Mbyllet procesi i votimit, Rama: Votat janë në kuti, populli ka folur! Tregoni durim, e fituar duhet të dalë Shqipëria

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një deklaratë për mediat 90 minuta pas mbylljes së procesit të votimit duke thënë se socialistët he kushdo tjetër të mos entuziazmohet nga exit pollet, por të pres numërimin e votave me qetësi pasi populli ka folur. Ai tha se nga i gjithë ky proces e fituar duhet të dal Shqipëria.

Edhe gjatë ditës së votimit, kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh për të gjithë shqiptarët të tregojmë të gjithë së bashku, se përtej partive e dasive për ne është Shqipëria dhe le t'i shprehim bindjet e ndryshme me votë. Rama ka apeluar që të respektojmë njëri tjetrin dhe çdokush ta gëzojë i patrazuar të drejtën e votës së lirë e të fshehtë. Nga ky proces Rama thotë se Shqipëria duhet të dalë kryelartë.

“Mirëmëngjes le ta tregojmë sot të gjithë së bashku, se përtej partive e dasive për ne është Shqipëria dhe le t'i shprehim bindjet e ndryshme me votë, por duke e respektuar Shqipërinë me mirësjellje shembullore ndaj njëri-tjetrit, në këtë ditë të shënuar të bashkëjetesës sonë demokratike, ku çdonjëri duhet ta gëzojë i patrazuar të drejtën e votës së lirë e të fshehtë, e prej ku Shqipëria duhet të dalë kryelartë për ne të gjithë”, shkruan Rama.

Mesazhet për votuesit nuk kanë munguar as nga zyrtarë të tjerë të PS të cilët bëjnë apel që të respektohet e drejta e votës dhe secili të shprehë vullnetin për një të ardhme më të mirë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:29
Mbyllet procesi i votimit,  Rama: Votat janë në kuti, populli ka folur! Tregoni durim, e fituar duhet të dalë Shqipëria

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një deklaratë për mediat 90 minuta pas mbylljes së procesit të votimit duke thënë se socialistët he kushdo tjetër të mos entuziazmohet nga exit pollet, por të pres numërimin e votave me qetësi pasi populli ka folur. Ai tha se nga i gjithë ky proces e fituar duhet të dal Shqipëria.

Kjo është një dalje jashtë programit, sepse për herë të parë në Shqipëri zhvillohen exit poll-e. Ka pasur një eksperiencë të largët dhe unë dua ti falënderoj përzemërsisht të gjithë ata të cilët janë angazhuar për të futur këtë eksperiencë të re në Shqipëri dhe dua njëkohësisht t’ju them të gjithëve në radhë të parë socialistëve, se votat janë në kuti, që të gjitha. Populli ka folur, tani duhet të dëgjojmë popullin dhe detyra jonë, detyra e çdo numëruesi, e çdo vëzhguesit, në çdo qendër numërimi është që me përgjegjësinë më të lartë qytetare por edhe ligjore, të kontribuojë për të numëruar në mënyrë korrekte votat që janë në kuti dhe hamendjen, sondazhet, exit poll-et pavarësisht faktit që ne na japin forcë qeverisëse përsëri, i përkasin thjesht dhe vetëm parashikimeve para ndeshjes. Tani është rezultati i të gjitha kutive të votimit që është rezultati i ndeshjes. 
Ju lutmë shumë të gjithëve, përqendrohuni në detyrën tuaj e në të njëjtën kohë dua ta përsëris atë që tha një orë a dy orë më parë Bora edhe në emrin tim, një falenderim nga zemra për të gjithë patronazhistët dhe patronazhistet tona në të gjithë territorin, që kanë bërë një punë absolutisht mbresëlënëse dhe njëkohësisht ata dhe ato janë ata që e dinë më mirë se sa të gjithë të tjerët se kush ka votuar, kush nuk ka votuar e duke qenë se në zonat e tyre ata janë të bindur për rezultatin e punës, unë dua ti siguroj që të bindur janë dhe të gjithë të tjerët në të gjitha zonat. 
Tani është momenti për të gjithë rrjetin fantastik të patronazhistëve, të patronazhisteve që të pushojnë, të ndjekin nga shtëpia vazhdimin e këtij procesi dhe nesër dielli do të lindë përsëri, Shqipëria do të buzëqeshë.
Ajo që dua nga ana tjetër të theksoj, nuk është e fundit për nga rëndësia përkundrazi, është se ne nuk duam thjesht rezultatin dhe konfirmimin si forcë qeverisëse përsëri por ne duam që siç ishte kjo ditë kaq e bukur, kaq e qetë, kaq qytetare, falë mirësjelljes demokratike të të gjithëve, duhet të jetë edhe vazhdimi i këtij procesi dhe nga ky proces duhet të dalë e fituar Shqipëria dhe jo vetëm partia që do të vazhdojë të qeverisë vendin. 

Ora 08:32
Zgjedhjet, Braçe mesazh qytetarëve: Vlerësoni punën, mos i jep asnjë shans hajdutëve të jenë në parlament

1619332537_brace.jpg

Zëvendëskryeministri Erion Braçe, u bën thirrje të gjithë qytetarëve të shprehin vullnetin e tyre me vote. Braçe shprehet se tashmë shqiptarët duhet ta bëjnë vetë vlerësimin e tyre dhe të mos i japin asnjë shans asnjë krimineli apo vrasësi të bëhet pjesë e parlamentit shqiptar.

"Keshtu votohet dhe, otohet tani! Jo me vone! Tani! Vetem voto voto voto! Vlereso punen e mos i jep shans asnje krimineli, vrasesi e hajduti te jete ne parlament! Kaq", shkruan ai.

Ora 07:37
Gjiknuri: Me votën tuaj, keni në dorë të vendosni për fatin dhe qeverisjen më të mirë (VIDEO)

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri ka një mesazh drejtuar zgjedhësve në ditën e votimit. Gjiknuri shkruan se me votën tuaj, ju keni në dorë të vendosni për fatin dhe qeverisjen më të mirë të këtij Qarku dhe të Shqipërisë.

“Të dashur vëllezër dhe motra! Të nderuar qytetarë të Qarkut të Vlorës! Sot është një ditë e shënuar për demokracinë. Me votën tuaj, ju keni në dorë të vendosni për fatin dhe qeverisjen më të mirë të këtij Qarku dhe të Shqipërisë. Unë ju kërkoj që të merrni pjesë masivisht në votime. Ju falenderoj gjithashtu për fushatën e qetë dhe qytetare që zhvilluam sëbashku. Dua të falenderoj edhe forcat e tjera politike për fushatën e qetë dhe qytetare që ne patëm në Vlorë. Unë uroj që edhe dita e votimit të shkojë e tillë. Jam i bindur se pjesëmarrja juaj në votime do të jetë masive për të thënë zërin tuaj dhe ne për të ju dëgjuar. Përfaqësuesit tuaj kanë nevojë të ju dëgjojnë dhe vota është çelësi për këtë. Prandaj, uroj votime të qeta, pjesëmarrje sa më të mirë dhe shpresoj që deri në daljen e rezultatit Vlora të jetë shembull i demokracisë dhe qytetarisë. Suksese të gjithëve”, shkruan ai.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë