Kuzhinieri dhe biznesmeni turk me famë botërore, Nusret Gokçe, i njohur si “Salt Bae” ka postuar një foto me kryeministrin Edi Rama, të shkrepur në ambientet e stadiumit “Allianz Arena”, ku mbrëmjen e djeshme u mbajt finalja e Champions League.

Mbi foton me kryeministrin Rama, Nusret shkruan “më shumë se një mret”, bashkë me një kurorë, një emoji për “mos marrje më sysh” dhe dy zemra të kuqe.