Rama: Me buxhetin e ri do të ketë një tjetër rritje pagash për zjarrfikësit, mjekët, infermierët dhe mësuesit

Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me qytetarë tha se në fillim të vitit të ri do të ketë një rritje tjetër për zjarrfikësit.

‘Dua të nis me disa komente të ardhura nga disa miq të faqes të interesuar drejtpërdrejtë ose indirek, lidhur me rritjen e pagës për zjarrfikësit. Është e vërtetë që është një rritje, e cila as nuk i përgjigjet në fakt kërkesës së bërë prej tyre me të drejtë dhe as nuk i përgjigjet objektivit tone. Sepse është një rritje për këtë tre mujor, ndërkohë që me buxhetin e ri do ketë për zjarrfikësit një tjetër rritje, siç do të ketë edhe për mjeket dhe infermierët, mësuesit. Kështu që, dua t’ju them të gjithë punonjëseve zjarrfikës dhe familjeve të tyre që jam absolutisht dakord me këtë shprehje pakënaqësie apo pasigurie, ndoshta ngaqë nuk e kemi shpjeguar si duhet se ky është vetëm hapi i parë në këtë fundviti për të filluar si për të gjitha kategoritë e tjera për të cilët rritëm pagat dhe ndërkohë menjëherë me buxhetin e ri, ashtu siç do të parashikojmë edhe një tjetër rritje për të vazhduar të përballojmë inflacionin  e luftës për pensionistët, do të kemi një rritje siç thashë për zjarrfikësit, për mësuesit, mjekët, infermierët siç e kemi edhe në programin tonë rritjen e përvitshme.   Atëherë fillojmë me pyetjet, i kemi faktikisht të ndarë në dy temat kryesore dhe më të nxehta edhe të ditëve të fundit, që është tema e energjisë dhe tema e operacionit ndëshkimor për metrat katror pa leje për qëllim fitimi.’-u shpreh Rama.


Lajmi kryesor:

Shtyrja e fashës 800 kilovat për tetorin, Rama: Në nëntor do të shohim parametrat! Me buxhetin e ri do të ketë rritje pagash për zjarrfikësit, mjekët, infermierët dhe mësuesit


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë