TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sërish lajmeve të publikuara nga mediat, kësaj here sa i takon paketës fiskale 2023. Rama shkruan se mediat vazhdojnë të dizinformojnë qytetarët, pasi nuk është e vërtetë që do të ketë rritje të gjobave për biznesin e vogël, ashtu siç ato raportojnë.
“Shembull se si pasqyrat e dizinformimit mediatik dhe Aleanca e Rublave helmojnë për të ushqyer mërzinë: ”Protestë për rritjen e gjobave të biznesit të vogël”! JO, GËNJESHTËR. Asnjë rritje gjobash s’ka për BV po ka për biznesin e madh, siç sugjeroi edhe Këshillimi Kombëtar”, shkruan Rama.
Rama thotë se rritja e gjobave do të jetë vetëm për biznesin e madh, nga 2 deri në 10-fish për të raste të evazionit.
Ndërkohë një ditë më parë disa biznese të vogla e të mesme ulën qepenët në shenjë proteste, duke i kërkuar qeverisë të mos aplikohet rritja e gjobave, përgjysmimin e taksave të karburantit dhe mosrritjen e çmimit të energjisë elektrike mbi fashën 800 kilovat. Por, shumë biznese nuk i janë përgjigjur kërkesës për ulje qepenësh.

-
Le te shkruajne cte duan mediat ne shohim se sa shume po punon qeveria Rama vete
Përgjigju -
Po si beson njeri lajmeve q eperhapin keta te foltores
Përgjigju -
Po hec mos burr se at kun kan spo ja u ve veshin njeri
Përgjigju -
Po ca te bejn tani ca u ngeli pervec se me shpif
Përgjigju -
Mediat te flasin cfare te duan,ne punen e qeveris po e shohim dhe bravo ju qofte
Përgjigju -
Na plasi ne cthon kto me qe kemi biznese te vogla e kemi par qe nuk kemi pasur halle per gjobat
Përgjigju -
Kushdo qe disiformon vendin le te denohet
Përgjigju -
Ne besojme vetem ato qe na thoni ju zoti Rama
Përgjigju -
Nuk i degjojme fare keto rublat se vetem genjeshtra na thone
Përgjigju -
po normlae dune dhe kto mendjat qr disinformojn qytetaret nje spo ruble hahahaah
Përgjigju -
O Edi Rama bravo të qoft diskretitoje Top chanellin se është një medje e ndyr. Pa kualitet mashtruse medje e me nivel 0. Ëyhtë për të ardh keq që quhet dhe medje kombëtare . Zop chanrl smeriton të jrt medje fshati jo kombëtare.
Përgjigju -
Po per biznesin e madh ka rritje gjobash zoti Rama ? Kte na thoni dhe mos beni loje fjalesh duke u fshehur mbas biznesit te vogel !!!
Përgjigju -
Marrveshje te peshtira dhe neveritura sa per te mbajtur pushtetin aq edhe per te mos ndeshkuar krimin shteteror te SOTËM dhe te DJESHËM
Përgjigju











Komente
Komento