Paketa e II mbi 220 mln $/ Rama: Të larguarit nga puna 40 mijë lekë! Edhe 150 mln $ garanci për 3 kategori, shtyhet pagesa e këstit të tatim fitimit (VIDEO)

TIRANE-Qeveria ka prezantuar paketën e dytë ekonomike për të përballuar situatën e shkaktuar nga koronavirusi që kap shumën e mbi 220 milionë dollarëve, 150 milionë garanci sovrane dhe 70 milionë pagesa. Nga paketa e dytë do të përfitojnë 176 mijë persona nga tre kategori; 100 mijë punonjës të biznesit të vogël që nuk ishin pjesë e paketës së parë, 66 mijë punonjës që janë larguar ose pezulluar nga biznesi i madh (që nuk kanë punuar dhe ata që biznesi i ka hequr nga borderotë, rreth 40 mijë janë pushuar) dhe 10 mijë nga sektori i turizmit. Këto tre kategori do të përfitojnë 40 mijë lekë, në një pagesë të vetme.   

"Paketa është konceptuar si një pagesë e vetme dhe përmbledh disa kategori, siç thashë, përkatësisht 10 mijë punonjës në sektorin e turizmit, 66 mijë punonjës që janë larguar, pezulluar nga biznesi madh, pra çdo biznes me mbi 14 milionë  lekë të reja, xhiro në vit, të cilat u mbyllën apo u reduktuan ndjeshëm në aktivitetin e tyre, si edhe 100 mijë punonjës në bizneset e vogla, të cilët kanë punuar me xhiro minimale për shkak të goditjes indirekte nga mbyllja e përgjithshme dhe nuk përfituan nga Paketa e Parë" tha Rama.

Përpos pagesës së punonjësve të larguar nga puna, për tre kategori, turizmin, fasonët dhe bizneset prodhuese, qeveria ka vendosur në dispozicion një tjetër garanci sovrane 150 mln dollarë (lexo këtu të paren). "Instrumenti i ri financiar për turizmin, industrinë fason dhe bizneset prodhuese, është një tjetër garanci sovrane prej 150 milionë USD, i cili do të vihet në dispozicion por me ndarje risku mes qeverisë dhe bankave duke pasur parasysh edhe nevojën e sektorëve.  Dhe duke u kthyer tek instrumenti i mëparshëm i garancisë, ne kemi vendosur sepse mund ta bëjmë sot, nuk e bënim dot dje, gjithmonë duke parë dinamikën, duke parë mundësitë, gjithmonë duke parashikuar qëndrueshmëri për nesër sepse nëse do na thoshte dikush lufta mbaron nesër paketat do ishin ndryshe. Pra në instrumentin e parë të garancisë, ne kemi vendosur që  qeveria do të marrë përsipër koston e interesit për kreditë".

Gjithashtu, të gjitha sipërmarrjet me përjashtim të sistemit bankar, telekomunikacionit dhe furnizimit me mall,  pagesat e kësteve të tatim fitimit do të mund ti bëjnë pas 30 shtatorit. Po ashtu, shtoi kryeministri Edi Rama, për turizmin, fasonët, call center dhe bizneset e vogla deri në 14 mln lekë në vit pagesat do të shtyhen përtej 31 dhjetorit të këtij viti, të kësteve të tatim fitimit. "Paketa e Zgjeruar përcakton se për të gjitha sipërmarrjet me përjashtim të sistemit bankar, telekomunikacionit dhe kompanive publike si edhe kompanive të zinxhirit të furnizimit me mallra esenciale që kanë pasur një volum normal madje të rritur në këtë periudhë, pagesat e kësteve të tatim - fitimit do të mund ti bëjnë pas datës 30 shtator. Ndërsa për turizmin, fasonët, call-centerat dhe bizneset e vogla me xhiro deri në 14 milionë lek në vit ose 140 mijë dollarë, këto pagesa shtyhen përtej 31 dhjetorit të këtij viti, pagesat e kësteve të tatim fitimit. Shlyerja e pagesave do të bëhet, në mënyrë proporcionale. Kjo Paketë e Zgjeruar, do të miratohet në 48 orët në vijim dhe shumat përkatëse do të fillojnë të lëvrohen për të gjithë nga data 20 prill".

Kostoja e paketës ekonomike, 150 mln dollarë garancia sovrane dhe 70 milionë e 400 mijë dollarë për pagesat e punonjësve të larguar ose pezulluar, në total shkon në 220 milionë e 400 mijë dollarë. Fatura e paketës së parë ekonomike me 7 pika ishte 300 milionë euro plus rreth 210 mln euro (ose 220 mln $) në paketën e dytë shkojnë në mbi 500 mln euro në total që i ka kushtuar deri tani buxhetit të shtetit lufta me koronavirusin.

Paketa e dytë ekonomike-Përfitojnë 176 mijë persona
Pagë 40 mijë lekë për;
100 mijë punonjës të biznesin të vogël që nuk përfituan nga paketa e parë
66 mijë punonjës nga biznesi i madh (që nuk kanë punuar dhe që biznesi i ka hequr nga borderotë)
10 mijë punonjës në turizëm

150 mln dollarë garanci sovrane për tre kategori;
Turizmi
Fasonët
Bizneset prodhuese

Të gjitha sipërmarrjet me përjashtim të sistemit bankar, telekomunikacionit dhe furnizimit me mall,  pagesat e kësteve të tatim fitimit do të mund t'i bëjnë pas 30 shtatorit.

Për turizmin, fasonët, call center dhe bizneset e vogla deri në 14 mln lekë në vit pagesat do të shtyhen përtej 31 dhjetorit të këtij viti, të kësteve të tatim fitimit.

Kostoja e paketës së dytë ekonomike, rreth 220 milionë e 400 mijë dollarë
150 mln dollarë garancia sovrane
70 milionë e 400 mijë dollarë për pagesat e punonjësve të larguar ose pezulluar

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:01
Rama-shqiptarëve jashtë: Të shtunën nisim riatdhesimet nga Roma...prenotoni që tani hotelet për karantinë

Ditën e shtunë do të nisë sërish plani i riatdhesimit dhe fluturimet do të nisin nga Roma. Në komunikimin për mediat, Rama tha se qytetarët duhet të prenotojnë hotelet ku duhet të vetëkarantinohen. "Kemi gati planin për të hapur plann  riatdhesimit dhe sipas gjasave të shtunën e kësaj jave do të nisim fluturimet nga Roma. Do prenotojnë vetë hotelin përkatës si struktura karantine. Këtë luftë kemi vetëm një rrugë. Atë që duhet si rruga më e gjatë, kjo është rruga ta fitojmë me nder dhe shëndet. Për ata që është kaq e vështirë, besoj se duke parë vendet e tjera dhe duke parë familjen përditë, besoj se rrugë më të drejtë se kjo nuk ka! Prandaj durim, besim dhe kurajo, më herët se vonë ne do të ndihemi të gjithë krenarë", tha Rama.

Ora 19:54
Rama: Garanci sovrane 150 mln $ për turizmin dhe fasonët, shtyhet pagesa e këstit të tatim fitimit

Për sektorët e turizmit, fasonët dhe bizneset prodhuese qeveria ka vendosur një tjetër garanci sovrane prej 150 mln dollarë për të përballuar situatën e krijuar nga koronavirusi. Kryeministri Edi Rama tha se risku për garancinë sovrane do të ndahet mes qeverisë dhe bankave duke pasur parasysh nevojën e sektorëve.  Një tjetër lajm për bizneset është edhe shtyrja e tatim fitimit. Të gjitha sipërmarrjet me përjashtim të sistemit bankar, telekomunikacionit dhe furnizimit me mall,  pagesat e kësteve të tatim fitimit do të mund ti bëjnë pas 30 shtatorit. Ndërsa për turizmin, fasonët, call center dhe bizneset e vogla deri në 14 mln lekë në vit pagesat do të shtyhen përtej 31 dhjetorit të këtij viti, të kësteve të tatim fitimit.

"150 mln dollarë garanci sovrane për turizmin, fasonët dhe bizneset prodhuese me ndarje risku mes qeverisë dhe bankave duke pasur parasysh nevojën e sektorëve. Ne kemi vendosur se nuk mund ta bënim dje, gjithmonë duke parë dinamikën, se nëse lufta do të na thoshte se mbaron nesër paketa do të ishte ndryshe. Në instrumentin e parë vendosëm që qeveria të marrë përsipër koston e interesit për kreditë. Po ashtu paketa e zgjeruar përcakton se të gjitha sipërmarrjet, sistemin bankar, telekomunikacionin dhe furnizimit me mall, që kanë pasur volum të rritur, pagesat e kësteve të tatim fitimit do të mund ti bëjnë pas 30 shtatorit. Për turizmin, fasonët, call center dhe bizneset e vogla deri në 14 mln lekë në vit pagesat do të shtyhen përtej 31 dhjetorit të këtij viti, të kësteve të tatim fitimit. Shtyrja do të bëhet në mënyrë proporcionale. Paketa do të miratohet brenda 48 orëve dhe shuma do të lëvrohet pas 20 prillit" tha ai.

Ora 19:50
Rama: Kategoritë që përfitojnë nga paketa e re financiare për COVID-19

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije ditën e sotme kategoritë që përfitojnë nga paketa e re financiare.

" Si një pagesë e vetme dhe përmbledh disa kategori, 10 mijë punonjës në turizëm, 66 mijë punonjës që janë larguar e pezulluar nga biznesi i madh, mbi 14 mln lekë të reja xhiro në vit, 100 mijë punonjës në bizneset e vogla që kanë punuar, por me xhiro minimale dhe nuk përfituan nga paketa e parë. Dua të bëj një rikthim pak në ditët e kaluara, ku pati ankesa se u pretendua se u refuzuan bizneset e vogla,  sikur u mohua ndihma jonë. Në fakt jo, në fakt shumica prej tyre nuk mund të miratoheshin se nuk ishin përfshirë në paketën e parë, edhe pse e thamë që në krte të herës, ata nuk ishin në paketën e parë", tha Rama.

Ora 19:49
Rama: Kush është larguar nga puna do të marrë 40 mijë lekë (Kategoritë)

Nga paketa e dytë ekonomike 100 mijë qytetarë ku përfshihen edhe ata që janë në biznesin e vogël por janë refuzuar (lexo këtu) do të marrin 40 mijë lekë pagë. 66 mijë qytetarë të tjerë që kanë humbur punën do të marrin po ashtu 40 mijë lekë. Po ashtu 40 mijë lekë pagë do të përfitojnë edhe 10 mijë punonjës të sektorit të turizmit.

"Ja ku jemi sot kur jemi gati që ti trajtojmë ndershmërisht të gjithë me gjithë mundësinë që na jep mundësia financiare. Atëherë për kategorinë e 100 mijë qytetarëve ku thashë përfshihen ata që janë në biznesin e vogël dhe nuk bënin pjesë në paketën e parë 4 miliard lekë dhe cdo individi do i japim 400 dollarë drejtpërdrejt.

Po kështu për ata që e kanë humbur punën 66 mijë, do të japim 2.64 mld lekë dhe do ta marrin 400 mijë lekë direkt. Jemi të vetëdijshëm për turizimin, fasonët, dhe të gjitha prodhueset do të krijohet kapital qarkullues. Por para se të vijmë këtu, në listën e atyre që do të ndihmohen direkt janë edhe 10 mijë punonjës në sektorin e turizmit do të marrin 400 mijë lekë, pra 4 mld dollarë të tjera".

Ora 19:48
Rama: Nga paketa e dytë përfitojnë 176 mijë persona! Në maj e treta

Nga paketa e dytë do të përfitojnë 176 mijë persona nga tre kategori; 100 mijë punonjës të biznesit të vogël që nuk ishin pjesë e paketës së parë, 66 mijë punonjës që janë larguar ose pezulluar nga biznesi i madh (që nuk kanë punuar dhe ata që biznesi i ka hequr nga borderotë, rreth 40 mijë janë pushuar) dhe 10 mijë nga sektori i turizmit. Këto tre kategori do të përfitojnë 40 mijë lekë, në një pagesë të vetme. 

"Goditjet kanë qenë valë – valë por sot që flasim, kjo paketë e zgjeruar, do të mbështesë, përveç atyre të parëve, plot 176 mijë të tjerë, individë dhe familje. Të cilët nuk janë goditur në të njëjtën kohë dhe nuk i përkasin të njëjtës kategori. Por të gjithëve do ti japim mjetin financiar, për ta përballuar me një frymëmarrje më të lehtësuar, këtë 40 ditësh vendimtar që kemi përpara, deri në fund të majit. Pse deri në fund të majit? Deri në fund të majit, sepse ne besojmë që duke e mbajtur të shtrënguar fort zinxhirin mbrojtës të unitetit e të solidaritetit kombëtar, kurba e infeksionit do të shkojë në një ulje të vazhdueshme dhe do të mund të lëvizim jashtë perimetrit të rrethimit ku jemi sot, me shumë kujdes me hapa shumë të matur por duke mundësuar kthimin në punë normalisht, patjetër me kushte strikte, të një numri të konsiderueshëm të atyre që do të përfitojnë nga Paketa e Zgjeruar.

Por në të gjitha rastet, ne do të jemi gati për Paketën e Tretë, mes datave 20-25 maj duke parë gjithmonë dinamikën  në të dyja frontet dhe përsëri do të jemi në gjendje t'i gjendemi pranë të gjithë atyre që nuk do të kenë të ardhura nga puna në atë moment për shkak të pamundësisë së daljes nga perimetri i rrethimit mbrojtës. Pra çdo përfitues nga kjo Paketë e Zgjeruar, do të mbështetet për të rezistuar, pa makthin e zbrazjes së plotë të arkës së familjes, deri në fund të majit. Prandaj edhe paketa është konceptuar si një pagesë e vetme dhe përmbledh disa kategori, siç thashë, përkatësisht 10 mijë punonjës në sektorin e turizmit, 66 mijë punonjës që janë larguar, pezulluar nga biznesi madh, pra çdo biznes me mbi 14 milionë  lekë të reja, xhiro në vit, të cilat u mbyllën apo u reduktuan ndjeshëm në aktivitetin e tyre, si edhe 100 mijë punonjës në bizneset e vogla, të cilët kanë punuar me xhiro minimale për shkak të goditjes indirekte nga mbyllja e përgjithshme dhe nuk përfituan nga Paketa e Parë. 

Këtu dua të bëj një rikthim pak në ditët e kaluara kur pati jo pak ankesa sepse u pretendua se u refuzuan bizneset e vogla që aplikuan për të përfituar nga pagesa e parë dhe u krijua një keqkuptim i madh, që u ushqye pastaj dhe me akuzat e zakonshme të jetës së përditshme sikur u mohua ndihma jonë. Në fakt jo. Në fakt shumica prej tyre nuk mund të miratoheshin  sepse nuk ishin të përfshirë në Paketën e Parë dhe edhe pse e thamë në krye të herës, janë goditur rëndë në xhiron e tyre e për pasojë në të ardhurat e tyre, ata nuk ishin në paketën e parë por do të përfshiheshin në paketën e zgjeruar dhe ja ku jemi sot. Pra në total, paketa e zgjeruar adreson nevojën për pak frymëmarrje në ekonominë familjare të 176 mijë individëve dhe në total, 70 milionë dollarë. Është shumë shumë e konsiderueshme e cila ju  shkon të gjithë atyre që e kanë të nevojshme sot të ndjehen të mbështetur dhe ne nuk i lëmë vetëm, natyrisht duke i  kërkuar njëkohësisht të vazhdojnë rezistencën dhe të respektojnë deri në fund rregullat me të cilat ne duhet e do ta fitojmë këtë luftë".

Ora 19:45
Rama ftesë Bashës për takim online: Të bashkojmë forcat dhe ekspertët e t'i flasim popullit me një gjuhë!

Kryeministri Edi Rama i ka bërë sërish ftesë opozitës dhe drejtpërdrejtë kryedemokratit Lulzim Basha për një takim online, për të bashkuar të gjitha forcat dhe ekspertët në këtë situatë për t'i folur popullit në një gjuhë të vetme.

"Asgjë nuk kemi kursyes e as nuk do kursej,ë që t'ua lehtësojmë frumarrjen nga ato që janë prekur ekonomikisht. Pyeti vetën cili do të ishte ai kryeministër ëë sdo donte të jepte gjithçka, njerëzve që mos të ndjejë një stres të madh. Nuk ekziston një i tillë. Kemi ngritur një ekip të madh me ekspert nga pikëpamja mjekësore, kemi ngritur edhe një rrjet tjetër për të bërë më të mirën në përballimin e personave që sjell mbi më të prekurit ndaj jush dhe mbi ekonominë shqiptare! Do bëjmë çmos që askush të mos i mungojë ndihma jetike, por të gjithë ta kuptojmë se nuk mund t'i shpenzojmë të gjitha menjëherë municionet dhe nuk e dimë sa do zgjasë, do të dalim nga kjo luftë të dëmtuar, por jo të shkatërruar. opozita e ka humbur mundësinë për të na ardhur në ndihmë, për të garantuar shëndetin e njerëzve dhe për të bashkuar rezistencën ekonomike, Ia kam kërkuar Bashës, të bashkojë forcat me mua dhe ekspertët, qoftë për të fituar ku është viaj e zjarrit dhe për të rezistuar ekonomikisht. Përgjigjen e keni dëgjuar të gjithë, akuza për punën heroike dhe receta me iluzione. Nuk po qahen dhe nuk dua të fajësojë askënd, jam i keqardhur që në vend të bashkimit që pushteti që duhet mbrojtur është jeta e cdo njeriu, nuk janë ulur armët të luftës, as në emër të njerëzve dhe as në emër të atdheut. Kurrë nuk është vonë, thirrja ime është le t;i bashkojmë forcat dhe t'i ballafaqojmë në distancë sociale, por sy më zy në takime online, le ti flasim popujve në një zë për të mbrojtur çdo jetë shqiptari, që nga Shkodra, si komunist deri në Vlorë, si opozita që mundte me të qeshura. Le të bëhemi bashkë e të dalim faqebardhë nga ky takim. Uroj që nga ky apel i sinqertë të mos bjerë në vesh të shurdhët, se sa kemi kaluar mesin e tunelit dhe na ndan nga dalja", tha Rama. 

Ora 19:39
Rama: Po qëndrojmë në mbrojtje pavarësisht dhimbjes në ekonominë familjare, por të vdekurit nuk i ringjallim dot nesër

Kryeministri Edi Rama tha se masat shtrënguese duhet të vijojnë, dhe kjo është vetëm se në mbrojtje të jetës.

"E provuan disa të tjerë shumë më të mëdhenj më të fuqishëm se ne që ranë pre e sirenave dhe sot janë zhytur në vorbull infektimi dhe vdekje nga ku ende nuk po nxjerrin kokën në sipërfaqe. Ne e kemi kaluar fazën më të rëndësishme mbrojtjen e jetës, nuk numërojmë ë të vdekur përditë, por kurba mbahet nën kontroll më mirë se në shumicën e vendeve të Evropës, nuk shohim shtretër të mbushur, nuk kemi asnjë humbje jete në bluzat e bardha dhe nuk kemi as kufoma që s'kemi ku t'i varrosim. Detyra ime është të mos e ngatërroj dhimbjen aspak të vogël në jetën e përditshme në ekonominë vogël familjare me shkakun e vërtetë të këtij qëndrimi në mbrojtje që po mbajmë. Ky qëndrim i fortë në mbrojtje e cenon lirinë e qytetarëve, e cenon ndjeshëm ekonominë e familjeve shqiptare, edhe ekonominë tonë kombëtare. Ama mos e harroni, unë nuk e kam të drejtë ta harroj dot: Liritë edhe do të kthehen sapo ta fitojmë këtë luftë, ekonomia do ringrihet, por të vdekurit nuk i ringjallim dot nesër, nëse sot e tradhtojmë kauzën", tha Rama.

Ora 19:36
Rama: Armiku s'na kapi, por tani jemi kthyer në rrezik i vetes! Jam shumë i shqetësuar

Kryeministri Edi Rama u shpreh se është shumë i shqetësuar nga humbja e durimit të shumë personave që kërkojnë që të hapen punët dhe kufijtë për të lëvizur. Rama u shpreh se ne sot jemi një rrezik potencial i vetvetes, pasi sulmi armik nuk na zuri në befasi.

'Të dashur miq, lufta është ende larg së mbaruari. Rasti i Shkodrës na mësoi se cdo ulje e vigjilencës dhe se po dal se mua nuk do të më kapi dhe se cdo nxitim për t'u kthyer në normalitet mund të na kthejë pas dhe të na fusë në qorrsokakun që kemi shmangur me dinjitet. Cdo familje, ndërmarrje, qeveria është në hall. Lufta vjen për të na shtuar hallet jo zgjidhur.

Në këtë luftë të hatashme me një armik të padukshëm askush nuk e ka një zgjidhje për gjithçka, askush nuk e ka një përgjigje për cdo dilemë dhe dilemat janë të forta. Askush nuk e di me siguri se ku është fundi. Ne shqiptarët që kemi një vend të vogël, jo me pak halle edhe pa këtë luftë, nuk duhet të harrojmë gjënë më të qarë; sot halli i halleve që na bashkon dhe askush nuk shpëton dot i vetëm është mbrojta e jetës dhe Shqipërisë nga një katastrofë humanitare.

Të tjerat janë të rëndësishme por të gjitha ti mbledhësh nuk janë aq të mëdha sa mund të kishim apo mund të kemi nëse nuk funksionon solidariteti. Deri këtu e ka penguar armikun të bëjë kërdinë që po bëhen lart e poshtë në Europë dhe botë. Unë sot jam shumë shumë në merak, sepse e lexoj dhe e dëgjoj, e ndjej se shumë po kujtojnë se ia hodhëm. Hap punët dhe rrugët. Na liro se ti nuk je Zoti, thonë disa. Në fakt kemi hyrë në një fazë shumë delikate, ku rreziku jemi më shumë ne sesa armiku, ne sot jemi një rrezik potencial i vetvetes, sulmi armik nuk na zuri në befasi, nuk na i mbushi spitalet me të plagosur.

Sot shansin e fundit për të na bërë gjëmën armiku ka dobësinë njerëzore, që shumë prej nesh nga humbja e durimit mund të na nxisë të bëhemi aleati i munguar i tij. Unë e di, por edhe e vuaj pa pushim dhimbjen tuaj, familjeve që kanë më shumë halle, të prindërve që nuk sjellin të ardhurat nga puna që është mbyllur, atyre që nuk kthehen, deri në palcë e ndjej dhimbjen që nuk ia del të qetësohet" tha Rama.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bes: 14/04/2020 08:12

    Seriali Tallja vazhdon po degjoja si ju referohej ndimes qe duhej te jepej, Paketa Shpetimtare Rama 1 2 dhe 3. Kete fjali e permendte sa here permente ndimat qe supozohet se do mari biznesi dmth borxhi publik qe po krijohet shitet si Paket Shpetimtare Rama. Kurse garancia qe ky ju jepte bankave qe te japin kredi ju referohej me termin i Garanton Risku Sovran. Domethen keqmnaxhimin pasojat qe ky krijon ja le taksapagusve shqiptar ne vitet ne vijim. Nga ato qe thot duket qart qe do ndimoj vetem oligarket dhe klanin e PPP me milionat e buxhetit pjesa tjeter biznesi vogel dhe i mesem do mari premtime. Po te kishte plan per te dhen do ishin dhen europa i ka shly detyrimet ka ber likujdim ka maru pune me 1 paket.

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 13/04/2020 22:57

    Saliu she Lulushi do u kishin len pa buk .ky te pakten po ben ca ka mundesi.kurse Lulushi do flinte gjum dhe Saliu do u kishte vrare. Popull kot

    Përgjigju
    • Syri: 14/04/2020 00:12

      Po sa analiza kot ben ti mor derdimen. Nuk eshte koha bejme militantin e per me keq te marrim si baze krahasimin me te keqen, ata qe sot jane denuar te jene ne opozite. Nuk behet ky krahasim, aq me keq sot, qe duhet ta shohim njeri tjetrin ne sy. Kosova sot qe flasim i ka dhene ekonomise e njerezve dyfishin e qeverise tende....e kupton tani ku jeni o shqiptar...pastaj ate per popullin kot qe shkruan zotrote terhiqe mbrapsht. I pari i kotesise je ti ndaj shkruan ketu keshtu si koke bosh.

  • Alfons: 13/04/2020 21:05

    Dole fole 60 minuta nga te cilat 45 minuta u more me shokun tend te ngushte lyrzim basha! Ca domethene kjo kryeministri jone lideri jone suprem! Cfare pune ke me ate?? Cte lidh ty si KM ne keto dite veshtira me ate. Ate e ka denuar populli me vdekje te rrije opozite perjetesisht. Ai, Lulzim Basha do jete shpetimi popullit apo TI qe i rreh gjoksit e thua kam popullin me vete. LERI LLAFET O DEMAGOG, THIRRI MAFJOZET QE I JU KE DHENE MILIARDAT, HAP THESIN TEND E TE HAJDUTEVE TE TY URGJENT DHE JEPI POPULLIT MINIMUMIN JETIK, URGJENT URGJENT LERI PROPOGANDEN ME KOSTUM E KOLLARE 10MIJE EURO DHE GJENDJU GJITHE NJEREZVE SEPSE ESHTE SPROVE REALE NUK ESHTE POLITIKE. VEPRO URGJENT DHE LERI DOKRAT E DEL ME MERESH ME ATE MASKARAIN TJETER, SHOKUN TEND TE NGUSHTE LULZIMIN.

    Përgjigju
    • DEDA: 13/04/2020 22:11

      E do aleat mos ti dale kunder , te dy bashke tja fusin popullit . Nuk ka kuptuar akoma qe populli do buke jo mashtrime nga ERTV , ka frike se iken bashke me koronen .

  • Arber: 13/04/2020 20:55

    A nuk do ishte me e udhes qe keto miliona te harxhoheshin per testimin masiv sesa per pagesa mujore ?

    Përgjigju
  • Lopa vl: 13/04/2020 20:45

    Liro masat .. mbyll ne shtepi vetem 60 vjec e lart dhe leri njerzit te fillojne jetem me nje vetkujdesje personale .. te hapen bizneset se kur te kujtohemj ne do jet shume vone ... me mire balle per balle me covid19 sesa vdekje nga skamja

    Përgjigju
  • Haaahaaaa: 13/04/2020 20:42

    Ky nuk pagoi bisnesin e vogel me 26000 bruto me preteksin se aktivuteti juaj I bisnesit eshte funksional do paguaj 40000 Neto per cdo punonjes

    Përgjigju
    • DEDA: 13/04/2020 22:15

      Eshte me futje do tu japi 400 per dy muajt bashke qe duhet tu jepte 520 , ky po tallet rendeshem .

  • Faisbe: 13/04/2020 20:04

    Po degjojme kryeministrin tone hallemadh qe po na kumton paketen financiare qe here e artikulon ne miliona dollar dhe here ne "shuma marramendese" miliardash leke shqiptare.... O kryeminister çben keshtu? Deri kur do vazhdosh te flasesh me vleren nominale te lekut tone shqiptar,i percaktuar e pranuar qe nga 1964,pra para 56 vjetesh??? O kryeminister edhe sa vite do vazhdoje te rrumbullakosen çmimet dhe tu vidhen nga xhepi qindarkat te varferve? Hah popull o popull, ske pare gje akoma!

    Përgjigju
    • Kryeministrit eshte duke punuar ne maksimum..: 13/04/2020 20:23

      Dhe kush nuk ja di,,, eshte per ne Psikiatri...i pari eshte Lulushka ,pastaj eshte AI i Dixhitalit Serbi Sali,, dhe ne rradhe ..

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja