TIRANE - Tre muaj para fillimit të fushatës zgjedhore për të zgjedhur kryetarët e 61 bashkive të reja të vendit, kryetarët e dy partive më të madhe në koalicionin qeverisës Edi Rama dhe Ilir Meta, do të takohen këtë javë për të përcaktuar dhe zonat ku do të garojnë me kandidatë të përbashkët.
Pavarësisht heshtjes që mbizotëron brenda mazhorancës, burime nga kampi i majtë, sqarojnë për A1 Report se në parim dy liderët kryesorë ranë dakord për një shpërndarje midis kandidatëve: në 2/3 e 61 bashkive të vendit do të garojnë kandidatët e përzgjedhur nga Partia Socialiste, ndërsa në 1/3 nga Lëvizja Socialiste për Integrim.
Shpërndarja e 61 bashkive midis dy forcave kryesore të koalicionit të majtë natyrisht duhet të ketë në konsideratë mundësitë konkrete të fitores në disa qytete që do të duhet të shërbejnë për të balancuar ato bashki, ku tradicionalisht është më e fortë opozita.
Një negociatë që pritet të përmbyllet brenda rreth 3 javësh.
Për të shuar aludimet ne lidhje me qarkullimin e disa emrave për kandidatë bashkie, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, disa ditë më parë deklaroi se palët ende nuk kanë vendosur për zonat ku do kandidojnë dhe se për këtë çështje do të takohet me kryeministrin Edi Rama gjatë kësaj jave.
Përveç dy aleatëve kryesorë, mësohet se edhe aleatët e vegjël si PBDNJ e Vangjel Dules, do të garojë me kandidatin e përzgjedhur nga radhët e saj dhe që ndoshta do të kandidojë nën singlën e koalicionit në bashkinë e Himarës.
Risia që pritet në këto zgjedhje do të jetë që 50 % e kandidatëve në këshillat bashkiakë flitet se do të jenë gra.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si ju duk protesta e opozitës?
-
Sukses
20.6%
-
Dështim
67.7%
-
Nuk e di
11.8%
Vota total: 1751
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përmbytjet në Vlorë, tenderët dhe kontratat për rrugët e kanalizimet në 'sitën' e KLSH-së! Prokuroria ende asnjë hetim!
8 Tetor, 15:52
-
Protesta e opozitës, Veliaj: Ata që vandalizuan mbrëmë Tiranën nuk janë demokratët e vërtetë! Faleminderit punonjësve që rikthyen normalitetin në kohë rekord
8 Tetor, 15:50
-
Alban Daci: Politika dhe SPAK!
8 Tetor, 15:43
-
Tre futbollistë largohen nga grumbullimi i Anglisë, u dëmtuan me skuadrat e tyre
8 Tetor, 15:39
-
NBA/ Dy breza luajnë krah për krah në basketbollin amerikan, LeBron James në parket me të birin
8 Tetor, 15:33
-
Nga teknikat e origamit tek workshop-et mbi kulinarinë dhe përpunimin e çajit, ja aktivitetet që do të sjellë Java Kulturore Japoneze në Shqipëri
8 Tetor, 15:24
-
Dëmtimet godasin Çekinë, tre lojtarë largohen nga grumbullimi para Shqipërisë
8 Tetor, 15:16
-
'Magjistari' Iniesta u tërhoq nga futbolli, Messi: Je fenomen, një nga më të mirët që kam luajtur! Real Madrid: Legjendë
8 Tetor, 15:11
-
'Asnjë minutë paqe', Berisha paralajmëroi mosbindje civile deri në ngujime e greva, Meta: Do të ketë mbështetjen tonë
8 Tetor, 15:02
-
Nëna lindi foshnjën në makinë pasi u bllokua në trafikun e protestës së PD, drejtoresha e maternitetit Geraldinë: Të dyja në gjendje të mirë shëndetësore
8 Tetor, 15:02
-
Dibër/ 30 banorë nga 3 fshatra me shenja helmimi në spital, mes tyre dhe të mitur! Policia nis hetimet
8 Tetor, 15:00
-
'Modriçi' shqiptar bind Sylvinhon, trajneri e fton për ndeshjet e tetorit! Ndryshime te Kombëtarja
8 Tetor, 14:44