Në pritje të caktimit të një date për mbledhjen e parlamentit për miratimin e vetingut që do të jetë mes 11 dhe 15 gushtit, kryeministri i vendit, Edi Rama ka vendosur të shfrytëzojë kohën e lirë politike për të kaluar kohë me familjen e tij dhe të voglin Zaho.
Kryeministri ka nisur prej ditës së sotme pushimet me familjen në Dhërmi, ku do të kalojë disa ditë larg angazhimeve politike.
Gjatë udhëtimeve për në Jug, kryeministri Rama promovon projektet e Rilindjes urbane.
Në faqen e tij në Facebook, Rama publikon disa foto të rrugës lidhëse me Peshtanin, duke shkruar se është një aks i rindërtuar tërësisht në Bashkinë e re të Tepelenës.
Në Gjirokastër, kryeministri shkruan se "Vijon rruga e Rilindjes me projekte të reja shpëtimi, restaurimi dhe jetëzimi, që nga Qafa e famshme e Pazarit tek një koleksion shtëpish të mrekullueshme, lënë në mëshirën e fatit 25 vjet me radhë".
(Një rrugë në Tepelenë si ishte)

(E njëjta rrugë në Tepelenë si u bë)

(Foto nga Gjirokastra si ishte)

(Foto nga Gjirokastra 2016)
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com