Rama miting përmbyllës në Vlorë: Qytetit i duhet një kryebashkiak që rri pa gjumë! Në këto zgjedhje do të kemi fitoren më të madhe në historinë e pluralizmit

Kryesocialisti Edi Rama ka zhvilluar sot takimin përmbyllës elektoral në qytetin e Vlorës. Shefi i selisë rozë zgjodhi të hapë ndryshe fjalimin, jo duke folur për kundërshtarin politik, por duke kritikuar kryebashkiakun aktual Dritan Leli duke e cilësuar bashkinë e Vlorës si më problematiken. Për Ramën, Vlorës i duhet një kryebashkiak që rri pa gjumë, ndërsa premtoi se do ta kthejnë qytetin në kampione të turizmit në Ballkan.

 “Vlorës i duhet një kryetar bashkie që fle i fundit. Vlora është një nga lojtarët kryesorë të Shqipërisë që duam ta bëjmë kampione të Ballkanit në turizëm. Dhe kampionë të turizmit në Ballkan nuk bëhemi dot nëse nuk i lëmë turistët pa fjalë kur vijnë në Vlorë dhe nuk gjejnë një copë letër në tokë. Vlora ka nevojë për një kryetar bashkie i cili matet 7 herë përpara se të firmosi një leje ndërtimi si ajo që kam përballë unë tani. Dhe pasi matet 7 herë, herën e 7 pyet 7 të tjerë dhe pastaj merr vendime që nuk zhbëhen më. Vlora ka nevojë për një kryetar bashkie që të ketë respekt për çdo socialist në radhën më të parë. Vlora ka nevojë për një kryetar bashkie që socialistët t’i dojë pa kushte ndërsa demokratët, qytetarët demokratë, t’i respektojë pa kushte”- tha Rama.

Sipas Ramës, Fitorja e PS në këtë bashki do të jetë më e madhja në historinë e pluralizmit të zgjedhjeve vendore.

 “Nuk është kjo sesa shumë unë e kam mendjen sa pak dhe aspak duhet të votojnë tek ata. E kam mendje të Shqipëria që nuk duhet të ketë një mendje të marrë dhe një faqe të kuqe e një të bardhë. Ne jemi aleatë dhe miq dhe aleatë të Amerikës, por nuk jemi Amerika. Ne jemi miq të Europës, por nuk jemi Europa. Kemi një vend qe po rritet, dhe ka nevojë për aleatët dhe miqtë e mëdhenj”.- tha Rama.

Një koment e bëri edhe për kundërshtarin opozitar në këtë bashki.

“Më budalla se kandidati që ka gjetur Leksua për të konkurruar me Ermalin, në Vlorë me qiri nuk e gjen dot. Dhe për këtë dua t’i them Leskos, respekte që e kuptove që këtu nuk kruhesh dot me Partinë Socialiste.’- u shpreh Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:37
Rama ironi me Leskajn: Respekte për ty, keni gjetur me budallain e Vlorës për të kandiduar përballë Ermalit

 

Kryeministri Edi Rama nga Vlora ka zgjedhur që të ironizojë deputetin Bujar Leskaj dhe kandidatin e koalicionit Berisha Meta, Hysni Sharrën. Kryesocialisti u shpreh se ka respektin e tij pasi ka zgjedhur më budallain që mund të gjente në qytet.

‘Ka gjetur më budallain e Vlorës për ta bërë kandidat të opozitës. Më budalla që ka gjetur Leskua për të kandiduar këtu me Ermalin në Vlorë me Qiri nuk e gjen dot. Për këtë duhet ti them Leskos, respekte, që e kuptove se këtu nuk kruhesh dot me PS-në. Sa më budalla të jesh aq më i vlefshëm je për ta.'- tha Rama.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 07/05/2023 02:05

    /Me budallain e Vlores/??!!-Fjale lapidare nga kryeministri i vendit,ai qe perfaqeson unitetin e kombit dhe Shqiperine ne arenen nderkombetare, per t'u marre shembull e degjuar nga cdo shqiptar,sidomos femijet e sidomos nga ata qe mendojne se posterit famekeq te Kellicit i mungonte dicka-gojecthurrja ne fjale,jo vetem me vepra!

    Përgjigju
  • Arbëri: 06/05/2023 23:12

    Do e fotos një MIT të madh

    Përgjigju
  • gimi: 06/05/2023 22:13

    kryetar i mire sipas piktorit eshte ai kryetar qe ben sic mendon piktori ,qe perdor ngjyrat qe do piktori ,qe nderton sic do piktori etj etj ....

    Përgjigju
  • Mustafai Tanes: 06/05/2023 21:33

    Mir qe na hoqe ate pocaqin qe flinte gjum ne byth qe mblodhi me te paaftet dhe te koruptuarit ne bashki.Te shikojm djalin e lagjes tani.Te jete sa gjysma e te atit Nekiut te pakten se eshte BURR. ish==

    Përgjigju
    • Boti: 07/05/2023 03:30

      Ska mevoje te jete sa gjysma e askujt dhe as e babait..mjafton te jete pak vlonjat dhe te doje Vloren..megjithate keto katapultimet e njerezve nga rehatlleku ne kandidat per kryetar bashkie kane treguar qe nuk kane efektivitet. Te presim e te shohim..se ky ne CV rendit dhe kursin e anglishtes qe ka bere pavaresisht se ka mbaruar per anglisht..po nejse..

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja