Rama me banorët në Floq: Shtëpitë do rindërtohen më të mira seç ishin para shembjes, do ju sjellim edhe orendi

Rama me banorët në Floq: Shtëpitë do rindërtohen më të mira seç ishin para shembjes, do ju sjellim edhe orendi

Gjatë takimit me banorët e Floqit, të cilët janë sistemuar në çadra pas tërmeteve të forta që goditën Korçën disa ditë më parë, Rama deklaroi se banesat e tyre do rindërtohen edhe më të mira se më parë. Rama tha se përveç shtëpive, atyre do iu dhurohen edhe orendi të cilat mund të kenë pësuar dëmtime.

"Kjo ishte diçka që ndodhi, nuk e kishim në dorë. Shtëpitë do jenë edhe më mirë se sa ishin. Do iu kompensojmë edhe dëmet. Kemi bërë bilancin dhe kemi bërë gati edhe planin e ndërhyrjes në mënyrë që brenda verës të kemi zgjidhur të gjithë problematikat që në vjeshtë të jeni në banesat tuaja. Do ndërtohen me maksimumin e shtëpisë. Kjo është një e keqe që nuk e ndalonim dot, por ka një të mirë se shtëpitë do jenë më të mira se më përpara. Duam që të gjithë të jenë në shtëpi para shirave. Do ju ndihmojmë edhe me orenditë që ndoshta edhe që nuk i keni pasur, por do i keni. Do ta bëjmë me të gjithë shpejtësinë e nevojshme. Ne do t'i rindërtojmë të gjitha shtëpitë pa diskutim. Do bëjmë edhe një ndihmë për orenditë e brendshme pasi mund të ketë orendi që mund të jenë shkatërruar, por ajo që duam ne është të bëhen para mbarimit të verës", tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama shkon në çadrat e tërmetit: Të gjitha shtëpitë do rindërtohen brenda verës (VIDEO)


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Revista kaliforniane: Zbuloni Rivierën Shqiptare dhe plazhet mahnitëse me ujëra bruz

Revista kaliforniane: Zbuloni Rivierën Shqiptare dhe plazhet mahnitëse me ujëra bruz