TIRANË- Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste i mjaftoi vetëm një orë mbledhje për të vendosur shkarkimin e të gjithë Sekretariatit Ekzekutiv të partisë, ndërkohë që emri zëvendësues u njoftua vetëm për Sekretarin e ri të Përgjithshëm, dhe emrat e tjerë zëvendësohen në shtator. 

Damian Gjiknuri nuk do të jetë më numri 2 i PS-së, pasi është zëvendësuar me Blendi Klosin, i cili është komanduar përkohësisht si Sekretari i Përgjithshëm i PS-së. Mandati i Gjiknurit nuk i kaloi 2 vite, ndërsa ky vendim i papritur i kryesocialistit Rama vjen pas përmendjes së ish ministrit në dosjen e Ahmetajt për inceneratorët. Këtë lëvizje Gjiknuri e komentoi shkurt, duke thënë se 'më mirë do të bëhet'.

Në grupin parlamentar socialist është konfirmuar një rrokadë. Vendin e lënë bosh nga Taulant Balla tashmë ministër i Brendshëm do ta zërë pikërisht ish ministri Bledi Çuçi, i larguar vetëm pak javë më parë. 

Vetë Kryeministri nuk e pati një komenti për mediat. Para anëtarëve të organit të dytë më të rëndësishëm vendimmarrës në parti, burime bëjnë me dije se Kryeministri Rama vlerësoi punën e bërë deri më tani nga Taulant Balla dhe Elisa Spiropali.  

Ndryshime të mundshme në Qeveri nuk u cekën nga Kryeministri në Asamblesë. Burime bëjnë me dije se Rama ka thënë vetëm e “Me qeverinë do merrem nesër ose pasnesër”, duke iu referuar mbledhjes që do të zhvillojë me ministrat në Tepelenë më 28 dhe 29 korrik. 

Më herët mediat folën për një largim të ministres së Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj por vetë ministrja edhe Kryeministri Rama e mohuan. Nëse do të ketë apo jo ndryshime në kabinet kjo do të mësohet në ditët në vijim ndërkohë që shtator pritet të jetë i ngjeshur me punë për socialistët. Në fillim të vjeshtës Asambleja vendosi thirrjen e Kongresit socialist. 

Sekretariati i PS i shkarkuar 

1.Sekretar i Përgjitshëm, Damian Gjiknuri
2.Sekretari për Organizimin, Blendi Klosi
3-Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Eridian Salianji
4-Sekretare për Burimet Njerëzore Anila Denaj
5-Sekretare për Koordinimin, Blerina Gjylameti
6-Sekretari Dixhital, Etjen Xhafaj
7-Sekretare për Gruan, Etilda Gjonaj
8-Sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë, Romina Kuko
9-Sekretari për Migracionin, Laert Duraj

*Raportoi për Report Tv dhe Shqiptarja.com gazetari Ermal Qori

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:59
Zbardhet mesazhi i Ramës për kryebashkiakët e deputetët: Bëni punë të ndershme, mos shkoni në dyert e SPAK! PS s’u bëhet mburojë

1690392834_rama.jpeg

Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e PS-së u ka dhënë disa mesazhe të qarta ministrave, deputetëve apo edhe kryetarëve të bashkisë.

“Kryebashkiakët të bëjnë punë të ndershme, të mos shkojnë në dyert e SPAK. Deputetet të angazhohen me shumë si në terren edhe në jetën parlamentare.”, mësohet të ketë thënë Rama.

Ndër të tjera ai ka përsëritur sërish se; PS nuk do të jetë mburojë e askujt”.

Ndryshime të mundshme në Qeveri nuk u cekën nga Kryeministri në Asamble. Burime bëjnë me dije se Rama ka thënë vetëm e “Me qeverinë do merrem nesër ose pasnesër”, duke iu referuar mbledhjes që do të zhvillojë me ministrat në Tepelenë më 28 dhe 29 korrik. 

Ora 19:53
EMRAT/ Rama shkarkon të gjithë sekretariatin e PS, do zgjidhen në shtator

1690389383_rama.jpeg

Kryesocialisti Edi Rama ka shkarkuar të gjithë sekretariatin e Partisë Socialiste. Report Tv mëson se struktura drejtuese e PS do të plotësohet në shtator, që me shumë mundësi Rama do të thërrasë sërish Asamblenë për të votëbesuar sekretarët e rinj. Vetëm Damian Gjikuni është zëvëndësuar dhe postin e tij si sekretar i përgjithshëm e ka marrë Blendi Klosi. 

Sekretariati i PS i shkarkuar 

1.Sekretar i Përgjitshëm, Damian Gjiknuri
2.Sekretari për Organizimin, Blendi Klosi
3-Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Eridian Salianji
4-Sekretare për Burimet Njerëzore Anila Denaj
5-Sekretare për Koordinimin, Blerina Gjylameti
6-Sekretari Dixhital, Etjen Xhafaj
7-Sekretare për Gruan, Etilda Gjonaj
8-Sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë, Romina Kuko
9-Sekretari për Migracionin, Laert Duraj

Ora 19:28
Ndryshimet në PS, Rama nuk komenton për gazetarët, ikën duke folur në celular

 

Kryeministri Edi Rama është larguar pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare.Teksa po largohej, Rama po fliste në celular ndërsa zgjodhi që të mos flasë për gazetarët. Ai shoqërohej nga kryebashkiaku i Kamzës Rakip Suli, të cilit i dha dhe dorën para se të largohej me makinë.

Ora 19:04
U zgjodh kreu i grupit, Bledi Çuçi: Përgjegjësi e madhe

 

Bledi Çuçi është zgjedhur kreu i grupit të Partisë Socialiste. Pas përfundimit të mbledhjes së Asamblesë Kombëtare, Çuçi tha për mediat se kjo detyrë është një përgjegjësi e madhe.

Ora 19:02
U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: Më mirë do të bëhet

 

Sot Asambleja e Partisë Socialiste ka zgjedhur Sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Blendi Klosin, i cili ka zënë vendin e Damian Gjiknurit. Ky i fundit nuk pranoji që të bëjë komente, por tha se më mirë do të bëhet.

‘Kemi kohë për komente! Më mirë do bëhet!’- tha Gjiknuri.

Mandati i Gjiknurit nuk i kaloi 2 vite, ndërsa ky vendim i papritur i kryesocialistit Rama vjen pas përmendjes së ish ministrit në dosjen e Ahmetajt për inceneratorët.

Damian Gjiknuri u emërua në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PS në shtator 2021, kur kryesocialisti Edi Rama vendosi të ndajë postin e sekretarit të Përgjithshëm të PS-së me atë të grupit parlamentar të PS-së, që më parë kanë qenë të bashkuara dhe i mbante Taulant Balla.

Ora 18:59
Përfundon Asambleja Kombëtare e PS-së, burime: Rama merret me qeverinë nesër dhe pasnesër

 

Ka zgjatur rreth një orë mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS-së, ku kanë ndodhur ndryshime të rëndësishme në sekretariatin e Partisë.

Ndërkohë është konfirmuar se nuk ka pasur ndryshime në kabinetin qeveritar, por gjithsesi mund të ketë pasi kreu i qeverisë ka paralajmëruar se me këtë do të merret nesër ose pasnesër, thanë burime për Report Tv.

Ora 18:36
Ikën Gjiknuri, Rama emëron Blendi Klosin sekretar të Përgjithshëm të PS-së! Bledi Çuçi zgjidhet kryetar i grupit Parlamentar

Asambleja Kombëtare e PS-së ka zgjedhur si Sekretar të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Blendi Klosin, i cili më parë ka mbajtur pozicionin Sekretari Organizativ në parti. Vendin e tij më parë e ka mbajtur që nga shtatori 2021 Damian Gjiknuri. Ndërkohë Bledi Çuçi është emëruar kryetar i grupit parlamentar të PS-së.

Ora 18:22
FOTO/ Në Asamblenë Kombëtare të PS-së, të gjithë te qeshur përveç Edi Ramës

Kryeministri Edi Rama mblodhi sot pasdite socialistët në Asamblenë Kombëtare për të njoftuar dy lëvizje të rëndësishme brenda PS-së. 
Ndryshe nga socialistët e tjerë të cilët para se të hynin shfrytëzuan momentet për tu përqafuar dhe përshëndetur njëri tjetrin me buzëqeshje, Rama ka hyrë i vetëm.

Duket që nuk e ka fshehur dot tensionin aq më tepër që pak para se të mblidhej Asambleja u njoftua se ishte shkarkuar ministrja e Financave, por ky lajm më pas u përgënjeshtrua nga vetë kryeministri dhe ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj.

Ora 18:02
Mbledhja e Asamblesë Kombëtare, Rama mbërrin në selinë rozë

 

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në selinë rozë për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare.

Ora 18:01
U tha se është shkarkuar si ministre, reagon Ibrahimaj: Thashethemet e verës

 

Delina Ibrahimaj, emri i së cilës u përfol se është larguar nga detyra si ministre e Ekonomisë dhe Financave, thotë se nuk është shkarkuar nga detyra. Në një prononcim të shkurtër për gazetarët pak para nisjes së asamblesë kombëtare të PS-së, Ibrahimaj tha se janë thashetheme vere.

‘Jo nuk jam shkarkuar. Është koha e thashethemeve të verës.’- tha Ibrahimaj.

Këtë e konfirmoi edhe kryeministri Rama, i cili u shpreh ‘Jo, jo’.

Ora 15:58
Ndryshime në qeveri, mediat: Largohet ministrja e Financave Delina Ibrahimaj

1688458242_delinaibrahimaj.jpg

Pak para se kreu i PS-së Edi Rama të mbledhë Asamblenë Kombëtare mediat raportojnë se është larguar nga detyra ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj.