Kryeministri Edi Rama thotë se mësuesit zgjidhen sot për t’u bërë pjesë e sistemit me meritokraci përmes portalit. Rama tha se sistemi arsimor ka përparuar krahasuar me vite më parë kur mësuesit futeshin në punë nga partitë politike apo duke blerë vendin e punës me para.
“Sot ne kemi të gjithë arsyet që të ndihemi më mirë se disa vite më parë situatën e arsimit parauniversitar se sot masat dhe reformat e bëra kanë filluar të japin rezultate. Atmosfera e përgjithshme dhe hapësira në të cilën punojnë të gjithë arsimtarët është ndjeshëm e përmirësuar. Nuk ka më diskutim për paprekshmërinë e figurës së mësuesit nga orekset e politikës, partive, sepse tanimë i gjithë procesi i rekrutimit të mësuesve është proces i konsoliduar dhe dihet fare mirë që ripërtëritje natyrale e trupës së mësuesve kalojnë përmes portalit mësues për Shqipërinë që na ka dhënë provën e vazhdueshme të konkurrencës duke na lehtësuar nga barra e ndjenjës së përgjegjësisë dhe fajit për shkak të padrejtësive të vazhdueshme që ishin kthyer në sistem. Sistemi nuk kishte asnjë logjikë tjetër përveç asaj të klientelës politike, korrupsionit, klientelës së krijuar nga lidhjet farefsinore. Kur mendon që këto kanë marrë fund, mund të ketë raste sporadike, është arsye për të marrë frymë lirisht”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama kritika: Nuk jam i kënaqur me drejtorët e shkollave, propozoj që gratë mësuese që dalin në pension t’i kalojmë në nivel drejtues
SI.E./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.5%
-
Partitë e vogla
20.2%
Vota total: 910
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tuneli i Murrizit hapet nesër, Rama: Dibra bëhet lagjja e gjelbër e Tiranës
13 Mars, 19:08
-
Nga çadra me Bashën kundër Ramës, pedagogia Zamira Sina në listën e mbyllur të PS për Qarkun Vlorë
13 Mars, 19:01
-
Namir Lapardhaja: Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
13 Mars, 18:56
-
Ylli Pata: Dueli i listave, kush është fytyra politike e 11 majit në Parlamentin e ri?
13 Mars, 18:16
-
Të ikurit e PS, ballë lartë e krenarë! Ndreca i kthehet pedagogjisë, Naço avokat! Gjiknuri: Formulë e suksesshme
13 Mars, 15:34
-
Lista e kandidatëve/ Rama ironizon Berishën me tre bufa kënete dhe një fjalim ku i merret goja për aletatët e PD-së, që do i sjellin ‘qindra mijëra vota’ dhe fitore (VIDEO)
13 Mars, 14:30
-
Kandidate në listën e mbyllur të PS në Shkodër, reagon ‘Neomalsorja’: Po guxoj për të përfaqësuar një komunitet të harruar
13 Mars, 13:31
-
‘Komision Xhafaj deri sa të hyjmë në BE’/ Rama i përgjigjet gazetares: Jemi të pangopur me drejtësinë, Partia Socialiste është mjet jo qëllm
13 Mars, 11:19
-
‘Reforma në Drejtësi është gurë themeli për BE-në’/ Kos: Ftoj gazetarët e Europës të vijnë në Shqipëri për t’i treguar vendeve anëtare pse duhet të anëtarësohet në 2027
13 Mars, 11:06
-
Rama: Marta s’u prit me diell, por shiu është bereqet! Shqipëria e meriton BE-në, s’kemi alternativë tjetër
13 Mars, 10:52
-
‘Mjafton liria’/ Braçe mesazh pas daljes së listave: Ka gjithmonë kohë për të bërë gjërat që do
13 Mars, 10:09
-
‘Çfarë patriotësh mund të jeni ju në Vlorë, kur votoni Leskon dhe ‘qirje’ Dulen’/ Rama: Ja çfarë më tha një demokrat i njohur
13 Mars, 09:26