Rama merr nënë Lizën dhe 2 banorë të 5 majit për të diskutuar: Ti mos hajde se bën propagandë në Tv! Protestuesit: Si ta firmosim marrëveshjen kur nuk përcaktohet asgjë?

Kryeministri Edi Rama ka marrë 3 banorë të 5 majit që po protestonin para kuvendit, mes të cilëve edhe nën Lizën simbolin e kësaj proteste. teksa i thoshte banorëve se kush do vij, një nga burrat ka dashur të jetë i pranishëm, por është refuzuar nga Rama pasi "ai bën propagandë në TV", duke iu referuar gazetarit të Syri.Tv, i cili proteston dhe është banor i Laprakës që preket me prishjet e banesave nga plani i zhvillimit urban.

"Përveç nonës hajdeni dhe dy të tjerë" tha Rama.

Ndërkohë që banorët i këkrojnë llogari "se si të firmosim një akt-marrëveshjes kur nuk përcaktohet as vendi as gjurmë, asgjë. Unë shtëpinë e kam në proce legalizimi".

Banorët që do të diskutojnë me Ramën janë Lorena Nikolli dhe Liza Marku e njësisë 8 dhe Arjana Ngota e njësisë 4.


Lajmi kryesor:

Banorët e zonës së ‘5 Majit’, Paskuqanit e Laprakës në protestë para Kuvendit! I takon Rama: Do merrni të gjithë shtëpi! Nënë Liza: S'i besojmë, fjalët i merr era


I.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dëshmia e rrallë e ish-oficerit, që natën e 18 dhjetorit 1981, u mor nga Ministria dhe u caktua te vila e Mehmet Shehut

Dëshmia e rrallë e ish-oficerit, që natën e 18 dhjetorit 1981, u mor nga Ministria dhe u caktua te vila e Mehmet Shehut