Kryeministri Rama nga Gjirokastra ka dhënë një mesazh për demokratët duke thënë se edhe ata kanë humbje me situatën e krijuar nga partia e tyre. Duke kujtuar shkrimet në mediat e huaja Rama ka thënë se opozita i ka nxirë bojën Shqipërisë në botë dhe kjo ka ndikuar në uljen e numrit të turistëve.
"Ju them ore. Si mundet t'ju marrin për hunde një grusht njerëzish që kanë halle personale me prokurorinë dhe duan ta kthejnë në hall personal të shqiptarëve. Si mund të shkosh në burg për fallxhoren e Lulzimin? Edhe demokratët me esktremistë, në mëngjes hapin dyqanin e tyre dhe në punën e tyre dëmtohen drejtpërdrejt nga ata që i udhëheqin. Ai demokrati çon më pak para se ka më pak turistët se sa do të kishte nëse nuk do t'i nxirrnin bojën Shqipërisë nëpër botë. Edhe për ata të rinj që marrin lek për të sulmuar me Molotov. Demokratët nuk duhet ta tolerojnë. Në çdo bashki që ne do marrim, në të gjitha, asnjë grua dhe asnjë vajzë nuk do preket në të drejtën për të punuar. Burrat si të duan. Nëse duan të shkojnë pas berihait, të vazhdojnë të shkojnë burgjeve. Edhe sikur mos shkojnë në burgje, me ligjin e dekriminalizimit, ata nuk punojnë më në administratë. Ne do e bëjmë përjetë. Ndalim përjetë kush bën krime elektorale. Asnjë taksapagues shqiptar nuk japë lekë për persona, që krijon problem me policinë, apo larg qoftë më 30 qershor të shkojë në qendër votim, ta provojë. Ne do ta ndryshojmë Gjirokastrën. Të bëjmë një Shqipëri të ardhme të mirë. PD është katandisur në partinë e Dashos. Do ndryshojmë Shqipërinë. Asgjë nuk do ndodhë. Kush tenton të bëjë gjë, do paguajë”, ka thënë Rama.
Lajmi kryesor:
Rama: Përjashtim përjetë nga administrata për këdo që kryen krime elektorale...koha që të treten rrugëve (VIDEO)
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7492
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!' Turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës: Gati shqipe
24 Nëntor, 07:10
-
'Çifti nga qyteti' që zgjodhën për të investuar në Zhulat të Gjirokastrës, Rama: 'Paketa e Maleve', mbështetje për turizmin
23 Nëntor, 09:49
-
Rama njofton takimin me Diasporën të dielën në Londër: Radha me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030!
22 Nëntor, 18:09
-
Komisioni Evropian mirëpret përfshirjen e Shqipërisë në zonën unike Euro (SEPA): Një hap përpara në integrimin drejt BE!
22 Nëntor, 16:44
-
Akademia Politike e PS-së, Rama: Më shumë të rinj që duan të angazhohen
22 Nëntor, 13:32
-
Po transportonin emigrantë drejt Shkodrës, 5 të arrestuar, braktisën mjetin pasi panë policinë
22 Nëntor, 12:40
-
Reagimet e politikës për Ditën e Alfabetit! Rama: Gjuhën ta duam e përcjellim! Begaj: Simbol i bashkimit kombëtar! Basha: Prioritet për emigrantët
22 Nëntor, 08:56
-
Dita Kombëtare e Alfabeti/ Publikohet drafti i fjalorit të Gjuhës Shqipe, 120 mijë fjalë! Gjinushi: U morën 25 hartues
22 Nëntor, 08:01
-
Vrasja e 14 vjeçarit pranë shkollës 'Fan Noli', qytetarët pro nismës së mbylljes së TikTok dhe Snapchat
21 Nëntor, 18:10
-
Shqipëria pjesë e sistemit unik europian të pagesave! Rama: Hap i madh drejt BE-së në 2030! Nga 2025 dërgesat e parave nga Europa e anasjelltas pa kosto financiare
21 Nëntor, 16:58
-
Kuvendi Kombëtar i Gjuhës, Emil Lafe: Duhet mbrojtje ligjore! Nesër publikohet drafti për Fjalorin e madh të Shqipes
21 Nëntor, 12:03
-
Nesër publikohet drafti i fjalorit të madh të Gjuhës Shqipe, Rama: E hedhim në konsultim publik! Të mbrojmë shqipen nga barbarët e rrjeteve sociale
21 Nëntor, 10:58