Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se me ecurinë e deritanishme të COVID-19, vlerësohet se një pjesë e konsiderueshme e 176 mijë punonjësve t'i rikthehen punës brenda muajit maj. Rama tha se pjesa më e madhe e punonjësve që përfitojnë nga paga direkte 40 mijë lekë me paketën e dytë financiare, brenda muajit maj do të rinisin punën.
Kryeministri gjithashtu shtoi se pagesa prej 40 mijë lekësh që do të jepet njëherë në mënyrë direkte do të fillojë të shpërndahet nga data 20 prill dhe brenda muajit të 176 mijë punonjësve do e kenë atë të derdhur në llogaritë përkatëse.
Një ditë më para Rama prezantoi edhe paketën e dytë financiare për të larguarit nga puna që nuk përfituan nga paketa e parë financiare. Paketa e dytë parashikon për pagat e punonjëse një buxhet prej 70 milionë dollarë, ku përfitojnë 176 mijë familje, ndërsa e gjithë paketa e a një buxhet prej 220 milionë dollarë dhe 150 milionë dollarë garanci sovrane për sektorët e turizmit, fasoneritë dhe bizneset prodhuese.
Konkretisht kategoritë që përfitojnë pagën direkte prej 40 mijë lekë janë: 100 mijë të punësuar në bizneset e vogla, të cilat janë goditur në xhiron e tyre gjatë javëve të kufizimit të lëvizjeve, 66 mijë punonjës në bizneset e mëdha që janë goditur gjatë këtyre javëve në vendet e tyre të punës dhe 10 mijë të punësuar në sektorin e turizmit
"Paketa e zgjeruar mbështet me një pagesë direkte 40.000 lek (400usd) 176.000 mijë familje
• 100 mijë të punësuar në bizneset e vogla, të cilat janë goditur në xhiron e tyre gjatë javëve të kufizimit të lëvizjeve
• 66 mijë punonjës në bizneset e mëdha që janë goditur gjatë këtyre javëve në vendet e tyre të punës
• 10 mijë të punësuar në sektorin e turizmit
Nga data 20 prill shuma 40.000 lek do të fillojë të derdhet në llogaritë e të gjithë këtyre individëve dhe brenda muajit të 176 mijë familjet përkatëse do ta kenë marrë atë
Me konsolodimin e ecurisë së derisotme të luftës, vlerësohet se një pjesë e konsiderueshme e këtyre punonjësve do të mund të rikthehen në punë brenda majit", shkruan Rama
Lajmi kryesor:
'Gjobat jo për të mbushur buxhetin e shtetit', Rama jep lajmin e mirë: Shpërblim çdo punonjësi që denoncon punën në të zezë (VIDEO)
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
29.9%
-
Jo
63.2%
-
Nuk e di
6.9%
Vota total: 770
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shteti Bektashi, Berisha e sulmon dhe e quan projekt antikushtetues dhe antishqiptar: Edi Rama, thikë pas shpine besimit mysliman
25 Janar, 20:08
-
‘Paraja ndjek pacientin’, Basha prezanton programin për shëndetësinë: Duhet sistem ku çdo shqiptar merr kujdesin sipas nevojës, jo sipas xhepit
25 Janar, 15:47
-
Fjala e PLOTË e Ramës për Shtetin Bektashi: Testament kombëtar, jo sekt fetar! Qendrën botërore në Shqipëri, të tjerët do e kishin shpikur
25 Janar, 14:01
-
Shteti Bektashi, Rama: Status si Vatikani, një emblemë nga e cila s'keni pse trembeni! Nuk erdhën këtu me ushtarë, janë komunitet drejt shuarjes
25 Janar, 12:51
-
Rama podcast me profesorin e PD që 'nuk i jep votën': Pavarësia e drejtësisë?! Skandaloze, gjyqtarët i rritën pagat vetes
25 Janar, 10:43
-
Komunitetet fetare e Rama 1 minutë heshtje për Kryepeshkopin Anastas! Begaj: Drejtoi kishën me mençuri e përkushtim! Meta: Trashëgimia e tij mbetet e gjallë
25 Janar, 08:35
-
Berisha flet me nostalgji për Enver Hoxhën: Në regjimin e tij pasuritë ishin të shtetit, kurse sot të këtyre hajdutëve (vetë i pandehur për aferën 'Partizani')
24 Janar, 21:52
-
Rama: Një grup kriminelësh në Onkologjik shkaktuan situatë dramatike! Me izraelitët e kthejmë QSUT në qendër ekselence! Rastet e rënda të fëmijëve do kurohen në Izrael
24 Janar, 11:37
-
Gati projektligji/ Krijohet ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ me fokus tek bujqësia! Rama: Motor zhvillimi për ekonominë, 250 mln € kredi të buta për biznesin
24 Janar, 10:15
-
Laboratorë Smart për mbi 35 mijë nxënës, do shtohen edhe në 615 shkolla të tjera
24 Janar, 08:51
-
FOTOLAJM/ Aleks Soros takohet me kryeministrin Rama në Davos: Shqipëria e para nga të gjitha
23 Janar, 18:42
-
Shqipëria në panairin e turizmit në Madrid, Rama: Qendër vizitorësh nga e gjithë bota
23 Janar, 17:01
O EDI o GAZETARE SOT KA DAL ADMINISTRATA E TERA NE PUNE, DREJTORET BEJNE PALLE NE SHTEPI, CA BEHET, VERTETOJINI...MADJE ME SHUME SE 7 apo 25% STAF!SKANDALLLLLLLLLLLLLLLLLL! DREJTIORET ME TE MEDHENJ SE RAMA!
Përgjigju