TIRANË - Kanë zgjedhur një mënyrë ndryshe për të protestuar për drejtësinë e munguar për 4 jetët e humbura gjatë protestës së 21 janarit të vitit 2011, por kanë përfunduar në komisariatin e policisë.

Katër të rinj u ndaluan nga policia pasi pikturuar në murin e një hyrje pallati në rrugën "Myslym Shyri" në kryeqytet, tre liderët politikë shqiptarë, Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta. Të "stampuar" bardh e zi, Rama-Meta dhe Berisha mbajnë në duar nga një kallashnikov dhe mbi ta shkruhet "21 janar ka përditë".

Klodi Leka, Stavro Çina, Isa Myzyraj, Albina Ruko ndodhen në ambientet e komisariatit numër 3.

rama meta berisha kallashnikov

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)