Rama publikon numrin e ID së tij: Është si të marrin targën! Të votosh Kryemadhin, si të ngrihen Rilindasit nga varri, të ndihmojmë Metën të kthehet në shtëpi se e kërkon vajza

ELBASAN- Takimi i radhës i kryeministrit Edi Rama ishte në Elbasan, ku ajo që ra në sy ishte prezenca e një numri shumë të madh mbështetësit që ishin mbledhur jo vetëm brenda stadiumit 'Elbasan Arena', por edhe jashtë saj, duke sfiduar edhe kapriçot e motit si edhe në respekt të masave anti COVID. "Atmosferë si në ndeshjet e kuqezinjve", e krahasoi kryeministri Edi Rama, kjo pasi sipas tij në 25 prill, nuk "luhet" për një parti, por për të gjithë Shqipërinë.

" E ndjej veten në atmosferën e një ndeshjeve të kuqezinjve, pjesë e një skuadre kombëtare që në 25 prill nuk do të shkojë te kutia e votimit, për një palë, por për çdo shqiptare", tha Rama.

Ai ka treguar dhe numrin e kartës së tij të ID, si një përgjigje për akuzat e shumta se patronazhistët po vjedhin të dhënat. Kreu i qeverisë i ktheu përgjigje edhe akuzave të Presidentit Meta për marrjen e të dhënave të tij personale nga mazhoranca socialiste, madje komentoi me ironi duke thënë se të dhënat "Likeq", siç ai e quajti "nuk i dihen as dreqit".  Kreu i ekzekutivit u bëri thirrje qytetarëve që të mos shqetësohen për publikimin e numrit të kartave të identitetit, pasi ato aktualisht janë sikur të marrin ‘targën e makinës’.

"Kam marrë me vete kartën e identitetit. Dua t’ju lexoj numrin e identitetit atyre që janë shqetësuar nga kjo përpjekje e tërbuar për t’ju futur pasigurinë, për t’ju futur ankthin dhe për t’ju çoroditur sikur çfarë ka ndodhur. Mbajeni shënim kartën time të identitetit: Rama Edi; kombësia, shqiptare; Lindur në Tiranë; 04.07.1964 dhe numri i kartës sime G40704039G. Ja e morët dhe kartën time. Ç’e doni? Kujt i duhet ky numër? Çfarë do bëni me këtë numër?

E dëgjuat Liken? Më kanë marrë kartën tha. Më dinë numrin. O Like ne të dimë shumë gjëra ty se ai numër nuk i duhet dreqit. Prandaj mos u shqetësoni fare, askush të mos shqetësohet. Karta e identitetit e cila është trashëguar nga një kohë tjetër sot nuk është ende karta e ID-së që duhet të jetë sepse do të ishte problem nëse karta jonë e identitetit nuk do ishte thjesht dokument identifikimi, por do kishte brenda të dhëna personale, do kishte brenda sigurimet shoqërore, do kishte brenda kartat shëndetësore, do kishte brenda shumë informacione të tjera siç kanë kartat e identitetit në shumë vende dhe të gjitha vendet e Europës ku duam të integrohemi. Kjo është si me të marrë targën e makinës. Kjo është si me të marrë nuk e di, numrin 12”, tha Rama.

Rama shtoi se skuadra e PS-së me në krye Evis Kushi është krijuar për t'i shërbyer Elbasanit me emra që kanë lindur dhe janë rritur në këtë qytet, në ndryshim nga partitë e tjera, që sjellin kandidatë nga Tirana. E ndalur këtu, te kundërshtarët politik, Rama u ndal në secilin pre tyre duke thënë se "të votosh PD-së është si avion pa krahë, të votosh Kryemadhin si të ngrihen nga varri Rilindasit" , e ndërsa tha se duhet "ndihmuar presidenti Ilir Meta që të shkojë në shtëpi, pasi po e kërkon vajza e tij".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:12
PS mbyll fushatën në Elbasan, Balla: Në mandatin e ri do të çojmë  përpara të gjitha investimet e nisura (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, Drejtuesi Politik i Pastisë Socialiste për qarkun e Elbasanit, Taulant Balla morën pjesë në takimin e mbylljes së fushatës elektorale në mjediset e stadiumit Elbasan Arena.

Në nisje të fjalës së tij, Balla shprehu falënderime të përzemërta për të gjithë të pranishmit, teksa apeloi për kujdes të shtuar ndaj masave anti COVID-19, pasi jeta është gjëja më e rëndësishme që ka çdo njeri.

“Shumë faleminderit dhe shumë faleminderit edhe atyre që janë përjashta. Për shkak se duhet të respektojmë distancat nuk mund t’i fusim të gjithë brenda. Ne nuk jemi si ata, unë e di që sot pas këtij takimi, në ato banaqet e darkës do të fillojnë: Ja Partia Socialiste i shkeli masat, nuk eshtë e vërtetë.  Distanca është respektuar në çdo cep dhe ju lutem edhe atyre që janë jashtë të respektojnë distancat sepse jeta është gjëja më e rëndësishme që ne kemi”, u shpreh Balla.

Balla kundërshtoi deklaratat e opozitës, e cila më herët vuri në pikëpyetje punët dhe investimet që ka bërë qeveria Rama në zonën e Elbasanit. Ai foli edhe për synimet e vitit të parë të mandatit të tretë qeverisës.

“Na kërkojnë bilanc e na thonë çfarë kemi bërë këto 8 vite dhe unë do ta filloj me diçka që është shumë konkrete. Këtu në Elbasan, në vitin 2013, ne gjetëm vetëm 603 legalizime ose i binte 1 në 2 ditë kishin bërë ata. Në arritëm nga 2013 në 2021 të kemi plot 17 500 legalizime në Elbasan ose nëse do të kishte vazhduar Luli dhr Iliri, Mona dhe Saliu në pushtet me njëri-tjetrin. Unë sot dua t’i them çdo familje të qarkut të Elbasanit që ne do ta mbyllim legalizimin në qarkun tonë brenda vitit të parë të mandatit tonë të ri sepse e kemi bërë pjesën më të madhe të punës”, pohoi Balla për të pranishmit në takim.

Një vëmendje të veçantë në fjalën e tij, Balla ia kushtoi edhe ndërhyrjeve që janë bërë nga qeveria në tetë vite qeverisje, duke e vënë theksin kryesisht tek uji i pijshëm, infrastruktura rrugore, rrjeti i shpërndarjes së energjisë elektrike, etj.

“Na pyesin çfarë bilanci kemi në Prrenjas dhe unë do t’ju them që me punët që kemi bërë vetëm dy vitet e fundit, ne nuk krahasohemi jo me 8 vitet e tyre por nuk krahasohemi nëse doni të merrni bashkë 28 vite. Kemi ndërhyrë për të garantuar furnizim me ujë të pijshëm, kemi ndërhyrë për të garantuar infrastrukturë rrugore, rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, po kështu kemi bërë në Librazhd. Çfarë pune ke bërë në Librazhd thotë Luli? Isha në Librazhd dhe e gjeta shkretëtirë, unë nuk e di nëse ke qenë në Librazhd por duhet t’i hedhësh sytë në vendin e duhur që të shohësh gjithë atë punë të madhe që është bërë në Librazhd. Unë jam shumë krenar që kemi arritur ta transformojmë Librazhdin por si në Prrenjas dhe Librazhd ky është vetëm fillimi i një pune të madhe që do të prekë çdo fshat të Librazhdit e Prrenjasit”, vijoi më tej në fjalën e tij Balla.

Drejtuesi politik i PS për qarkun e Elbasanit, Taulant Balla garantoi të pranishmit se me marrjen e mandatit të ri, do të çohen përpara të gjitha investimet e nisura.

“Elbasani është shembulli ynë i qeverisjes vendore. Dua t’ju them të gjitha njësive administrative  se ne do të punojmë më shumë se sa kemi bërë deri më tani. Investimet që kemi nisur do t’i çojmë përpara dhe qytetit të Elbasanit do t’i japim shkëlqimin që i takon. Kalaja, Bypass-i, uji i pijshëm do të jenë sfidat tona të punës,”- tha Balla.

Në fund të fjalës së tij Balla nuk kurseu komentet edhe për kryeministrin Rama, pa të cilin sipas tij, asgjë nuk do të ishte bërë e mundur, ndaj kërkoi nga banorët ta mbështesin atë me votë në zgjedhjet e 25 prillit.

“Ai që na ka ndihmuar të bëjmë gjithë këto punë dhe ka transformuar të gjitha komunitetet tona, ka nisur punën për t’i dhënë Elbasanit shkëlqimin që meriton ka vetëm një emër. Ai quhet Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë. Ndaj unë dua që t’i kërkoj popullit të Elbasanit në çdo cep, në 25 prill ne duhet të bashkohemi më shumë se kurrë t’i japim Edi Ramës mbështetjen që nuk e ka parë më parë në këtë qark. 9 mandate është objektivi ynë minimal,” e mbylli fjalën e tij Balla.

 

Ora 18:40
Rama në Elbasan: Të votosh Kryemadhin është si të ngrihen Rilindasit nga varri, të ndihmojmë Metën të kthehet në shtëpi se e kërkon e bija (VIDEO)

Në takimin në Elbasan, kryeministri Edi Rama ka komentuar me ironi kundërshtarët e tij politik, duke thënë se skuadra e PS-së është bërë pikërisht për këtë qytet.

" Kalaja e Elbasani një nga magnetet më të fuqishme të turizmit, jo vetme në Elbasan, por për të gjithë Shqipërinë. Elbasani ka mundësi që të zgjedhje një skuadër që është krijuar për Elbasanin, jo njerëz që i kemi sjellë nga Tirana për të marrë vota, qershinë mbi tortë e kemi marrë nga Kalaja, Evis Kushin. Duke votuar Evisin votojnë për fëmijët e tyre që s'kanë të drejtë vote. PD si aeroplan pa bisht, më tregoni 1 tullë që bëri për Elbasanin, apo një shkollë që ndërtoi. Të votosh për Monika Kryemadhin është të ngresh nga varri të gjithë Rilindasit, duhet të ndihmomë Ilir Metën të kthehet në shtëpi", tha Rama.

 

Ora 18:28
Rama nga Elbasani: Kryemadhi futi në furrë 12 ballokume, nxori 6, i vunë një njollë ditës së verës (VIDEO)

Nga Elbasani, aty ku kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, kryeministri Edi Rama ka komentuar me ironi dhe batuta videon ky ajo futi në furrë 12 ballokume dhe nxori 6.

" I vunë një njollë festës së shqiptarëve, futi 12 ballokume dhe nxori 6. Nuk dua t'ju flas se ca kemi bërë, se kemi bërë shumë, por unë dua t'ju flas pse jam këtu sot. Unë sot jam këtu dhe në këtë ndeshje ju kërkoj mbështetje për një mandat të tretë për PS, jam këtu se jam i pakënaqur se gjërat që kemi bërë nuk janë ato që mund, duhet dhe bëjmë për Shqipërinë, por sepse kemi një luftë të madhe në 2 fronte, rindërtimi dhe pandemia", tha Rama.

1618935832_Screenshot7.jpg 

Ora 18:25
Rama mbledh qindra njerëz brenda dhe jashtë 'Elbasan Arena' në respekt të masave anti-COVID: Ndihem si në ndeshje e kombëtares (FOTO)

Kryeministri Edi Rama ka mbledbur ditën e sotme qindra mbështetës në ambientet e brendshme dhe të jashtme të stadiumit ' Elbasan Arena' në Elbasan në respekt të masave anti- COVID. Këtë pamje, Rama e karasoi me një ndeshje të kombëtares Kuqezi. 

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tironci: 20/04/2021 21:21

    Me vinte keq kur kaloja ne elb dhe shihja njerez me km qe shisnin ballokume ne rruge ne shi ne diell per buken e gojes, por qekam gabuar

    Përgjigju
  • Eri: 20/04/2021 20:32

    Sido qe te dredhoje e llomotise nuk ka per ti shpetuar pergjegjesise penale, si ideues, konceptues dhe urdherues skemes te paligjshme te perdorimit te te dhenave personale. Heret a vone nje prokurori ose prokuror i pergjegjshem do te kryeje detyren sipas ligjit.

    Përgjigju
    • Eri: 21/04/2021 05:59

      Per Lyl mashtruesin: Kushdo qe te kryeje veprime kriminale duhet te ndershkohet, me Lyl e Lal apo Rrok a Tome! Me Rreme a Rama apo Lilo e Sala.

    • Lyl mashtruesi: 20/04/2021 22:32

      Hapni syte se ideuesi eshte ai qe eshte mprehur per tu bere KM, por do behet ndoc rrokun

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës