjithë kohën e nevojshme t’i thërrasim shqiptarët në referendum. Ne duhet të çojmë ligjin e referendumeve përpara. Shumë tema do të duhet të shkojnë në referendum", tha Rama.
Ideja e Ramës për numrin e deputetëve është ajo e uljes së tyre në 101 nga 140 që ka aktualisht parlamenti. Ndërsa për ligjin e referendumeve ai tha se duhet të miratohet brenda këtij sesioni parlamentar.
E diskutuar shumë herë, dhe pjesë e disa raporteve të OSBE-ODIHR për zgjedhjet në Shqipëri, çështja e depolitimit të administratës zgjedhore duket të jetë po ashtu pjesë e përparësive në axhendën e socialistëve, me ose pa dakortësinë e opozitës.
"Ne duhet ta bëjmë de politizimin e plotë të administratës zgjedhore. Është një nga pikat më të turpshme të një Shqipërie që bëhet gati të hyjmë në BE", vijoi Rama.
Teksa lajmëroi në asamble ndezjen e motorëve për fushatën e zgjedhjeve lokale të 2027, për të gjithë ata kryebashkiakë të majtë që synojnë të rikandidojnë kishte 2 kushte:
"Nuk do të ketë asnjë kandidat që do rikandidojë për kryetar bashkie, që nuk kanë 10 kontrata për paketën e maleve dhe 3 kontrata të përbashkëta", theksoi Rama.
Rama kërkoi të sqaronte edhe temën e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin europian, e cila mori vëmendje të veçantë pas vendimit të shumicës në parlament, për të mos lejuar arrestimin e Belinda Ballukut, dhe deklaratave qortuese për këtë vendim, të disa prej vendeve anëtare, me në krye Gjermaninë
"Negociatat nuk kanë ndalur për asnjë sekondë. Raporti i KE-së për vendet anëtare është i shkëlqyer për Shqipërinë. Duan apo s’duan ata që s’duan dhe kurrë mos daçin, ne negociatat do t’i mbyllim brenda mandatit tonë. Nuk ka mërgatë qyqesh në Berlin që na ndal në këtë proces. Nuk ka mërgatë qyqesh në Bruksel që na ndal në këtë proces", tha Rama.
Përpara socialistëve kryeministri Edi Rama foli edhe për reformën territoriale për të cilën tha se duhen informuar qytetarët për të gjitha keqkuptimet, ndërsa lajmëroi edhe riorganizimin e prefekturave duke i quajtur prefektët 12 zëvendësministra të brendshëm që janë të shpërndarë në territor.
Kryesocialsiti Edi Rama adresoi kritika ndaj socialistëve, duke u thënë se Tiranën duhet ta ngrenë më lart me çdo kusht dhe duhet të punojnë më fort në këtë qark.
“Tirana, Lezha, Shkodra dhe Kukësi. Shkodra dhe Lezha kanë bërë hop të jashtëzakonshëm. Tirana nuk mund të jetë në asnjë mënyrë aty. Arsyet janë të ndryshme, ka dhe një arsye objektive, por nuk i kthehem. Ne jemi PS dhe ne duhet ta ngremë Tiranën më lart se mesi i atij klasifikimi me çdo kusht”, tha Rama.
Edi Rama u la porosi të tijve që të rrisin numrin e grave në organizatat e PS. Rama tha se është e pafalshme që në PS të jenë të anëtarësuara vetëm 34% gra, duke theksuar se kjo shifër duhet të shkojë në 50%.
“E pafalshme që shifrat e grave në PS të jetë vetëm 34% që sekretari i përgjithshëm e quajti sukses që u rritëm nga 26% në 34%. Nëse ne jemi në pushtet, jemi nga gratë. E kuptuan edhe ata në Dibër. Pavarësisht se çfarë u tha kur unë atyre u thash se kush nuk dëgjon gruan kur voton është çyryk, ata treguan që nuk janë, ndërkohë ata tjerët që i sulmuan dhe i thanë mos i dëgjoni gratë se iu quajti çyryk, thanë jo jo, se atëherë jemi çyryk,. Ne duhet ta çojmë në 50% dhe kjo çohet shumë thjeshtë, duke mos e pranuar që nuk ka gra dhe duke i imponuar të njëjtin numër një organizate ku një burrë i suksesshëm me vota nuk pranon që mund të këtë 50% gra. Duke ia vënë mu përballë 50% e grave në formën e një organizate tjetër. duhet ta kapërcejmë këtë shifër me çdo kusht dhe duhet ta kapërcejmë tani, kemi organizata ku ka vetëm 1 burrë dhe nuk ka një bashkëkryetare. Kjo është e papranueshme duhet të mos e lejojmë”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama nga Asambleja e PS bëri me dije se sipërmarrjet e vogla dhe të mesme do të financohen nga shteti për të dyfishuar biznesin e tyre. Një nismë që do të quhet ‘dyfisho ndërmarrjen tënde’.
“Një nismë e re ‘dyfisho ndërmarrjen tënde’, për t’i dhënë shqiptarëve që kanë ngritur ndërmarrje në territor dhe që tani janë gati të shkojnë më tutje por u mungojnë instrumenti financiar, mundësinë që t’i financojnë këto ndërmarrje, t’i rrisin këto ndërmarrje. Do mbështet nga ky instrument dhe do ta kenë qeverinë tonë mbrapa dhe kjo është një tjetër rrugë për t’iu kthyer shqiptarëve në diasporë, atë vëmendje që kanë nevojë. Je shqiptar që jeton jashtë dhe ke në fshat një tokë, eja dhe mos dëgjo pallavrat e tenxhereve që thonë se paketa e maleve është bërë për ti dhënë tokat oligarkëve, në Shqipëri. S’ka oligarkë, e përdorin ata që janë larë nga trutë me fjalën kulak dje për tu dukur modën e quajnë oligark atë që ishte kulak. Nuk jep asnjë mbështetje për investitorë që vijnë nga jashtë territorit ku janë pronar me ligj ose zakon të tjerët. Është për ata të tjerët që nuk u kanë titujt e pronësisë se nuk e kanë pranuar 7501”, tha Rama.
Në fjalën e tij para Asamblesë së Partisë Socialiste, Edi Rama paralajmëroi përgjegjësi dhe kompetenca shtesë për prefektët e 12 qarqeve të vendit.
Gjithashtu, ai tha se Shqipëria ka nisur të fuqizojë mekanizmin e mbrojtjes nga zjarret me zjarrfikëse të prodhuara në vendin tonë, risi e cila do të vazhdojë.
"Prefektët do të marrin një fuqi tjetër, është bërë projekti dhe kështu ata në territor nuk do të jenë njerëzit që rrijnë e firmosin vendimet e këshillit bashkiak. Prefektët do të jenë zëvendësministrat e brendshëm në territor dhe do të jenë një mbështetje shumë e fortë e qeverisë dhe e komunitetit në funksion të atyre gjërave që komuniteti dhe bashkitë sot kanë nevojë. Po vazhdojmë të fuqizojmë emergjencat civile, po shtojmë flotën e zjarrfikësve, duhet t’i prodhojmë zjarrfikëset në Shqipëri, kemi nisur tonën të ngritur jo shumë kohë më parë. Jo vetëm zjarrfikëset, por të gjitha mjetet e inspektimet, pra që nuk janë vetëm për shërbime të ndryshme, ne do t’i prodhojmë në Shqipëri. Kemi filluar hap pas hapi të bëjmë produktet e para dhe të fillojmë t’i prodhojmë këtu. Ndërkohë zoti Demo ka angazhuar një fond që t’u vijë në ndihmë pothuajse të gjitha bashkive në Shqipëri për emergjenca civile, për mjete të reja",- tha Rama.
Kryesocialisti dhe kryeministri Edi Rama u bëri thirrje socialistëve që në komunikimin publik të theksojnë sa më shumë rezultatet pozitive të qeverisjes së PS-së. Numri një i ekzekutivit pretendon se në zgjedhjet që zhvillohen në shqipëri, marrin pjesë 80% e zgjedhësve dhe jo 40%, siç thuhet në shifrat zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Sipas Ramës, zgjedhës quhet ai që jeton në Shqipëri dhe jo ai që thjeshtë figuron si shtetas me të drejtë vote.
"Dua të them që të gjithë duhet të bëhen pjesë e narrativës së kësaj periudhe, kështu që në ndryshim nga sot fillojmë një fushatë të rifilluar brenda Partisë Socialiste, për Partinë Socialiste, në funksion të njerëzve, për të gjitha qëllimet që ndodhen te njerëzit. Në fund të kësaj pjese, dua të bëj tre reflektime të para për çfarë bëmë këtu. Është mirë t’u mësojmë njerëzve për një gjë të thjeshtë që Shqipëria nuk merr pjesë 44%, në Shqipëri nuk ka rënie interesi për të votuar. Në Shqipëri marrin pjesë 80% e zgjedhësve, sepse zgjedhësit janë ata që ndodhen këtu dhe jo ata që gjenden në listë dhe janë diku tjetër",- tha Rama
Kryesocialisti Edi Rama u tregoi vijat e kuqe socialistëve. Asnjë kryetar bashkie nuk do të rikandidohet në zgjedhjet e 2027-ës pa 10 kontrata të firmosura për Paketën e Maleve.
“Zgjedhjet vendore s’kanë pjesëmarrjen e diasporës, por janë momenti për t’i kthyer diasporës vëmendjen që meriton me fakte, jo me takime, festa, por me fakte. Ka dy elementë që të gjithë i kanë në dispozicion, paketa e maleve. Nuk do të ketë asnjë kandidat që do rikandidojë për kryetar bashkie, që nuk kanë 10 kontrata për paketën e maleve dhe pa 3 ndërmarrje të përbashkëta të miratuara”, tha Rama.
Në fjalën e tij para Asamblesë së Partisë Socialiste, Edi Rama tha se puna për Reformën Territoriale duhet të vijojë me ritëm të lartë dhe me pasqyrimin e qytetarëve në çdo zonë të vendit.
Gjithashtu, kreu i qeverisë theksoi se është emergjente nevoja për depolitizimin e administratës zgjedhore, pasi sipas tij, Shqipëria mudn të jetë sot i vetmi vend në Europë me politike të komisioneve zgjedhore.
"Në radhë të parë ta diskutojmë ne me njerëzit në territor, sepse ka shumë nevojë për këtë reformë, por ka edhe shumë fjalë dhe fantazira dhe shumë shpifje që kanë nisur të qarkullojnë dhe do vazhdojnë të shtohen për t’iu kundërvënë reformës, ndërkohë që ne kemi të domosdoshme këtë reformë për 1001 arsye që i duhet bërë me dije publikut. Po ashtu edhe për reformën zgjedhore kemi nisur nga puna dhe duhet ta adresojmë patjetër rekomandimet e OSBE-ODIHR, por mbi të gjitha duhet ta bëjmë depolitizimin e plotë të administratës zgjedhore, sepse është një nga pikat më të turpshme për një Shqipëri që bëhet gati të hyjë në BE. Mbase ka mbetur i vetmi vend në Europë me administratë politike të komisioneve zgjedhore, duhet të bëjmë çmos që rezultati të dalë më i shpejtë. Duke bërë këto dy gjëra, padyshim japim përgjigje shumë shqetësimeve që krijohen artificialisht",- tha Rama.
Kryesocialisti nënvizoi se shqiptarët duhet të informohen në mënyrë sa më të qartë dhe kapilare për procesin e integrimit europian të vendit. Gjithashtu, Rama deklaroi se Shqipëria nuk po ecën me ritmin për mbylljen e kapitullit të sigurisë ushqimore.
"Është shumë e rëndësishme, sikur ka dalë nga mbledhjet e grupit parlamentar, të rrisim në mënyrë të ndjeshme informimin dhe koordinimin e grupit tonë parlamentar për të gjithë procesin e negociatave dhe bashkë me çuarjen e detyrave të përmbushura, të nxisim përcjelljen e gjithë këtij materiali në territor. Nuk kam parasysh të mbushim njerëzit me letra ku shkruhet kaq, kam parasysh që njerëzit duhet t’i mbajmë sa më të informuar. Një shembull, BE ka çuar një mision monitorimi të një sërë pikash ku prodhohet dhe përpunohet qumështi apo mishi, dhe rezultatet janë larg rezultateve të qenit në një vend ku mund të mbyllet kapitulli për sigurinë ushqimore. Kemi nevojë të forcojmë Kuvendin në aspektin e teknologjisë, Niko e ka marrë përsipër detyrën, por duhet të ecim shpejt se, pavarësisht se sulmi kibernetik mbi Kuvendin nuk veri ndonjë dëm, gjithsesi fakti që Kuvendi nuk është në sistemin tonë kombëtar të mbrojtjes kibernetike, duhet krijuar menjëherë.
Kryeministri Rama nga Durrësi foli për riorganizimin e Kuvendit të Shqipërisë dhe propozimi i tij për uljen e numrit të deputetëve.
Kryeministri theksoi se ligji për referendumet është një ligj i munguar duke njoftuar se duhet ta çojnë para brenda këtij sesioni parlamentar
“Disa reforma të rëndësishme për të cilat duhet të flasim me njerëzit në këtë proces që nisin nga sot deri në fund të prillit dhe më pas deri në fund të qershorit që konsolidohet me përfundimin e të gjithë zgjedhjeve në PS. Kemi folur për riorganizimin e Kuvendit të Shqipërisë, 10 legjislatura kanë hyrë e kanë dalë. Ne do zbresim numrin e deputetëve dhe besoj për këtë ne jemi vonë por prapë kemi të gjithë kohën që t’i thërrasim shqiptarët në referendum dhe ndaj ne do çojmë përpara ligjin e munguar për referendumet sepse ka edhe tema të tjera që duhet ti vendosim përpara shqiptarëve dhe t’i lëmë të thonë se kush eshte me ke… Besoj që ligji i ri për referendumet është i realizueshëm brenda këtij sesioni”, tha ai.
Akuzave të opozitës se Rama i mbylli derën e integrimit Shqipërisë duke mos i dorëzuar SPAK, Belinda Ballukun, kryeministri iu përgjigjet duke thënë se negociatat nuk kanë ndalur në asnjë sekondë. Rama tha se Raporti i KE për Shqipërinë është i shkëlqyer dhe se nuk ka mërgatë qyqesh në Berlin e Bruksel që e ndal këtë rrugëtim.
“Negociatat për anëtarësim në be nuk kanë ndalur për asnjë sekondë, që raporti i KE për vendet anëtare është i shkëlqyer për Shqipërinë, që duan apo s’duan ata qe kurrë mos daçin, ne negociatat me BE do t’i mbyllim brenda mandatit tonë dhe nuk ka mërgatë qyqesh në Berlin që na ndal ne në këtë proces, nuk ka mërgatë qyqesh në Bruksel që e ndal Shqipërinë në këtë proces. S’ka shans që ata që i grabitën Shqipërisë kohën, të vazhdojnë t’ia grabisin”, tha Rama.
Kryetari i Partisë Socialiste dhe kryeministri Edi Rama thotë se drejtësia e re sot është plotësisht e pavarur dhe kjo falë vullnetit dhe kurajos së socialistë. Por, ai shtoi s epavarësi nuk është e mjaftueshme, sepse mungon profesionalizmi.
Ndryshe nga një fëmijë, tha Rama, institucionet shtetërore të nje vendi duan shumë vite që të "rriten", demokratikisht dhe në standard.
"Faktikisht sot mund të thuhet gjithçka dhe thuhet gjithçka për çdo gjë, por askush nuk mund të japë fakte për mungesë e pavarësisë së drejtësisë, drejtësia sot është e pavarur dhe kjo është pak, se një drejtësi e pavarur nuk është e mjaftueshme për të garantuar një demokraci funksionale dhe shtet të së drejtës, pasi drejtësia duhet të jetë e paanshme dhe profesionale, në këto të tjerat ka shumë rrugë për të bërë akoma. Aq më tepër se drejtësia jonë është pavarur në shtratin e përgjakur dhe të ndryshur, të drejtësisë që për 100 e kusur vite nuk ka qenë kurrë as e lirë as e pavarur. Kështu prandaj, shumëçka që nuk shkon më vjen ta them, për ata që e kërkojnë nga ana dhe më vjen mirë për ata që na akuzojnë ne, nuk kanë të bëjnë fare me ne. Ne kemi dorëzuar shpatën e sistemit gjyqësor te sistemi gjyqësor. Qeveria e drejtësisë është e mirëpërcaktuar në arkitekturën e re të sistemit dhe përbëhet nga këshillat e gjyqit, të prokurorisë, inspektori. Ne jemi këtu vetëm për të bërë durim të madh, durim strategjik, në funksion të gjithë vizionit tonë për transformimin e drejtësisë. Nuk kemi pasur ndonjëherë iluzion që gjithçka do të funksiononte saktë në një kohë kaq të shkurtër, as iluzion që gjërat nuk do të shkonin siç normalisht duhet të shkojnë, se s’kanë si shkojnë ndryshe kur ngrohen institucionet e reja. Institucionet demokratike, ndryshe nga fëmijët nuk rriten aq shpejt. Një fëmije i duhen 18 vite për t’u bërë zgjedhës dhe për t’u përballur para ligjit, institucioneve u duhen shumë më tepër",- tha Rama.
Kryeministri Rama thotë se do të keni një rezultat edhe më të mirë në zgjedhjet e 2027-ës se zgjedhjet e kaluara.
“Ne hymë në fazën tjetër të punës sonë për zgjedhjet e ardhshme, duke u nisur edhe nga analizat e bëra, edhe nga forcat që do kemi në teren, kemi arsyet të besojmë se do kemi një rezultat edhe më të mirë se zgjedhjet e shkuara, të jetë një proces i hapur, me njerëzit, përtej guaskës së organizatave të PS ku padiksutim do të futemi për të bërë të gjitha gjërat e nevojshme që organizatat të dalin të energjizuara nga procesi i brendshëm zgjedhor, me njerëzit dhe për njerëzit, do të thotë edhe përballje në të gjithë territorin, me të vërtetat tona për punët për Shqipërinë”, tha Rama.
Kryesocialisti Edi Rama ka mbërritur në Durrës për zhvillimin e Asamblesë Kombëtare. Në mbledhje merr pjesë edhe Belinda Balluku, e cila shoqërohej nga Blendi Klosi.
Komente











Shume mire programi ! Hapja e hekurudhave e premtuar ne 2027 nga kryeministri eshte nje lajm dhe projekt mjaft ambicioz ! Bravo
Përgjigju