Rama me artistët e rinj: Besoni
në ëndrrat tuaja/ Batuta 

Rama me artistët e rinj: Besoni<br />në ëndrrat tuaja/ Batuta 
Kryeministri u ka dhënë shpresë artistëve të rinj duke u premtuar mbështetjen e plotë të qeverisë, ndërsa tha se në këtë mandat kemi bërë më shumë se sa u bë në 25 vitet që kanë kaluar.
 
Ai tha se kemi bërë shumë në krahasim me ku ishim, por kemi për të bërë akoma më shumë, pasi mund të bëhet dhe duhet të bëhet.
 
"E vetmja që ku shkëlqente TOB ishte performanca e artistëve në skenë, ndërsa pjesa tjetër reflektonte plakje dhe braktisje të këtij ishulli fantastik që i ka dhënë Shqipërisë më shumë sesa i kanë dhënë politikanët" tha Rama, teksa kanë nisur rikonstruksioni i godinës.
 
Në aktivitetin me artistët e rinj të organizuar nga Ministria e Kulturës Kryeministri nderoi sopranon Enkelejda Kamani dhe e vlerësoi për shembullin e saj për të rinjtë shqiptarë.
 
"Forca e shembullit të Enkelejdës është shembull për të gjithë djemtë dhe vajzat e këtij vendi.
 
E rritur në një qytet, jo metropol i muzikës, por as i arteve, pranë Tiranës, por edhe larg në shumë aspekte, mund t'ia dalë me kurjo dhe pasion duke ndjekur ëndrrën e vet.
 
Besoj se është një shembull se ardhmja është e atyre që besojnë te bukuria e ëndrrave të tyre.
 
Kur Ermonela Jaho ishte e vogël thoshte do këndoj në 'La Scala', disa e shikon me keqardhje, por ajo këndoi atje dhe në skenat më prestigjoze të botës
" tha Rama.
 
Gjatë aktivitetit nuk munguan edhe batutat për drejtoreshën Zana Çela. "Më vjen mirë për Zana Çelën që ka sjellë mbarësi në TOB, është pritur si rikthimi i shtrigës, por jam i bindur që është shtriga e duhur për TOB, që sikur e dini edhe ju po rindërtohet, pasi u la për shumë vite pas dore" përfundoi ai.




  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar