Rama: Nëse opozita vjen në pushtet, harrojeni procesin e vaksinimit, rindërtimi do të zvarritet dhe nuk do të përfundojë

 

Kryeministri Edi Rama ka thënë nga Fieri se procesi i vaksinimit do të kthehet në një humbje nëse vjen në pushtet opozita. Rama ngriti pyetjet duke nënkuptuar se opozita nuk ka aftësinë që të sigurojë vaksina anti COVID në vend. Sa i përket procesit të rindërtimit, Rama tha se nëse vjen opozita do të zvarritet dhe nuk do të përfundojë.

‘Ne e kemi çliruar një pjesë të madhe nga plehrat. Do të shohim sesi i është vënë në punë impianti i madh i përpunimit të mbetjeve, por jo kudo çështja e plehrave është zgjidhur. Ne e kemi transformuar sistemin tonë shëndetësor spitalet tona, por për fat të keq në sistemin tonë shëndetësor nuk është një Tire që u kap por ka plot Tire që duhen nxjerrë jashtë sistemit. Ende nuk jemi në atë situatë ku njerëzit të jenë të qetësuar përfundimisht nga ato lajmë që nuk janë të mira.

Sot fëmijët kur shkojnë në maturë e kanë të qartë që në universitet do të hyjnë aty ku e meritojnë. Të ketë një universiteti të lidhur me spitalin. Të hapim një universitet mjekësie në Fier. Kjo bëhet duke vazhduar që të fitojmë betejën. Që armiku i padukshëm të jetë zhdukur. Kush do ti bëjë këto, kush do të vazhdojë ta vaksinojë popullin shqiptar. Kush mendoni ju se do të sigurojë vaksina, ata? Ai që u bën thirrje nga gropa dixhitale. Harrojeni me ata edhe procesi i vaksinimit, që është tashmë i fituar, do jetë një humbje! Ata do të kthejnë në shtëpi njerëzit pas tërmetit! Do të kthehet në një zvarritje, procesi i rindërtimit, dhe nuk do të përfundojë. Me ata sezoni turistik do të dështojë. Nuk do të ndodhë, ky mesazh i imi është për ata shqiptarë që akoma u shkojnë nga mbrapa. Për ata që për inat të vjehrrës do të flenë më mullixhiun.’- tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama me qytetarët në Fier: Nëse opozita vjen në pushtet, procesi i vaksinimit humb! Luli është kukull, s'mund të lejojmë më Ilirin dhe Saliun ta bëjnë Shqipërinë sërish copash


M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura