Rama: Metës s'i kërkoj falje
Jo emrave të PD për president

Rama: Metës s'i kërkoj falje<br />Jo emrave të PD për president
TIRANË – Kryetari i PS rikthehet pas 5 vitesh në emisonin “Opinion” të Blendi Fevziut. Edi Rama komentoi mbrëmë takimin e tij “sekret” në Gjirin e Lalzit me kreun e LSI, Ilir Metën pas vitesh shkëputje.

Kohë e gjatë që nuk jeni në studio?
Nëse bëni krahasim me ushtarin, erdha për të ndihmuar çlirimin e Klanit. Besoj që është koha që ne të gjithë të bëjmë sa të mundemi që skena politike dhe jeta të marrë përmasë të re dhe të gjithë të flasin me të gjithë dhe ne përfaqësueit e forcave të politikës të flasim me të gjithë audiencën.

Ishte vendimi juaj?
Është po vendimi im për të ardhur e për të folur për çështje të rëndësishme që besoj se do të bëjë çmos që t'i zgjidhim së bashku.

Në datën 1 maj keni takuar, darkuar e qëndruar për një kohë të gjatë me një nga rivalët më të mëdhenj tuaj, Ilir Metën?
Ne kemi bërë publik me kurajë e ambicie një vizion për rilindjen shqiptare, ne si PS dhe unë besoj që rruga për të shkuar drejt rilindjes kalon përmes ndryshimit të sjelljeve trandicionale kur bëhet fjalë për çështje madhore, ajo e presidentit që kërkon bashkërendimin e forcave mes kundërshtarëve. Nuk ka asgjë të fshehtë. Kam bërë një ftesë publike u jam drejtuar drejtuesve të forcave politike duke u kërkuar të takohemi për të eksploruar mundësitë .e hapjes së dialogit.

Jeni takuar privatisht?
Kam marrë mbrapsh një ftesë nga kryeati i LSI-së që ka shprehur dëshirën që të takoheshim paraprakisht për të biseduar sy më sy. Kam shkuar ta takoj për t'i thënë në sy gjithçka që unë mendoj që është e rëndësishme për ta ndarë me përfaqësuesit politik duke besuar se kësisoj mund të mbillet një farë besimi dhe pas një moskomunikimi të gjatë që është i lidhur me një histori jo të pëlqyeshme e që na ka vendosur ballë për ballë.

LSI si përfaqësues i forcave që sot qeversi, me njërin nga kundërsharët e sotëm. Meta hyn tek miqtë tuaj?
Do të dëshiroja të fokusohemi tek çështja e të biem dakord që ky është një moment për të folur për arsyet e këtyre takimeve, psenë e kësaj hapjeje dhe për nevojën e këtij dialogu mes palëve.

Cili ishte shkaku që ju detyroi të bënit 50 km rrugë?
Shkaku për të diskutuar jo në rrugë protokollare, por sy më sy lidhur me atë shqetësim që unë kisha shprehur në ftesën time publike.

A e amniston takimi Metën nga akuzat?
Nuk jam takuar për të rishkruar të kaluarën. Momentet kur kemi mbajtur qëndrime politike janë pjesë e historisë. Dhe unë vetë nuk ndjej asnjë arsye që të më bëjë të mendoj se duhet të ndihem keq për gjithçka kam thënë qëkur jam në krye të PS. Është e rëndësishme të kuptohet që procesi ku kemi hyrë është për krijimin e kushteve për një shembull pozitiv të munguar në vite.

Takimi çfarë pati konkret?
Shprehja e atij shqetësimi serioz që unë kam por besoj se është shqetësim i ndarë me shumë të tjerë, për të krijuar kushtet që Shqipëria të zgjedhë një president që të përfaqësojë unitetin kombëtar, të jetë mishërim i aspiratës evropiane, bëhet fjalë për një provë e cila do të përcaktojë në mënyrë të qartë fatin e provimit tonë të vjeshtës së ardhshme. Dua të bëj çmos me mishë e me shpirt që Shqipëria të mos mbesë për të tretën herë radhazi por të marrë statusin e BE.

A mendoni se Meta është i korruptuar? Po vendimi i drejtësisë për Metën?
Unë nuk kam parë në asnjë emision në Tv prestigjioz që, intervistat të bëhen me inserte të kësaj natyre. Ky nuk është problemi juaj, por i kësaj shtëpie mediatike, ku njësoj si tek shtëpia tjetër, ardhja ime i përket një platforme për zgjidhje. Dita që të ndajmë betejat politike të palëve, me betejën për aspiratat e një populli të tërë. Sepse në fund të fundit edhe Berisha është ai që është. Do takohem edhe me Berishën.

Pse qenka e jashtëzakonshme që u takokam me Ilir Metën apo Shpëtim Idrizin? Është me shumë rëndësi që të kuptohet se të gjithë këta njerëz përfaqësojnë pjesëza të një populli që nuk është i ndarë kur pyetet për integrimin, kur pyetet e do apo nuk e do një president që të përfaqësojë të gjithë, nuk është i ndarë për sistemin e drejtësisë.
Në kohë të padyshimta, siç thuhet kam qenë i bindur se nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemin, por sistemi korrupton njerëzit, për këtë arsye na duhet të hapim një faqe të re.

Drejtësia ka bërë gabim që nuk e dënoi Ilir Metën, o është o nuk është i pafajshëm. Ju jeni politikan, iu referova një takimi në mesnatë? Ato lloj sinkrone po jua sjell që ju zoti Meta, zoti Nano, zonjë Topalli?
Në konceptimin tim të gjuhës shqipe dhe të përdorimit të saj nuk di të shaj e para e punës. E dyta e punës, jua përsëris unë fola për një situatë në të cilën udhëkryqi përpara të cilit jemi e imponon një përpjekje për bashkërendim, nuk fola për një rrugë rozë tash e mbrapa ku poltika do të pushojë së bëri politikë. E treta, ju vërtet jeni gazetar, por nuk jeni as prokuror as gjykatës, dhe pikërisht pse jeni gazetar ju nuk duhet ose duhet të bëni çdo përpjekje që kur i referoheni detajeve të jeni të saktë, se nuk ka pasur as udhëtim në mesantë as takim të fshehtë. Ka pasur një takim jopublik për të hapur rrugët e komunimimit me ata që kanë një zë dhe kanë disa vota që sipas PS që duhet të vendoset me dakortësi. Dialogu bëhet me kundërshtarët, Sali Berisha nuk është armiku im, janë kundërshtarë me histori të ndryshme dhe është me kundërshtarët dita për të kërkuar dialog, kjo nuk nënkupton rishkrimin e historisë.

I keni kërkuar të falur Metës?
Kjo është nje tjetër pyetje që buron nga cikli sajo, boto, dhe pyet për atë që ke sajuar. Nuk kam asnjë problem për kulturën dhe edukatën time, që e kam marrë prej gjyshes sime katolike, të kërkoj falje. Me kryetarin e LSI s’takohem të rishkruaj të kaluarën por të ardhmen dhe si kundërshtarë. Pasi ka momente historike kur gjërat zgjidhen së bashku.

Do ndryshojë libri Kurban për Metën...
Se di a do ndryshojë libri i Enver Hoxhës.

A ka PS emër konkret për presidentin?
Presidenti duhet të mos jetë figurë nga rradhët e PD.

A do pranoni ju anëtarë të PD?
Ne nuk mund të pranojmë si figurë për një proces të dakordësuar një nga PD, sikundër nuk do imponojmë të pranohet një emër nga PS.

Presidenti Topi ka votuar për ju, apo jo?
Presidenti mund ta ketë hedhur fletën në kutinë e gabuar. Por, ju nuk ekspozoni këtu fletët që mund të ketë votuar për Ramën. Por, kur mbaron maskarada e Ristanit, ku futej krahu deri në brryla në kuti, në atë kuti doli vetëm një fletë, e cila është hedhur për të sulmuar Presidentin e Republikës.

A do t’i jepni Nanos firmar për të qenë kandidat?
Kurrsesi nuk ka asnjë arsye për të bërë atë që po bën kryeministri Berisha, i cili kur ne flasim pa dakordësi, vazhdon t’i zgjidhë situatat sipas mënyrës së tij.

Nëse nuk arrihet konsensusi në raundin e parë?
Ajo ç’ka vlen të nënvizohet në këtë rast është që kur ne ndryshuam Kushtetutën nuk e bëmë me arsyetimin që shumë mosbesues kanë arsyen e tyre ta kenë, qofshin analistë, qytetarët e është një traditë jo fort inkurajuese për të pasur gjykim të drejtë për politikanët për të pasur idenë se do fitonin zgjedhjet e do fitonim presidentin me 71 vota. Ajo ç’ka unë kam pasur parasysh kur kam qenë i gatshëm për ndryshimin e Kushtetutës ka qenë shembulli i vendeve të tjera që kanë të njëjtin sistem të zgjedhjes së presidentit por nuk i referohen 71 që gjashtë muaj përpara siç iu referua kryeministri, por gjejnë një rrugë tjetër. Presidenti duhet të garantojë disa institucione kushtetuese.

Zoti Topi u zgjodh me 84 vota?
Mënyra si u zgjodh presidenti i sotëm ku 84 vota të shkruara në Kushtetutë nuk e penguan zhvillimin e një pazari banal në parlament ishte arsyje që na nxiti ne si opozitë që të kalojmë në një proces që të bazohet tek dakortësia në funksion të interesit të vendit jo tek kalkulimet. Në 1992-1996 patëm President që ishte simbol i unitetit kombëtar.
(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja