RAMA: PËRSHËNDETJE KRYEQYTETIT TË SOCIALISTËVE
"Përshëndetje kryeqyteti i socialistëve, i njerëzve të punës, të qytetarisë", ka nisur fjalën e tij lideri i PS, Edi Rama. Ai ka falenderuar Fierin “për këtë miting si kurrë më parë, që ne do ua shpërblejmë duke iu qëndruar pranë”. "Me Gramozin, Erionin, Eglantinën, Majlindën, Arbenin, Ervinin, Pirron e me radhë të gjithë ne do votojmë neë do votojmë kalimin nga taksa e sheshtë tek taksimi i ndershëm brenda 100 ditëve të para e do të çlirojmë 95% të shqiptarëve dhe prej kësaj do përfitojnë një rrogë në vit policët, infermeret etj", premtoi Rama.
RAMA: NUMRI 29 JU ÇLIRON NGA BARRAT DHE ZVARRITJET
"Numri 29 çliron biznesin e vogël nga taksa, çliron fermerët nga taksa e akcizës së naftës, mbi imputet, mbi makineritë. Dhe brenda mandatit të parë fitoni të drejtën e pasurisë së patundshme mbi tokën tuaj në fshat", ka vijuar ai më tej.
Rama u kujtoi shqiptarëve se 'numri 29 çliron nga barra e tmerrshme dhe zvarritja e pafundme gjithë ata që prej 20 vitesh e pritën më kot legalizimin e shtëpisë së tyre të ndërtuar e gjak nga Saliu, që u plak dhe i plaku të gjithë duke i pritur, por që ne me këta deputetë do ta bëjmë brenda mandatit të parë për të gjitha shtëpitë brenda mandatit të parë në të gjitha zonat informale të Shqipërisë.
"Numri 29 i çliron gjithë ata që shkojnë kokëulur në ushqimore për të marrë bukë, vaj apo qumësht. Ne me votën tuaj dhe këta deputetë do heqim taksën 20% mbi ushqimet', tha Rama.
RAMA: LUMIN DO TA KTHEJMË NË BEKIM
"Kush ka lumë ka bekim, vetëm në Shqipërinë e Saliut është mallkim, se sa herë fryhen marrin përpara njerëzit. Lumin do ta kthejmë në bekimin e këtij qyteti dhe nuk do përmbyteni më kurrë", premtoi Rama. Ai shtoi se "nuk do gjejmë paqe derisa uji të shkojë në çdo shtëpi dhe asnjë kg prodhim nuk do kalbet apo mbetet pa shitur".
RAMA: MOS VINI GJUMË NË SY, TË ZGJOJMË EDHE VOTUESIN E FUNDIT PËR RILINDJEN
"Edhe 4 ditë për të vulosur një histori rrënimi, për të hapur kapitullin e një Rilindjeje për të gjithë bashkë. Mos vini gjumë në sy për të zgjuar edhe votuesin e fundit dhe për të marrë deri votën e fundit për Rilindjen". Rama ka theksuar se "në këtë qark nuk ka nevojë fare të flasësh për Saliun se ju Saliut ia keni prerë pensionin me kohë. Më mirë mos flasim për të, për të shkuarën, që do të iki bashkë me të në 23 qershor".
BRAÇE: TË SHPORRIM BANDËN E BERISHËS
“Të hënën një ditë e re për secilin prej nesh, për çdo shqiptar, për çdo familje në Fier, në Mallakstër, në Lushnjë”, ka thënë kandidati për deputet i PS në qarkun e Fierit, Erion Braçe. “Mos harroni të merrni me vete njerëz për të votuar, për të shporrur bandën e hajdutëve të Sali Berishës”, ka shtuar Braçe.
RUÇI: T'I JAPIM PËRGJIGJE SUNDIMTARIT 20-VJEÇAR
"Fieri përherë i mrekullueshëm. Sot ka kapërcyer çdo parashikim. Edhe 4 ditët për t’i dhënë përgjigje atij që na sillet si model, sundimtari 20-vjeçar politik, do marrë përgjigje si fajtor i mjerimit, papunësisë, si më i korruptuari sundimtar politik, më i inkriminuari poltik. Sa më shumë në votime! Sa më shumë në votime!”, ka bërë thirrje kandidati i PS në qarkun e Fierit, Gramoz Ruçi.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)