Rama: Morëm mësimin që të mos vëmë afate gjatë ndërveprimit në BE! Ja çfarë presim nga Presidenca spanjolle në 2023

 

Kryeministri Edi Rama ka thënë se gjatë periudhës së gjatë të çeljes së negociatave morën mësimin e rëndësishëm që të mos vënë afate gjatë ndërveprimit me BE. Sipas Ramës, nuk presin që presidenca spanjolle të bëjë punën e Shqipërisë apo të vërë afate, por të hapë rrugë për sinergji të reja në 2023.

“Në procesin e gjatë drejt çeljes së negociatave, kemi marrë një mësim të rëndësishëm. Asnjëherë mos i vër vetes afate kur je duke ndërvepruar me BE. Për ne është e rëndësishme që negociatat janë çelur dhe mund të shfrytëzojmë këtë kanal transferimi të dijes së shtet ndërtimit sepse procesi i negociatave na bën anëtar me të drejta të plota në BE, por hap pas hapi është për ne, jo BE. Është për të ndërtuar arkitekturën institucionale dhe të rendit ligjor demokratik që i jep mundësi bashkësisë sonë të funksionojë si një bashkësi e një vendi europian.

Nuk presim nga presidenca që të bëjnë punën tonë apo të vënë afate për detyrat tona. Se kur i bëjmë detyrat tona, është aftësia, këmbëngulja dhe efikasiteti ynë. Ne presim nga Presidenca spanjolle që të zgjerojnë bazën e ndërveprimit duke hapur rrugë për sinergji të reja, të stimulojnë paqen dhe bashkëpunimin. Nuk duhet të presim një luftë që të na bashkojë në një tryezë, as një pandemi, as të mbulohemi nga zjarret por të jemi bashkë edhe kur vjen puna për të mbështetur të rinjtë, sinergjinë mes universiteteve, për të mbështetur fermerët e kështu me radhë. Është proces win win dhe jam i bindur se presidenca spanjolle ka një rol që mund ta luajë për ta forcuar këtë sinergji europiane rreth vlerash dhe parimesh”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Kryeministri i Spanjës në Tiranë: BE s’mund të kuptohet pa Ballkanin Perëndimor! Procesit të integrimit t’i japim një perspektivë Mesdhetare! Rama: Kemi pritshmëri të larta nga ju


M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën