Rama: Modernizim, sistemit të ndriçimit të rrugëve
TIRANË, 22 Shtator/.- Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në testimin e vendosjes për herë të parë në vendin tonë të një teknologjie të re për ndriçimin, gjatë inspektimit të rikonstruksionit të rrugës Prush-Gropaj të komunës Vaqarr në Tiranë, investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Pasi u njoh nga afër me avantazhet e […]
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në testimin e vendosjes për herë të parë në vendin tonë të një teknologjie të re për ndriçimin, gjatë inspektimit të rikonstruksionit të rrugës Prush-Gropaj të komunës Vaqarr në Tiranë, investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit.
Pasi u njoh nga afër me avantazhet e sistemit të ri, Kryeministri Rama, duke vlerësuar projektin theksoi se "me futjen në përdorim të një teknologjie të re edhe për Europën, synohet t'i jepet zgjidhje përfundimtare disa problematikave dhe njëherësh, e shndërron Shqipërinë në një model në këtë drejtim".
"E para, kjo është energji e gjelbër e plotë që futet. E dyta, do na zgjidhë problemin e tmerrshëm të vandalizmit dhe të vjedhjes së vazhdueshme të kabllove nëpër rrugë. E treta, kjo na zgjidh problemin e shpenzimeve të pushtetit vendor, që praktikisht i ka të detyrueshme dhe që, nga ana tjetër, është një akumulim i madh borxhesh në raport me kompaninë e shpërndarjes, sepse nuk paguajnë. Nuk paguajnë për pamundësi kryesisht. Sidomos komunat e kanë të pamundur që të paguajnë shpenzimet", nënvizoi Rama.
Kreu i qeverisë u shpreh se "në qoftë se ne futemi me këtë teknologji, bëjmë një zgjidhje të përgjithshme dhe e transformojmë praktikisht Shqipërinë në një model, sepse edhe në Europë tani ka filluar të futet kjo teknologji, ndërsa hyjmë në një fazë komplet të re".
Ndërsa Drejtori i FSHZH-së, Benet Beci tha se "është hera e parë që ne po eksperimentojmë një teknologji të re të ndriçimit rrugor. Është fjala për fotovoltaikët. Kanë independencë disaditore, edhe në kohë me shi. Siguron një autonomi dhe s'ka nevojë për ndriçim dhe për pagesat që duhet të bëjë komunat, që shpeshherë janë të rënda për buxhetin e komunës. Kjo s'ka asnjë pagesë gjatë gjithë periudhës dhe siguron pavarësi të plotë të ndriçimit".
Kryeministri Rama u ndal edhe në fabrikën e prodhimit vendas të shtyllave të ndriçimit fotovoltaik në Vaqarr. Duke bashkëbiseduar me drejtuesit e fabrikës, Rama u shpreh se është shumë e rëndësishme një transformim përsa i përket ndriçimit në rrugët e vendit, të cilat në më të shumtën e rasteve janë të zhytura në errësirë.
Është shumë e rëndësishme për ne, shtoi Rama, që të bëjmë një transformim të madh në pjesën e ndriçimit në rrugë.
"U bë qesharake. Gjithandej errësirë nëpër autostrada, gjithë ato investime", tha kryeministri.
Kryeministri Rama theksoi gjtihashtu se prodhimi vendas përbën përparësi, për shkak të kostos më të ulët dhe mundësisë së mirëmbajtjes së tij.
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
53.9%
-
Jo
38.8%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 356
Lajme të tjera
-
Sondazhi në Report Tv/ Cilat duhet të jenë prioritet e kryebashkiakëve të ardhshëm? Qytetarët: Vende të reja pune dhe përmirësim i shkollave
29 Mars, 23:53
-
Sondazhi i Piepoli, Veliaj ‘nuk e diskuton’ fitoren në Tiranë, gati mazhorancë absolute! Këlliçi s’i kalon 38%! PD vetëm 12%
29 Mars, 23:44
-
Për cilën forcë do votoni më 14 maj? PS mban vendin e parë! PD e Alibeajt në pikiatë! Meta-Berisha të dytët
29 Mars, 23:26
-
Shumica e shqiptarëve bëjnë fajtor Berishën për futjen e opozitës të përçarë në zgjedhje! 13% prej tyre bëjnë përgjegjës Ramën
29 Mars, 23:15
-
33% e shqiptarëve presin lider të ri në opozitë! Berisha fiton ndjeshëm ndaj Alibeajt! Vetëm 1% duan Metën, Basha 4%
29 Mars, 23:15
-
Shqiptarët të pakënaqur nga betejat e opozitës! 26% e të anketuarve nga Piepoli mendojnë se do ishin më të fortë të bashkuar
29 Mars, 23:06
-
Gjermania jep edhe 12 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën
29 Mars, 23:04
-
Kremlini: Lufta hibride me 'perëndimin' do të vazhdojë për një kohë të gjatë
29 Mars, 22:55
-
Cili politikan të jep më shumë besim? Meta dhe Basha vetëm nga 1%, Rama 49% pëlqyeshmëri! Berisha ia kalon Alibeajt
29 Mars, 22:51
-
Noizy shpërndan lajmin e Report Tv për dy faqet 'Lolita' dhe 'JOQ' dhe denoncon: Ja fytyra e shpifësve, normal që jeni negativa
29 Mars, 22:44
-
Sondazhi në Report Tv/ Projekti i Portit të Durrësit, vetëm 13% e shqiptarëve kundër, 56% thonë se është mundësi e madhe
29 Mars, 22:41
-
Keisi zbulon sekretin e saj dhe arsyen e distancimit me Kristin: Isha e dashuruar me Lorencin
29 Mars, 22:35