Rama me Komunitetet fetare: Nuk ka mbyllje xhamish e kishash, sensibilizoni besimtarët edhe nëse ju duhet të thyeni ritualet tuaja

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me krerët e komuniteteve fetare në vend, për të diskutuar në lidhje me masat që duhet të merren me ceremonitë fetare dhe të sensibilizohen besimtarët që të ruajnë veten dhe të tjetër. 'Mos shkoni aty ku ka epidemi, por nëse epidemia vjen aty tek ju mos lëvizni. Ky është i gjithë thelbi i kësaj epidemie', tha Rama, ndërsa kërkoi nga drejtuesit e komuniteteve fetare të inkurajojnë të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike të qëndrojnë në shtëpi, pasi janë shtresa që koronavirusi tregohet më agresive.

"Nuk jemi në një situatë ku të bëhet fjalë për mbyllje të kishave dhe xhamive. kërkohet që ju të sensibilizoni besimtarët më të moshuar dhe ata me sëmundje kronike që të qëndrojnë në shtëpi, pasi janë shtresa më vurnerabël dhe kjo sëmundje tregohet më agresive pikërisht me ta. Inkurajoni personat e tillë të qëndrojën në shtëpi", tha Rama

Zbatimi i rregullave bazë si mostakimi me njerëzit dhe distanca një metër, Rama tha se kërkohet një thyerje e ritualeve fetare në mënyrë që të frenohet përhapja e koronavirusit. Rama u kërkoi komuniteteve fetare që të shmanget puthjet, përqafimet apo lutjet ku besimtarët qëndrojnë shumë ngjitur me njëri-tjetrin.

'Edhe në mbledhjet ku keni më shumë besimtarë duhet të tregoni kujdes që këto rregulla, pavarësisht  se thyejnë ritualet fetare duhet të respektohet si puthja e dorës, përqafimi apo falja shumë ngjitur njëri me tjetrin. Është mirë që këto masa të transmetohen nga ju krerët e feve që të sensibilizoni besimtarët. Ky është një virus i panjohur, por nuk po flasim për murtajë. Më vjen mirë që jeni sensibilizuar të gjithë edhe me besimtarët dhe hoxhallarët, myftinjtë e tjerë", u shpreh kryeministri.

Në lidhje me përhapjen e panikut, Rama tha se shqiptarët nuk duhet të kenë frikë, por duhet të tregohen të kujdesshëm, ndërsa përsëriti rregullin që çdo person që dyshona po vjen nga zonat e prekura të vetëkarantinohet dhe të telefonojë 127 dhe të mos shkojnë të alarmuar në spitale.

'Frika është gjëja e gabuar, por kujdesi është gjëja e duhur. Nuk duhet të bimë në  pesimizëm. Mos shkoni aty ku ka epidemi, por nëse epidemia vjen aty tek ju mos lëvizni. Ky është i gjithë thelbi. Çdo person që vjen nga zonat e prekura duhet të vetëkarantinohet, kush ka shenjat të mos alarmohet dhe të telefonojë 127 dhe të mos vrapojë në spitale. Më të rrezikuarit janë të moshuarit dha ata me sëmundje kronike. Fëmijët i kalojën më lehtë. Shkollat u mbyllën për të frenuar përhapjen e koronavirusit', tha Rama me krerët e komuniteteve fetare.

Për frenimin e koronavirusit dhe masat e marra nga qeveria e Ministria e Shëndetësisë, u vlerësuar nga të gjitha komunitetet fetare, ndërsa u shprehën në gatishmëri se do të bëjnë gjithçka është e nevojshme që të parandalojnë përhapjen e kësaj epidemia që ka gjunjëzuar botën.

'Do të sensibilizojmë sa më shumë besimtarët tanë dhe do mundohemi që ceremonitë fetare të shmangen në këtë periudhë ose të gjenden mënyra të tjera për t'u kryer' thanë njëzëri krerët e komunisteve fetare në vendin tonë.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mili: 09/03/2020 20:25

    Yt sharlatan edhe keta na duheshine tani, yyyt!

    Përgjigju
  • Anonim: 09/03/2020 19:54

    Nje gabim ne tekst: ne fund te artikullit keni shkruar : komunisteve fetare...eshte mire ta korrigjoni!

    Përgjigju
  • Çikapoku fshatari vlonjate: 09/03/2020 19:40

    Ja sikur ka filluar të falen në sheshin Skënderbej, aty do takojnë kolerën.

    Përgjigju
  • Xxx: 09/03/2020 18:48

    Mbyllni more mbyllni Kisha, xhamija, knej nga Italia nuk te lojne me bo varrimin ky thote nuk do ti mbyllim po sensibilizoni besimtaret, sikur me qene hoxha doktor. Futi i te mbylleme te gjithave te falen ne shpi po deshen se nuk po na hyn pune shum,jo per naj gjo ene Papa eshte mbyll.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka