Rama mbledh të shtunën kryebashkiakët e majtë dhe kabinetin qeveritar në Shkodër

Tirane- Kryeministri Edi Rama do të mbledhë të shtunën (9 mars) kryebashkiakët e majtë në qytetin e Shkodrës në kuadër të një analize të thelluar për punën e bërë në terren. Në këtë takim do të jenë edhe një pjesë e kabinetit qeveritar, ministrat dhe zv/ministrat, si dhe drejtuesit politik të qarqeve për analizën e punës në kuadër të rienergjizimit të partisë.

Së fundmi takimet në bazën e socialistëve po shtohen në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës. Javën e ardhshme më datë 16 Mars, kryesocialisti Rama do të mbledhë në Durrës edhe Asamblenë e partisë, pas dy të tillave që u mbajtën gjatë muajit shkurt.

Plani i veprimit i PS-se 2024
-
15 Shkurt - 15 Mars Faza ku do të merren me anëtarësimet e reja
-16 Mars  Asambleja Kombëtare rimblidhet në Durrës, analizon ecurinë e procesit
- Deri 15 Prill procesi për zgjedhje brenda PS
-Nga 15 Prill - Zgjidhen delegatët e Kongresit me 'një anëtar një votë' 
- Qershor 2024 - Mblidhet Kongresi PS 

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur