Rama shkon në çadrat e tërmetit: Të gjitha shtëpitë do rindërtohen brenda verës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ishte ditën e sotme në Floq, nga ku pa nga afër situatën në të cilën ndodhen banorët e prekur nga tërmetet që përfshinë Korçën disa ditë më parë.

Ai është takuar me disa banorë të cilët prej ditësh po qëndrojnë në çadra e ndërsa ka premtuar që shtëpitë e tyre do ndërtohen brenda verës.

"Në fshatin Floq me të prekurit nga Tërmeti. 
Të gjitha shtëpitë do të rindërtohen brenda verës"
, shkruan Rama.

Foto e postuar nga Edi Rama

Pasi është ndalur tek çadrat ku janë vendosur një pjesë e banorëve, kreu i qeverisë ka shkuar në ambientet e shkollës ku ndodhet pjesa tjetër e banorëve shtëpitë e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti.

Në fshatin Floq të bashkisë Korçë rezultojnë 65 banesa të shkatërruara, ndërsa 100 të tjera kanë pësuar dëmtime të lehta. Banorëve u janë shpërndarë ndihma ushqimore, ndërkohë që pranë tyre janë shërbimet mjekësore.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:50
Rama gjatë takimit me banorët në Floq: Ju të PD-së edhe kur e kuptoni që ja fusni kot, nuk vini mend

Kryeministri Edi Rama u takua me disa banorë teksa pa nga afër edhe çadrat ku jetojnë disa nga banorët të cilëve ju prekën shtëpitë nga tërmetet. Gjatë takimeve nuk munguan as batutat por as mesazhet për demokratët.

Banori:Jam emigrant kam votuar gjithë jetën për PD. Unë nuk i votoj më kurrë, as ty nuk të votoj po më gënjeve.

Edi Rama: Ti do vazhdosh të votosh për PD, se ju kështu jeni ju. Por rëndësi ka që e ke kuptuar që ja ka fut kot. Kështu jeni ju të PD-së, edhe kur e kuptoni që ia fusni kot nuk vini mend.

Ora 20:08
Rama me banorët në Floq: Shtëpitë do rindërtohen më të mira seç ishin para shembjes, do ju sjellim edhe orendi

Gjatë takimit me banorët e Floqit, të cilët janë sistemuar në çadra pas tërmeteve të forta që goditën Korçën disa ditë më parë, Rama deklaroi se banesat e tyre do rindërtohen edhe më të mira se më parë. Rama tha se përveç shtëpive, atyre do iu dhurohen edhe orendi të cilat mund të kenë pësuar dëmtime.

"Kjo ishte diçka që ndodhi, nuk e kishim në dorë. Shtëpitë do jenë edhe më mirë se sa ishin. Do iu kompensojmë edhe dëmet. Kemi bërë bilancin dhe kemi bërë gati edhe planin e ndërhyrjes në mënyrë që brenda verës të kemi zgjidhur të gjithë problematikat që në vjeshtë të jeni në banesat tuaja. Do ndërtohen me maksimumin e shtëpisë. Kjo është një e keqe që nuk e ndalonim dot, por ka një të mirë se shtëpitë do jenë më të mira se më përpara. Duam që të gjithë të jenë në shtëpi para shirave. Do ju ndihmojmë edhe me orenditë që ndoshta edhe që nuk i keni pasur, por do i keni. Do ta bëjmë me të gjithë shpejtësinë e nevojshme. Ne do t'i rindërtojmë të gjitha shtëpitë pa diskutim. Do bëjmë edhe një ndihmë për orenditë e brendshme pasi mund të ketë orendi që mund të jenë shkatërruar, por ajo që duam ne është të bëhen para mbarimit të verës", tha Rama.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • USA: 06/06/2019 14:01

    Sa shkoni nje e nga nje si dele mblidh qeverine per ndonje darke o Kryeminister apo nuk ka restorant atje.E keqja ndodhi nga natyra por shyqyr te pakten per ato familje ndodhi para votimeve e do ju ndihmojne nje çike te pakten.

    Përgjigju
  • Andis: 06/06/2019 02:46

    Bravo z Rama.

    Përgjigju
  • Tironsi: 05/06/2019 20:36

    Po' me duket se nuk do te mjaftoje koha per kete mashtrim te rradhes se do i besht shtepi atyre,po' ik e mendohu se ka do ikesh po' lidhu me ate ishkryeministrin e Maqdonise N.Gryesku se ai mund te ndihmoje per donje azil ne Hungari me duket se esht ai, per cfar po' shikohet tani e ke kohen me ore per bere dorheqjen o Kryehajduti,Kryedroga,kryekrimineli,Kryetradhtari

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen