TEPELENË- Kreu i qeverisë Edi Rama ka mbledhur në një takim informal kabinetin qeveritar në Tepelenë. Mbledhja me ministrat ka nisur paraditen e sotme dhe do të zgjasë deri nesër. Në këtë takim, ministrat do të bëjnë një analizë të thellë të punës për secilin dikaster. Kryeministri Rama ka ndarë disa foto nga mbledhja me kabinetin, ndërsa krahas tyre shkruan se është sezoni i ri i reformimeve.
“Reflektime dhe qarkullim mendimesh e idesh në prag të një sezoni të ri reformimesh dhe vetëreformimi.
Të gjithë ministrat janë të pranishëm, ndërsa burime bëjnë me dije se pas analizës dy ditore në kabinet, nuk përjashtohet mundësia që kreu i qeverisë të vijoj me të tjera ndryshime. Kjo u paralajmërua edhe nga kryeministri Rama në mbledhjen e Asamblesë, ku burime thanë se kryesocialisti kishte deklaruar se 'me qeverinë do merrej gjatë mbledhjes në Tepelenë'.
Ky takim vjen pas ndryshimeve në kupolën drejtuese të Partisë Socialiste, ku Asambleja Kombëtare shkarkoi të gjithë sekretariatin dhe në shtator një Kongres i jashtëzakonshëm do të zgjedhë emrat e rinj. Damian Gjiknuri është shkarkuar dhe përkohësisht në vend të tij si numri 2 i PS është komanduar Blendi Klosi. Kreu i ri i grupit parlamentar do të jetë Bledi Çuçi.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sërish fragmente nga mbledhja e qeverisë në Tepelenë.
“*Tepelenë, nga mbledhja e zgjeruar e qeverisë.”- shkruan Rama.
Kryeministri Edi Rama është shkëputur pak minuta nga mbledhja me ministrat të cilët i ka mbledhur në Tepelenë.
"Uji ftohtë i Tepelenës vajzat e Tepelenës, djemtë këtu... Se i dini djemtë e Tepelenës i dini kaçakë, po ja ku janë alamet djemsh. Të na rrojë Tepelena turistike që vetëm zhvillohet. Është bërë magnet që vetëm thith të tjerë që vijnë për ta shijuar.”- tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto nga mbledhja që është duke bërë me ministrat në Tepelenë.
“Reflektime dhe qarkullim mendimesh e idesh në prag të një sezoni të ri reformimesh dhe vetëreformimi.
*Tepelenë, çaste nga mbledhja e zgjeruar e qeverisë që do të zgjasë dy ditë.”- shkroi Rama.
Pas ndryshimeve të bërë në PS në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, kryeministri Edi Rama mbledh sot kabinetin qeveritar në Tepelenë.
Rama ka thirrur anëtarët e qeverisë së tij në një takim jo formal në një nga ambjentet turistike të Tepelenës.
Kreu i qeverisë ka mbërritur rreth orës 111:00, ndërsa deri më tani kanë mbërritur edhe Taulant Balla, Olta Xhaçka, Frida Krifca, Evis Kushi, ndërsa ministra të tjerë priten në vijim.
Takimi vjen në fund tëkëtij sezoni para pushimeve të gushtit dhe pritet të jetë edhe një lajmërim i asaj që mund të ndodhë në muajin shtator
Si gjithmone dhe si cdohere , gjithcka ka nevoje per rifreskim , kjo duhej.
PërgjigjuTepelena nje vend me nje bukuri fantastike
PërgjigjuKush nuk eshte per ate pune , hiqe , nuk drejtohet vendi me te paafte
PërgjigjuKeni bere gjene e duhur
PërgjigjuPresim lajme te mira
PërgjigjuKjo hje tregon qe rama do gjithmone qe ne vend do perherw oune e zhvillim e jo njerez dembla
PërgjigjuMe mire ta kishit ngrene dreken tek Xibraku eshte me afer . Per ju e kam se na u lodhet dhe mezi ju kemi.
PërgjigjuNuk e di se cdo te dale nga kjo mbledhje.Edhe mbledhjet e KQ-te PP-s ne diktature ishin me transparente.Kus eshte "armiku"i rradhes (Hajduti rradhes),qe do te jape partia per drejtesine?
PërgjigjuSa qesharak që janë, si ato takimet e kursit në Universitet që të gjithë bënin sikur punonin por të gjithë tallnin b.olet. Propagandë vl.
PërgjigjuKy njeri nuk ka drejtuar kurre...ky eshte ne boten e perrallave...shko ne zyre o njeri se atje me letra behet puna, projektet, strategjite..ne rruge e terren ka te tjere...
PërgjigjuE mira do ishte te ikje ti o Rama se edhe ti je zhdep me dardha para dhe pas shpine.
Përgjigjuedhe Enver hoxha pyeste partine per shkarkime e burgosje...ky hiq lenen ver prenen si ti doje qefi !
PërgjigjuTani eshte koha te promovosh banden qe ke jashte ate qe fitoi zgjedhjet ne Shkoder si puna e Spiropalit apo Gon Çeles. Turpi do te te ndjeke gjithe jeten o ed rama. Per te ndenje ne pushtet dhe grabit me banden tende qenke ne gjendje te besh te pa imagjinueshmen. Asnje ndryshim me butakun Basha.
Përgjigju