Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me rektorët e Universiteteve publike të Tiranës në kuadër të zhvillimit të sistemit të arsimit në kudër të përmbushjes së reformave për anëtarësimin në BE.
Shefi i qeverisë theksoi rëndësinë për ndërhyrje në ligjin e arsimit, që ashtu si dhe vite më parë, edhe kësaj radhe do të përditësohet me kontributin e rektorëve. Ky angazhim do të shkojë përtej këtij sesioni parlamentar, por do të nisë organizimi me grupe të përbashkëta pune.
“Është koha për të rivizituar ligjin e arsimit të lartë, ka kaluar periudhë e mjaftueshme për të reflektuar në atë ligj, ndryshimet e kohës por dhe konstatimet e praktikës në kornizën e ligjit. Ligji aktual siç e dini është shkruar në bashkëpunim me ju. Besoj që edhe për shkak të eksperiencës, nuk bëhet fjalë për përmbysje, si në rastin kur u shkruajt ligji, por bëhet fjalë për korrektime”, tha Rama.
Rama foli për sfidën e vazhdueshme për arritjen e ndërkombëtarizimit të universiteteve. Duke folur për potencialin financues, Rama thekson se Universiteti i Tiranës qëndron në krye përsa i përket arritjes të sigurimit të të ardhurave jashtë buxhetit të shtetit.
“Sfida jonë është ndërkombëtarizimi i universiteteve dhe racionalizimi i burimeve dhe potencialeve. Ka ndodhur ndryshim i rrënjësishëm në qasjen e universitetit, në qasjen ndaj financimit, që do të thotë deri dje gjithçka ishte e lidhur me buxhetin e shtetit, universiteti i Tiranës është në krye të një vargu universitetesh që e kanë rritur kapacitetin e tyre financues jashtë buxhetit të shtetit”, tha Rama.
Rama vë në dukje progresin e Universitetit të Tiranës duke marrë si referencë rritjen për çdo vit të financimeve nga Bashkimi Evropian dhe kjo për shkak të vlerësimeve pozitive.
“Universiteti është aleati më i rëndësishëm i institucioneve të vendit dhe i vetë vendit në tërësi në një proces si ky. Fakti tregon se volumi i financimit, i projekteve të miratuara të Universitetit të Tiranës nga BE rritet çdo vit dhe atje nuk të jep njeri bonuse se vjen nga një vend që nuk është akoma i ambientuar”, tha Rama.
Ndër të tjera, kryeministri gjithashtu lajmëron përmirësimin e infrastrukturës sa i përket kampuseve. Bëhet fjalë për 2 projekte në Tiranë dhe Durrës duke iu përshtatur dhe nevojave financiare të studentëve referuar çmimeve të larta në kryeqytet. Me vënien në dispozicion dhe të linjës së trenit, nuk do të jetë problem për studentët, thotë Rama, për të lëvizur nga Tirana në Durrës.
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro njoftoi miratimin e grantit rreth 115 mln euro për 14 universitete publike në vend për të mbështetur me paga rreth 5800 personel akademik dhe mbi 12,000 studentë ekselentë apo me nevoja sociale.
Kryeministri Edi Rama në bashkëbisedim me rektorët e universiteteve të Ramës, synon rritjen dhe progresin e sistemit arsimor dhe përgatitjen e të gjithë hallkave për anëtarësimin në BE.
Kryeministri foli për sfidën e ndërkombëtarizimit të universiteteve vendase ndërsa thekson se volumi i financimit, i projekteve të miratuara të Universitetit të Tiranës nga BE rritet çdo vit.
“Sfida jonë është ndërkombëtarizimi i universiteteve dhe racionalizimi i burimeve dhe potencialeve. Ka ndodhur ndryshim i rrënjësishëm në qasjen e universitetit, në qasjen ndaj financimit, që do të thotë deri dje gjithçka ishte e lidhur me buxhetin e shtetit, universiteti i Tiranës është në krye të një vargu universitetesh që e kanë rritur kapacitetin e tyre financues jashtë buxhetit të shtetit.
Duke faktikisht që të ndërtojnë skuadra dhe të ndërtojnë projekte apo partneritete evropiane dhe duke përfituar nga fondet evropiane. Diçka që sigurisht ka arritur të ardhurat e pedagogëve më aktivë dhe tjetër që ka krijuar një situatë të re. Unë do të doja ë në takimin e ardhshëm që do të kemi, ne të mbledhim për të diskutuar hapur këtë proces dhe me lejen tuaj do të doja të ftoja të gjithë rektorët dhe të universiteteve private. Të gjithë të ulemi dhe ta shohim gjënë në sy. Sfida është hajde t’i riorganizojmë në një sitëm shumë më kompetitiv, të besueshëm dhe të gatshëm për të përballuar të gjitha ato që do të vijnë me procesin e anëtarësimi në BE. Universiteti është aleati më i rëndësishëm i institucioneve të vendit dhe i vetë vendit në tërësi në një proces si ky. Fakti tregon se volumi i financimit, i projekteve të miratuara të Universitetit të Tiranës nga BE rritet çdo vit dhe atje nuk të jep njeri bonuse se vjen nga një vend që nuk është akoma i ambientuar”, tha Rama.
Përveç kampusit universitar të Tiranës do të ndërtohet edhe një kampus në Durrës, ku do të strehohen edhe studentët e Tiranës, tha sot kryeministri Edi Rama në një takim me rektorët e Universiteteve.
Në fjalimin e tij, Rama tha se kjo do të zgjidhe edhe një nga problemet që kanë studentët, sic janë qeratë e shtrenjta në kryeqytet.
Kemi bërë investime domethënëse, por jemi akoma larg përmbushjes së kushteve infrastrukturore për të përballuar sfidat dhe nevojat. Kemi dy kampuse përpara, kampusin e madh të Tiranës dhe kemi hapur procesin për kampusin e universitetit ALeksadër Moisiu. Kemi pasur interes nga 40 studio ndërkombëtare dhe ka interes për të krijuar infrastrukturë rezidencë të studentëve, duke parur parasysh trenin që do jetë në funksion sëshpejti, do jetë shumë e thjeshtë që studentët që do jenë në Tiranë të kenë mundësi të strehohen në kampusin e Durrësit dhe për këtë arsye do ndërtojmë një kompleks shumë të mirë në mënyrë që të ndihmojmë në zgjedhjen e një problemi të madh që kanë studentët për shkak të qerave të larta në Tiranë, edhe në Durrës. Jemi të bindur që jemi në një moment të ri ndryshimi për arsimin e lartë, por ndryshe nga ndryshimi i parë", tha Rama.
Komente










