Lara Colturi, skiatorja 18-vjeçare me origjinë italiane, përfaqëson Shqipërinë në sportin e skive, duke mbajtur me krenari flamurin kuqezi në garat ndërkombëtare. Në një bisedë të veçantë me Kryeministrin Edi Rama, gjatë podcast-it ‘Flasim’, Lara rrëfeu për rrugëtimin e saj dhe lidhjen e veçantë që ka krijuar me Shqipërinë.
“Prindërit e mi morën vendimin për të përfaqësuar Shqipërinë, duke parë mundësinë që të punonim së bashku si familje,” tha Lara. Përmes këtij hapi, ajo jo vetëm që ka realizuar ëndrrën e saj për të garuar në nivele të larta, por ka kontribuar edhe në zhvillimin e një disipline sportive të re për Shqipërinë.
Rama: Vendosët të kalonit nga njëri breg i detit në tjetrin dhe të merrnit shtetësinë shqiptare.
Lara: Vitin e parë mamaja foli me Elvisin dhe pa mundësinë për të ardhur në Shqipëri. Unë isha në kategorinë C në moshën 12-14 vjeç, kisha fituar të fituar të gjitha garat dhe menduam se marrja e një hapi të tillë do të mundësonte hapjen e të gjitha rrugëve drejt renditjes në vendet e para në kupën e botës e të përjetoja atë cak po përjetoj tani, ëndërron time, se bashke me prindërit e mi, duke u argëtuar gjithashtu.
Ndërsa e cilëson si ‘Princeshën e dëborës’, Rama e cilëson zgjedhjen e saj si një moment historik për sportin shqiptar, pasi kjo është një disiplinë e re për vendin tonë.
“Ka vendosur të bëhet shqiptare, të bërë flamurin shqiptar në gjoks dhe të garojë për Shqipërinë në ski. Edhe pse shumë e re, i ka sjellë shenjat e para të sigurta se shumë shpejt do ta shohim flamurin shqiptar të ngrihet mbi të gjithë në një disiplinë që për Shqipërinë është krejt e re, por falë Larës dhe nënës së saj mund të jetë një nga disiplinat e së ardhmes”, tha Rama.
Duke përfaqësuar flamurin kuqezi, Lara ka arritur rezultate të rëndësishme në garat ndërkombëtare, duke përfshirë disa çmime në dhjetëshen më të mirë. Ndërsa vlerësoi performancën e saj, Rama tha se flamuri kuqezi i ka sjellë fat.
Rama: Duhet thënë se flamur kuqezi të ka sjellë fat, apo jo.
Lara Colturi: Po më ka falur shumë kënaqësi, si për shembull çmimi në Gurgul dy-tre javë si edhe tre çmime të tjera në dhjetëshen më të mirë, janë përvoja të rëndësishme.
Lara tregoi se tashmë po e ndien gjithnjë e më shumë Shqipërinë si një shtëpi të dytë.
Rama: Për aq sa ke parë, aq sa ke jetuar personalisht në Shqipëri, cila është përshtypja jote. Si të duket ndërsa po përpiqesh të përshtatesh me këtë vend?
Lara: Çdo herë që vij e gjej ndryshe. Kur kam ardhur herën e parë ishte e gjitha në ndërtim, ndërsa tani çdo gjë ka marrë formë është me të vërtetë një vend i mrekullueshëm e çdo herë që kthehem është shumë bukur. Njerëzit mikpritës sa herë e vizitoj këtë vend ndihem me të vërtetë shumë mirë.
Rama: Sa u përket ndjesive, Shqipëria është si shtëpia jote apo në shtëpinë tënde, në veri njerëzit janë më të ftohtë?
Lara: Kam një fqinj në Itali prindërit e të cilit janë shqiptarë, ai flet shumë mirë shqip, vjen në shqipëi. Edhe këtu në një farë mënyrë ndihem si në shtëpinë time.
Skiatorja italo-shqiptare Lara Colturi, u ngjit për herë të parë në podium në nëntor të këtij viti si vendi i dytë në Kupën e Botës për Ski, në garën e Obergurgl në Austri.
Skiatorja që përfaqëson Shqipërinë u rendit e dyta në garën e Sllalomit vetëm 55 të qindtat pas kampiones amerikane Mikaela Shiffrin, e cila mban numrin rekord të 99 garave të fituara në Kupën e Botës.
Lajm ne perditesim....
Skiatorja 18-vjeçare Lara Colturi, e cila përfaqëson Shqipërinë në garat ndërkombëtare të skive, ka qenë e ftuar në podcast-in e Kryeministrit Edi Rama, ku rrëfeu eksperiencën e saj si përfaqësuese e Shqipërisë dhe lidhjen që ka krijuar me vendin tonë.
Gjatë bisedës, Rama nuk nguroi të bënte edhe batuta, duke e pyetur "Pra nuk të kapi ankthi, apo u skandalizove se do duhej të merrje shtetësinë shqiptare apo jo?”
Colturi tregoi se vendimi për të përfaqësuar Shqipërinë erdhi si një mundësi për të punuar më ngushtë me familjen e saj dhe për të ndjekur ëndrrën e garave në nivele të larta. Ajo vuri në dukje se zgjedhje të ngjashme kanë bërë edhe atletë të tjerë në botë, duke e cilësuar këtë si një fenomen të zakonshëm.
Rama: Pra nuk të kapi ankthi, apo u skandalizove se do duhej të merrje shtetësinë shqiptare apo jo?
Lara: Në fakt edhe atletë të tjerë kanë bërë zgjedhje të ngjashme, si psh Braathen ka kaluar me Brazilin apo Hirscher, që për fat të keq është dëmtuar, ka kaluar me skuadrën e Vendeve të Ulëta. Pra, janë thjesht mundësi që çdo atlet zgjedh t’i përqafojë e mbi të gjitha për të pasur një skuadër private e të mbështetet në Federata të vogla për të pasur këto mundësi për të qëndruar e për të qenë i rrethuar nga njerëzit që të duan e për të organizuar çdo gjë bashkë.
Rama: Po në fakt tashmë është një fenomen normal në një botë gjithmonë e më të globalizuar. Kemi atletë me origjinë të ndryshme nga vendi që ata përfaqësojnë në gara. Për Shqipërinë, kjo është risi. Në fakt je ti, pastaj jemi edhe kampionët e parë olimpikë shqiptarë me origjinë nga vendet e lindjes. Tashmë edhe ne po fillojmë të mësohemi me këtë. Nga ana tjetër, dua që ti të bëhesh një shqiptare e vërtetë.
Lara: Po me shumë kënaqësi. Tani kam filluar të vij më shpesh në Shqipëri. Këtë verë dua që të kaloj pushimet këtu. Pra, po.
Rama: Asnjëherë nuk i ke kaluar pushimet në Shqipëri?
Lara: Ende jo pasi nuk kam pasur kohë.