Rama: Me gënjeshtrat e Berishës
Shqipërisë s'i hapet dera e BE

Rama: Me gënjeshtrat e Berishës <br />Shqipërisë s'i hapet dera e BE
TIRANE – Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama tha sot nga selia rozë se Shqipëria ndodhet sërish e refuzuar nga Bashkimi Evropian, pasi qeveria nuk ka përmbushur angazhimet e saj sa i përket prioriteteve të caktuara për marrjen e statusit kandidat.

Sipas kryesocialistit, zgjedhjet e lira janë pika kyçe e integrimit, dhe fakti i refuzimit nga BE përkthehet me mungesën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Sipas tij qeveria duhet të përmbushë gjithashtu detyrimet e saj në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar e të tjera.

“Shqipëria e gjen veten të refuzuar përsëri për shkak se nuk ka arritur të bëjë zgjedhje të lira e të ndershme. Shqipëria është zhytur në fund të batakut të korrupsionit, nuk ka dhënë asnjë provë kundër krimit të organizuar dhe rolin e saj në përmbushjen e 12 prioriteteve. Cdo shqiptar duhet ta ketë të kthellët, me konkluzionin e fundit nuk ka vend në BE që i hap derën Shqipërisë.”, -u shpreh Rama gjatë mbledhjes së Grupit të Partisë Socialiste në ambientet e selisë rozë.

Më herët, deputeti i Partisë Socialiste Ditmir Bushati, në fjalën e mbajtur në mbledhjen e Grupit tha se pretendimet e opozitës u vërtetuan nga Këshilli i Evropës në Bashkimin Evropian, i cili bëri sot publike konkluzionet sipas së cilave Shqipërisë nuk do t’i jepet statusi kandidat.

“Vendet anëtare konfirmojnë shqetësimin e tyre për mosfunsionimin e shtyllave kruesore qe mbajnë grehinën e shtetit të së drejtës në Shqiptëri, ato flasin për reformën e munguar në sistemin e drejtësisë, në luftën e munguar kundër korrupsionit”, - u shpreh Bushati.

Ashtu si kryesocialisti, edhe deputeti Bushati vuri theksin në zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. “Zgjedhjet 2013, sipas Komisioni Evropian konsiderohen si kryesore për funksionimin e institucioneve demokratike dhe për zhvillimin e mëtejshëm të Shqipërisë në BE. Është thënë qartë që zgjedhjet kanë rëndësi prioritare, pikë së pari për të pasur një ambient normal politik e shoqëror në Shqipëri, -vijoi deputeti Bushati.

Duke iu referuar raportit të publikuar nga Organizata Transparency International, ku Shqipëria për këtë vit renditet e 113-a, duke bërë kështu hapa prapa sa i përket perceptimit të korrupsionit, Bushati tha se “qeveria Berisha është me duart më të pista në Evropë.”

“Para pak ditësh TI e identifikon Shqipërinë si vendin me korrupsion më të lartë në rajon. Sot mund të themi pa frikë që është qeveria me duart më të pista në Evropë. Qeveria ka mungesë të rezultateve të qarta kundër krimit të organizuar dhe progresit sa i përket lirive dhe të drejtave të njeriut, mbrojtja e pakicave kombëtare, që për ne konsiderohen si mozaik i jetës”, tha deputeti socialist.

Sipas tij “Kryeministri për fat të keq i ngjan fabulës të atij të mbyturi që do të mbysë tani edhe Shqipërinë. Ai është i paaftë të bëjë reforma për transformin e shoqërisë drejt emancipimit të saj. Në vend të përqëndrohet te detyrat e shtëpisë, fokusohet te politika e nacionalizmit dhe helmatisja kundër opozitës.”

Bushati theksoi se kushtet e vendosura nga Bashkimi Evropian, nuk kan ndryshuar, mbeten po 12 prioritete. Mes tyre janë përmbushur vetëm ato ku sipas tij, ka dhënë kontribut opozita. Sipas tij, qeveria nuk ka përmbushur asnjë angazhim që ka qenë ekskluzivisht i saji.

“Bëhet fjalët për menunë e 12 prioritete. Janë përmbushur vetëm ato ku kontributi i opozitës ka qenë vendimtar. Ato që kanë pasur të bëjnë eksluzvisht me qeverinë janë të papërmbushura, antikorrupsioni, krimi i organizuar, zbatimi i ligjeve, antidiskrimini, të drejtat e njeriut, funksionimi i institucioneve demokratike, të papërmbushura sipas Komisionit Evropian”, tha deputeti socialsit Ditmir Bushati në fjalën e tij mbajtur sot gjatë mbledhjes së Grupit të Partisë Socialiste.

Sot Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian paraqiti konkluzionet sipas të cilave Shqipëria nuk është e gatshme për marrjen e statusit kandidat për në BE pa përmbushur më parë prioritetet, si lufta ndaj korrupsionit e krimit të organizuar.

Redaksia Online

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë