TIRANE - Pasi ka ndjekur një minikampionat futbolli, kreu i PS-së, Rama, ka shprehur domosdoshmërine e largimit të të rinjve nga kazinotë duke ngritur infrastruktura moderne sportive për ta dhe duke punësuar mësues sportit, sepse "sporti nuk duhet të depolitizohet".

Rama është shprehur gjatë një aktiviteti të organizuar me të rinj në lagjen Kombinat. Pasi ka përfunduar kampionati i minifutbollit, që Rama e ka ndjekur, ai ka folur për specifikat e programit të PS-së për të rinjtë. Ato konsistonin në ngritjen e infrastrukturave moderne, punësimin e mësuesve te sportit e më gjerë, pasi "sporti nuk duhet të depolitizohet. Ai nuk i përket politikës, por sportdashësve".

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)