Rama me pedagogë në Shkodër: Na duhet një platformë zhvillimore 10 vjeçare për universitetet e shkruar nga ju! T'i integrojmë me ato jashtë

Gjatë një takimi me pedagogë të Universitetit "Luigj Gurakuqi" në Shkodër, kryeministri Edi Rama, u ka kërkuar atyre që të paraqesin një platformë të shkruar zhvillimore për universitetet me afat 10-vjeçar, në mënyrë që ato të kthehen në filiale të universiteteve të njohura evropiane.

Në këtë takim Rama është njohur me kërkesat që pedagogët kanë për të bërë të mundur një ndërhyrje mes teorisë dhe praktikës. Por pasi dëgjoi shqetësimet Rama u kërkoi pedagogëve hartimin e një platforme zhvillimore, sipas tij për të parë nevojat imediate ku do të shkojnë pas 10 vitesh. 

“Duhej vënë një hap ekstrem duke mbyllur gjithë ato  universitetete. Ajo që më duket e çuditshme është se lidhja e rektorëve është direkte me ministren se në njëfarë mënyrë rektori është personi numër 1 dhe mund them se është si i vetë qeverisë aty në aspektin e zbatimit të ligjit. Autonomia në përgjithësi te Shqiptarët por në rastin e universitetit duhet të jetë liri dhe përgjegjësi që të funksionojë autonomia”, tha Rama.

Një tjetër prioritet, kryeministri tha se është integrimi i universiteteve tona me ato jashtë.

"E fundit, por më e rëndësishmja është që të arrijmë të integrojmë universitetet tona me ato jashtë. Nëse Universiteti i Shkodrës bëhet filial i një universiteti të huaj, psh. të Sienës, ju thuhet gjithë të rinjve që në Shkodër ti shkon te universiteti “Luigj Gurakuqi”, por merr diplomën e Universitetit të Sienës. Pastaj, le të ikin jashtë, por ama t’i kenë shanset edhe këtu. Në këtë drejtim duhet të synojmë ne".

Ndërkaq gjatë takimit Rama është shprehur se vendi ka shumë nevojë për specialistë duke përfshirë këtu dhe rolin e redaktorëve gjuhësore për shkresat e institucioneve. Sipas tij është për të ardhur turp fakti se si shkresat e institucioneve tona janë të mbushura me gabime.

“Ne nuk arrijmë dot si shtet që të kemi shkresa që nesër të mos qeshin të tjerët me shkresat e institucioneve tona. Unë e pata kërkuar atëherë dhe në kryeministri kemi redaktor për këtë i cili shkruan dhe mbyll në fund shkresën. Mund  ti vësh të gjithë redaktorët në të gjithë sistemin por ja të gjesh redaktorë që janë mësuar me shkurtime dhe të shkruajnë letrën me shkurtime si me qenë duke shkruar në ËhatsApp”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:04
‘U bë figura e mësuesit një lloj zheleje’, Rama: Filluan të bëhen mësues ata që s’dinë shkrim dhe këndim! Kemi bërë goxha përmirësime

1617264441_mmmnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnn.jpg

Kryeministri Edi Rama nga takimi me pedagogët në Shkodër tha se janë bërë shumë përmirësime në fushën e arsimit, pasi sipas tij filluan të bëhen mësues njerëz që s’dinë shkrim dhe këndim.

“U bë figura e mësuesit një lloj zheleje dhe fuilluan të bëhem mësues ata që s’dinë shkrim dhe këndim, mësues pa arsim. Ndërkohë mësuesit tani, ju e dini më mirë se unë. Të shkojë në universitet nuk ishte diçka hajde se po nisemi atje. Besoj se në këtë drejtim janë bërë gozha përmirësime. E gjithë puna është se përse nuk bëhet. Duhet ta merrni dhe ju iniciativën. Autonomia është një zonë e ndërmjetme dhe ju e merrni iniciativën.

E mira e këtij sistemi është se nuk synon të gjithë të jenë si këmbët e dhisë. Unë përmenda Sienën, siena është super është një mikro shkodër e italisë. Bëjeni dhe ne do u mbështesim. Duke e bërë këtë mësojmë dhe si mund ta ndërtojmë këtë proces”.

Ora 09:45
Rama: Ne jemi djeg nga qulli i fryjmë kosit! Platforma për universitetet na duhet e shkruar nga ju

Gjatë takimit me pedagogët në Shkodër kryeministri Edi Rama është shprehur kemi bërë shumë përparim duke menduar gjendjen në të cilën kanë qenë universitetet sipas tij.

Rama theksoi se shqetësimet e tyre duhet të përkthehen në një platformë për universitetin.

“Ne jemi djeg nga qulli i fryjmë kosit, se ne e dimë se si ka qenë gjendja e universiteteve dhe më pas kalojnë në kërkesa që janë mungesë naiviteti. Ajo që më bën përshtypje është se lidhja e rektorëve është direkt me ministrin. Rektori është numri 1 dhe është dhe rimëkëmbësi i qeverisë aty, flas për aspektin e zbatimit të ligjit. Ka disa çështje që janë bërë themelore, me ligjin për arsimin e lartë e kemi shtyrë shumë fort procesin për autonominë por nuk mjafto që ta shkruash pasi zbatimi është një tjetër sfidë. Autonomi në rastin e universitetit kuptohet si liri por jo si përgjegjësi, por ato janë bashkë dhe vetëm në një mënyrë të tillë mund të funksionojë. Ajo që na shqetëson ne është se është e domosdoshme që gjërat këtu duhet të shkojnë drejt vënies në shfrytëzim të autonomisë. Unë mendoj se dy janë korsitë e ecjes një është ajo që ju thoni copëzat tuaja të shqetësimit që duhet të përkthehen në një platformë për universitetin dhe ju të kërkoni që ta hartoni dhe të kërkoni që për një dekadë do të shkoni diku dhe synime tuaja për këtë periudhë. Të gjithë këto detaje të sqarohen. Ministria e Financave është e krijuar për të thënë jo, Po-ja është luftë e madhe ty edhe për mua”, ka thënë Rama.

Mes të tjerash, Rama tha se në vendin tonë ka ose kamerierë, ose super-menaxherë, dhe mungon ajo pjesa e mesme, ku në fakt janë një zinxhir i tërë shërbimesh.

"Unë mendoj se dy janë korsitë ku duhet të ecim, njëra është që këto që thoni ju, duhet të përkthehen në një platformë të shkruar, të konsultuar mes jush dhe të themi që këtu duhet të shkojmë për një dekadë.

Të gjitha detajet duhet të sqarohen, të jetë e konsultuar dhe e bashkërenduar me ministrinë. Ne duam që universitetit t’i japim një funksion ndryshe. Universitetet duhet të fillojnë të mendojnë për krijimin e kolegjit profesional. Ne kemi o kamarierë, o super-menaxherë, në mes ku është një zinxhir i tërë shërbimi, ne nuk kemi, flas nga pikëpamja që ta përgatisë universiteti. Ne duhet të fokusohemi tani te kjo pjesë. E fundit, por më e rëndësishmja është që të arrijmë të integrojmë universitetet tona me ato jashtë. Nëse Universiteti i Shkodrës bëhet filial i një universiteti të huaj, psh. të Sienës, ju thuhet gjithë të rinjve që në Shkodër ti shkon te universiteti “Luigj Gurakuqi”, por merr diplomën e Universitetit të Sienës. Pastaj, le të ikin jashtë, por ama t’i kenë shanset edhe këtu. Në këtë drejtim duhet të synojmë ne.

Duhet të jetë gjëja më normale që Rektori flet me ministrin, jo me të tjerë. Na thoni cfarë nuk shkon nga ne, dhe e rregullojmë. Por, ju duhet të uleni dhe të bëni një platformë zhvillimi 10-vjeçare. Të mos jemi pre e inercisë, por t’i shohim nevojat imediate ku do të shkojmë pas 10 vitesh. Ju e kuptoni edhe vetë se duhen çarë shtigjet, duhet vetëm një projekt i shkruar. Ndryshe hyjmë në një cikël vicioz inercie, ku njëra palë kërkon në mënyrë kaotike, një këtu e një atje, dhe pala tjetër thotë jo këtu e jo atje.

Një nga mangësitë më të mëdha që kemi sot është mungesa e redaktorëve. Ne sis shtet nuk arrijmë dot që të kemi shkresa, që të tjerët të mos qeshin me ne. Pata kërkuar, në Kryeministri kemi redaktor të gjuhës, nuk firmos shkresë me gabim. Është skandal që shteti vetë, gjuhën e vet zyrtare, nuk e shkruan saktë në dokumente zyrtare. Mund t’i vësh redaktorë tanë gjithë sistemin, por ku t’i gjejmë. U bë ky vend që u bëmë mësues ata që nuk dinë as shkrim, as këndim. Mësuesi është figurë, nuk është një punëtor. Në këtë drejtim janë bërë goxha përmirësime”, u shpreh kryeministri Rama.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja